Gjama e Gjakut

1
357
Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren, projekt

Projekti i muranës së Gjergj Kastriotit, Prizren

Nue Oroshi

Prej hijës së dritës së diellit deri sa dëgjohet një gjamë e gjakut e cila përcillet përtej shpellës së tingëllimes më një mesazh në formë të namës së burrit e cila gjëmë kryhet pa lot vaji por me lotë gjaku. Lotët e gjakut që përcjellë burri gjatë gjëmës së gjakut që kanë dallim nga lotët që bëjnë nënat tona shqiptare duke derdhurë lot vaji që është përcjellur prej një gjenerate tek gjenerata tjetër.

Gjëma e gjakut apo lotët e gjakut që i kanë bërë burrat shqiptar kanë treguar për cilësitë që ka pasur i vdekuri e në veçanti kjo gjëmë e gjakut ka qenë më e madhe kur atdhetarët shqiptar gjithë jetën ja kanë kushtuar çështjes kombëtare dhe asnjëherë nuk janë lakuar nuk janë shitur e as nuk janë blerë por gjithmonë kanë qëndruar të fortë dhe bujarë.

Kur ka qenë në pyetje mbrojtja e çështjes kombëtare ata gjithmonë kanë qenë të parët. E tash që ka humbur gjëma e gjakut dhe tash kur edhe burrëria qanë e loton si fëmija është përzier edhe akti i trimërisë. Shpeshherë aktin e trimërisë sot e përdorin ata që në të vërtetë paraqitën të fortë si viganë por këtë fortësi e kanë vetëm në fjalë dhe jo në vepër. Fortësinë e realizojnë duke sulmuar e vrarë vëllaun e jo duke luftuar me shkaun. Gjëma e gjakut është e njohur edhe në mesjetën shqiptare.

Kur kaloi në amshim heroi më i madh shqiptar i të gjitha kohrave Gjergj Gjon Kastrioti burrat shqiptar duke derdhur lotë gjaku ata shkulnin gjoksat e tyre e më së shumti gjëmë të gjakut ka derdhur Lekë Dukagjini i cili ishte mërzitur tejmase për kalimin në amshim te Gjergj Kastriotit. Edhe pse Kastriotët me Dukagjinët ndonjëherë patën edhe përplasje Gjergji dhe Leka u bashkuan si dy krerë të shqiponjës dykrenare në luftë kundër osmanlive. Por edhe Gjergji u tregua burrë mbi burra.

Gjergj Kastrioti - LezhëGjergj Kastrioti – Lezhë

Ai parinë e Shqipërisë nuk e la në dorë të djalit të vogël të tij Gjon Kastriotit te ri por ja kaloj kurorën shtetërore Lekë Dukagjinit, i cili për 11 vjet me radhë e mbajti me nderë e njerëzi deri në vitin 1479 luftën kunder otomanëve. Përveç gjëmës së gjakut për të vdekurit kemi edhe gjëmë gjaku për të vdekurit e gjallë. E gjëmë gjaku për te vdekurit e gjallë derdhi edhe Patër Anton Harapi i cili në gjygj kur e dënuan komunistët pansllavistë ju drejtua më këto fjalë:

Unë nuk kërkoj meshirë prej jush.Atë që e kam bërë e pranoj komplet. Edhe sot nëse do të jem i lirë do ta organizoj popullin kundër jush. Unë nuk kërkoj mëshirë nga ju.E di vendimin e këtij gjygji komunist. Por ajo që po me dhimbet dhe ma brenë shpirtin është se në duar të kujt po mbetët Shqipëria. Kjo nuk është Shqipëria që kam punu unë me shokët e mij. Për këtë po derdhi lot gjaku e përfundon gjëmën e gjakut pa ju trembur syri heroi i kombit shqiptar Patër Anton Harapi.

Gjëmë me lotë gjaku po derdhin edhe sot e kësaj dite atdhetarët shqiptar për tjetërsimin e një pjese të madhe të politikës shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë të cilët në vend që të marrin të mbarën dhe të ecin përpara ata janë kthyer mrapa në aspektin kombëtar.

Si mos të derdhin lotë gjaku nacionalistët dhe atdhetarët shqiptar kur nuk lejohet në Lezhën e Gjergj Kastriotit tash e katër vjet Monumenti i gatshëm i Gjergj Kastriotit të vendosët në vendin e vet në Lezhën e Gjergj Kastritotit ku edhe e ka vendvarrimin. Turqit i hoqën eshtrat nga varri Gjergj Kastriotit kurse politika proturke dhe proserbe e Edi Ramës nuk e lejon vendosjën e Monumentit të Gjergj Kastriotit në Lezhë. Ku jeni lezhjanë, mirditor, shkodran, matjan, lumjan, dibran e malsorë,e pse nuk mlidheni ju Toskë e Gegë, pse nuk ngriheni që ta vendosni këtë monument në Lezhë dhe të thoni njëherë e përgjithmonë stop ndikimit neotoman në Shqiperi.

Rasti i dytë është në Prizren. Murana e Gjergj Kastriotit ende refuzohët të vendoset nga tri partitë politike në Kosovë. E ato janë LVV në nivelin qendror dhe PDK me Nismën në nivelin lokal. Te tria këto parti kur është fjala për Gjergj Kastriotin janë të një fjalë.Ata thonë: “Rrnoftë baba sulltani e poshtë Gjergj Kastrioti!”

A kështu do ta qoni shqiptarinë përpara ti Albin Kurti, ti Memli Krasniqi dhe ti Fatmir Limaj duke e rëfuzuar Kastriotizmin në trojet shqiptare e duke rikthyer neotomanizmin e pansllavizmin. Edhe kjo është për tu gjëmuar me gjëmën e lotëve të gjakut. Kur do të mësohen shqiptarët që në aspektin kombëtar mos të lëshojnë pe. Gjëma e gjakut shpejt do ti nxë edhe politikanët që po ecin në vijën antikombtare duke menduar që do të përfitojnë poena politikë.

Edhe pse ata do ta pësojnë shum keq kush më shumë e kush më pak por e keqja është se dëmi veqse është shkaktuar, dhe duhet kohë e gjatë që gjerat të vëndosen në drejtimin e duhur. E derisa gjërat të vendosën në drejtimin e duhur dy monumente te Gjergj Kastriotit: Murana e Gjergj Kastriotit në Prizren dhe Monumenti i Gjergj Kastriotit në Lezhë kanë mbetur pezull.

1 KOMENT

  1. Me ju lumte Nue Oroshi, sa Arben Cokaj, per kete shkrim. mes ATDHETAR; *GJAME e GJAKUT*-.MONUMENT -shkruar per HEROIN TONE KOMBETAR Gjergj Kastrioti Skenderbe. Me ju lumte sa e permbyllni me thenien MONUMENT: * Deri sa gjerat te vendosen ne drejtimin e duhur; THEKSONI:

    *DY MONUMENTETE te Gjergj Kastriotit: Murana e Gjergj Kastriotit ne Prizren dhe; MONUMENTI i Gjergj Kastriotit ne Lezhe, kane mbetur pezull… e duhet kohe e gjate qe te vihen ne vendin e duhur*… Ju lumte flisni si ATDHETARE te VERTETE… e…

    – Ju mbeshtes une 87 vjecari Guri Naimit D. Biri i *Dangellise Naimjane*me KREATYRE*Vellezerit Frasheri* e *Kapedanet e Zavalanit sa mbare Dangellise* me, mbi 100 Pasardhe Veterane*-aktualisht ne Toronto te Kanadase… per *NENEN tone*-SHQIPERI.

    Toronto, 18 Korrik 2023.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.