Përvjetrori i Masakrës të Srebrenicës dhe sanksionet e Amerikës ndaj Vulin

0
335
Bosnia CV

Skënder MULLIQI

Para tre ditësh janë shënuar 28 vite nga gjenocidi serb në Srebrenicë. Është kjo masakra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Inspiratorët dhe organizatorët ishin Millosheviq, Sheshel, Mirjana Markoviq etj. Presidenti serb Vuqiq dhe shefi i BIA-së Vulin ishin ndihmaqarët e tyre. Këta shovenist serbomëdhenjë u shquan për brutalitetete, më qëndrime anticivilizuese të cilët edhe janë përgjegjesit për gjenocid më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë.

TPI-ja në Hagë dënojë për krime lufte në mënyrë idividuale, jo të gjithë të cilët kryen krime njerëzore makabre në Bosnje dhe në Kosovë. Serbia project e kishte formimin e Serbisë të Madhe, nga i cili synim shovenist nuk kan hequr dorë as sot. Edhe masakra e Srebernicës dhe të gjitha masakrat të tjera në Bosnje dhe në Kosovë, ishin pjesë e këtij projekti. Shteti serb në kontinuitet e ka mbajtur këtë qëndrim. Për turpin më të madh të këtij shteti dhe për këtë fillim shekull në krye të Serbisë gjendet një kriminel lufte siq është, Aleksander Vuqiç. Kurrë nuk e pranojë masakrën e Srebrenicës.

Madje, Serbia dhe Vuqiqi ndihen krenar për një veprim të tillë kriminal mbi civilet e komunitetit mysliman në Bosnje.Edhe sot e kësaj dite Beogradi dhe Serbia janë mbushur më murale të krimineleve të luftës, të Ratko Mlladiqit dhe të Radovan Karagjiqit. Në Bosnje gjinden më së 400 lokacione ku janë vrarë dhe masakruar burra, gra dhe fëmijë boshnjak nga ushtria dhe paramilitarët serb. Këta dy kriminelë dhe të dënuar të tjerë për krimet të luftës nga Gjykata e Hagës, lartësohen sot në Serbi si hero.

Dhe, shtrohet pyetja logjike, më çka kanë të merren tjetër Vuqiq, Daciq, Vulin të cilët drejtëpërdrejtë kanë qenë të involvuar në krime lufte? Këta janë sot fytyrat më negative të politikës jo vëtem në Serbi, rajon dhe Evropë. Është shumë e çuditshme së si Evropa dhe Amerika kan pranuar të bisedojnë më përfaqësuesit e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar? Këta janë edhe kontrabanduesit kryesor më droga dhe armë në rajon. Po ashtu janë të zhytur në korrupcion. Aleksander Vulinit, Ministria e Financave të Amerikës i ka vu sanksione. Vulin konsiderohet si përgjegjësi kryesor i aferave korruptive për destabilizim të rajonit. Ai po ashtu ngarkohet më akuza së hapatazi ka përkarhur politikat destabiluzuese serbo-ruse ne rajon, si shef i BIA-së.

Vulin akuzohet edhe për shumë çka tjetër, dhe si organizator transnacional i krimit të organizuar, që lidhet më narkotik. Më këtë masë ndaj Vulinit, si zyrtar i lartë te pushtetit, i është dhënë shuplakë e fortë regjimit kriminal të Aleksander Vuqiqit. Me gjasë ky është vëtem fillimi vuarjës të sanksioneve nga DASH. Ky pushtet kriminal i Vuqiqit i cili më Putinin po nxisin luftë në rajon, duhet të izolohen më në fund, nga BE-ja dhe Amerika, sa ende ka kohë. Asnjë marrveshje paqeje më Kosovën nuk do të arrihet më njerëzite e tillë në pushtet, çfarë i ka aktualisht Serbia.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.