24.5 C
Tirana
E premte, 21 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Orientimet e partive politike janë një mashtrim unik i identitetit, shtrembërim vlerash...

Orientimet e partive politike janë një mashtrim unik i identitetit, shtrembërim vlerash për të cilat fitojnë votat e votuesve !

0
Skënder Mulliqi

Koment

Kjo edhe lënë anash gjithë ato deklarime të tyre për “të majtë” dhe “të djathtë”, apo “të qendrës”. Mendojë së praktikishtë më shumë përdorët “qendra” si strehë për ekstremet politike të padëshirueshme publikisht, dhe largim nga identiteti i qartë politikë, i cili edhe është bërë barrë gjatë ushtrimit të pushtetit. Në përgjithësi sjelljet apo veprimet e tyre në praktikë na dërgojnë një mesazh se ndarjët e vjetra ideologjike përdorën vetëm për të mashtruar votuesit….

Skënder MULLIQI

Në shoqëritë bashkëkohore, ndarja në pozicione politike “të majta’ dhe “të djathta është vjetëruar, dhe programatikisht gjithnjë e më pa kuptimë. Po shohim këtë edhe në shoqërinë tonë. Partitë tona politike kanë mbetur të profilizuara më shumë në letër, e as vetë nuk e dinë së cilit tabor politiki takojnë. Programi i tyre politik ka humbur peshën e saj në kohë dhe hapësirë. LDK-ja sa ishte Rugova ishte taman parti djathtiste, e tash kemi një mish mash të këtij subjekti politik. PDK-ja që në fakt i takon krahut majtist, thotë së është parti e djathtë! AAK sipas deklarimve të saj është parti e qendrës.

LVV është deklaruar së ky subject politikë i takon – qendrës së majtë. Për partitë tjera më të vogla nuk kemi qka flasim në këtë drejtim. Në fakt vjetrimi i ndarjës në të “majta” dhe në të “djathta” e bën “qendrën” të kushtëzuar prej tyre po aq të pakuptimtë. Pakuptimësia e ndarjës së vjetëruar në Kosovë përshkruhet edhe për faktin së pothuajse të gjitha subjektet parlamenatre duken apo veprojnë si një lloj” qendre”. Deklarimet e tyre bëhën gjatë fushatave elektorale, e në fakt synimi I tyre mbetet i njejtë nga karaketeri – ardhja në pushtet jo në bazë të programeve dhe orjetimeve të tyre politike, por në baza profitereske, së pushteti është kuptuar si vend për tu pasuruar.Kjo edhe lënë anash gjithë ato deklarime të tyre për “të majtë” dhe “të djathtë”, apo “të qendrës”.

Mendojë së praktikishtë më shumë përdorët “qendra” si strehë për ekstremet politike të padëshirueshme publikisht, dhe largim nga identiteti i qartë politikë, i cili edhe është bërë barrë gjatë ushtrimit të pushtetit. Në përgjithësi sjelljet apo veprimet e tyre në praktikë na dërgojnë një mesazh se ndarjët e vjetra ideologjike përdorën vetëm për të mashtruar votuesit. Orientimet e tyre politike janë një mashtrim unik i identitetit, shtrembërim vlerash për të cilat fitojnë votat e votuesve ! Të partitë tona politike po manifestohet një kombinim i çuditshem në mes komunizmit, autokracisë dhe hajdutërisë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.