Miku i madh Bill Klinton dhe mesazhet e tij nga Tirana

0
336
Bill Clinton
Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Figurat dhe personalitetet e mëdha lenë gjurmë në histori. I tillë është edhe ish presidenti i SHBA-së Bill Klinton. Unë e kujtoj me shumë respekt ishpresidentin Klinton gjatë mandateve që Ai drejtojë Amerikën. E admiroj për vendimin e madh që mori për ndërhyrjen në Kosovë. Bill Klintoni si president i SHBA-së luajti një rol të madh në vendimin e OKB-së për bombardimin e NATO-s kundër Serbisë. Pa iniciativën dhe rolin e Klintonit, NATO nuk do ta kishte bombarduar për 78 dit rresht Serbinë. Eshtë presidenti Bill Klinton që ka meritën e madhe të nisjes së bombardimeve kundër Serbisë, objekteve e makinerisë së luftës së saj.

Unë e kam ndjekur me shumë interes ndërhyrjen e NATO-s për mbrojtjen e popullsisë së Kosovës. Pa këtë ndërhyrje fati i Kosovës ishte në pikëpytje të madhe. Pa këtë ndërhyrje dhe luftën e UÇK-së, unë besoj se Kosova do ishte ende nën Serbi. Pra presidenti Klinton është shpëtimtari i shqiptarëve të Kosovës. Kosova i është përherë mirënjohës ishpresidentit Klinton dhe Amerikës për aktin madhor të çlirimit të Kosovës, lirisë dhe pavarësinë së saj. Ajo e nderon dhe e respekton maksimalisht mikun e madh të saj, Bill Klinton. Pas fitores së luftës presidenti Klinton ka vizituar disa herë Kosovën.

Është pritur si hero dhe nderuar si burrë i madh shteti. Në respekt të tij, dhe ish sekretares së shtetit Magdalenë Ollbraid, në qendër të Prishtinës u vendosën shtatoret e tyre. Në fjalimin e atëhershëm presidenti Klinton entuziazmoi popullin e Kosovës, intelektualët, rininë universitare dhe gjithë shqiptarët. Ai dha mesazhe për ndërtimin e paqes dhe demokracisë. Në fjalimin e tij në Prishtinë, Ai, ndër të tjera tha: “… ne fituam luftën, ju duhet të fitoni paqen…” Ky është një fjalim brilant që përçonte mesazhe të mëdha…

Ai përcolli mesazhe të shumta për popullin dhe gjithë drejtuesit e shtetit të Kosovës dhe të institucioneve të tij. Kohët kalonin dhe politikanët e Kosovës, tanimë në drejtimin e shtetit në periudhën e pasluftës nuk e kuptuan siç duhet porosinë e presidentit Klinton. Shumica e liderëve politik gjatë paqës, bënë një luftë të shfrenuar për pushtet dhe privilegjet e tyre. Pak apo aspak u morën me shtetin dhe ranë në vorbullën e pushtetit.

Në Kosovë nga drejtimi abuziv i shumicës së këtyre politikanëve, filloj të rritej korrupsioi, krimi i organizuar, droga, prostitucioni, etj. Politikanët e Kosovës nënshkruan marrëveshje shumë të dëmshme që favorizonin Serbinë. Kjo është për turpin e tyre. Natyrisht nuk janë të gjithë, ata kanë emra dhe mbiemra të cilët janë përmendur në shkrimet e mëparme. Për faj të këtyre “politikanëve” Kosova ka shkuar në regres të madh. Ata kujtuan se shteti i Kosovës përbëhej vetëm “feudet” dhe “gardhimet” e tyre dhe kufiri vinte deri tek prona e tyre. Ato kujtuan se shtetndërtimi kishte marrë fund dhe Serbia do ecte sipas mendjes së tyre. Jo, “gardhistë”, ju u gabuat rëndë duke e nënvlerësuar shumë Serbinë. Aq më keq disa prej jush, bashkëpunuat me të… Ju harruat se Serbia është shtet i mirëorganizuar dhe punon me projekte afatgjata mbi 100-200 e më shumë vjeçare kundër të Kosovës dhe shqiptarëve. Kjo është e vërtetuar në histori…

Historinë duhet ta lexojnë ashtu siç është dhe jo ta interpretojmë sipas interesit të secilit… E si mund të bëhet mik, armiku më i madh i Kosovës dhe shqiptarëve, Aleksandër Vuçiçi? Kurrë! Vjosa Osmani si presidente, dhe Albin Kurti si kryeministër i Kosovës i kanë dhënë një qasje tjetër dialogut me Serbinë dhe vendosjes së autoritetit të shtetit në veri. Kjo është tepër e vështirë por ndoshta dhe e mundur. Por si do që të shkojë puna veprimi i tyre është i drejtë.

Në këtë moment tepër delikat për ekzistencën e shtetit të Kosovës, vjen në Tiranë ish presidenti i SHBA-së Bill Klinton, një mik i madh i Kosovës dhe i gjithë shqiptarëve. Në vitet ’20 të shekullit të kaluar ishpresidenti Udro Willson e shpëtoi Shqipërinë nga coptimi, duke thënë: “Një votë kam dhe atë do ta përdor për Shqipërinë”. Dhe Shqipëria i shpëtoj coptimit, falë tij. Shpresojnë që ishpresidenti Klinton të japë mesazhe të qarta për politikën e Kosovës kur kjo është në rrezik nga ndërhyrja e Serbisë.

Politikanët e Serbisë dhe “shqipfolësit”, e vënë në shërbim të saj janë hedhur në sulm, kundër shpërbërjes së shtetit të Kosovës. Këto të fundit si “analista” apo “këshilltar” me qëndrimet e tyre bëjnë punën e Serbisë. Për situatën e krijuar në veri dhe për gjithçka ato fajësojnë kryeministrin Kurti! Kjo është e turpshme! Pa i’u dridhur qerpiku ata “hidhen dhe përdridhen” dhe sulmojnë Kurtin si kryeministër. Kur e shohin se janë të zbuluar në qëndrimet e tyre, ulin “tentakulat” dhe mëpas hidhen sërish në sulm! Opinioni shoqëror duhet ti dënojë këta, ndërsa institucionet të marrin masa ndaj tyre. Në këto rrethana jo të favorshme për Kosovën vjen në Tiranë ishpresidenti Klinton.

Nga Tirana, ai, do të pëcjellë:
1-Mesazhe paqeje dhe bashkimi për pozitën dhe opozitën e Kosovës dhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
2-Tu bëjë thirrje pushtetarëve të Kosovës të marrin hapa e duhura për ngjarjet në veri, dhe në kordinim të plotë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.
3-Do të kërkojë të rritet bashkëpunimi midis qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, të harmonizohen qëndrimet lidhur me dialogun.
4-Do të kërkojë më shumë përgjegjshmëri nga kryeministri Kurti për ç’tensionimin e situatës në veri, dhe forcimin e shtetit dhe institucioneve të tij.
5-Do të bëjë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të mbështesin fuqishëm Proçesin e Berlinit dhe të vazhdojnë reformat për antarësim e tyre në BE.
6-Do të japë mesazhe paqeje dhe do jetë i prerë kundër luftës.

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 02.07.2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.