BLIC E ZYRIHUT VAZHDON AVAZIN E VJETËR

0
164
Xhaka-Shaqiri

Gazeta Blic një e përditshme bulevardeske e Zyrihut, kur janë në pyetje futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë në reprezentacionin e Zvicrës, përherë kërkon gjetjen e “qimes në vezë”

Kjo gazetë edhe në ndeshjen e zhvilluar pardje në stadiumin “Fadil Vokrri”të Prishtinës, në mes Kosovës dhe Zvicrës, që përfundoi me rezultat të barabartë 2:2, e vlefshme për kualifikime në Kampionatin “Euro 2024 “ që do të mbahet në Gjermani, pa kurrfarë shkasi shigjetoi sulmuesin dhe futbollistin më të mirë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas mendimit tonë kjo gazetë me politikë redaktuese të njëanshme dhe koniunkturale po e tregon haptas urrejtjen e saj ndaj lojtarëve shqiptarë që prej vitesh janë shtylla kryesore të skuadrës së Zvicrës.

Kësaj radhe stafin e“Blic” e paska zemëruar momenti kur Xherdan Shaqiri, me të larguar nga loja përshëndetet nga mijëra bashkombës të tij me duartrokitje. Ai në shenjë mirënjohje këtë gjest të tyre e miraton me dorën në zemër.

Ky akt krejt i natyrshëm u përshëndet edhe nga tifozët zviceranë që në Prishtinë, kishin shkuar së bashku me shumë shokë e shoqe shqiptarë për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje të cilësuar si takim në mes miqsh.

Blic edhe në korrik të vitit 2018, kur Zvicra e pati gjunjëzuar Serbinë 2 me 1 me golat e Xhakës dhe Shaqirit,në kuadër të botërorit “Rusi 2018” pati vjellë helm e vrer ndaj futbollistëve Shaqiri e Xhaka.

Ata “mëkatuan dhe shkelën bibël e kuran“ vetëm pse gëzimin e tyre pas shënimit të golave e shfaqen me simbolin e shqiponjës dykrerëshe.

Blic-un nuk e patën penguar thirrjet fashiste ndaj futbollistëve shqiptarë të huliganëve serbë të cilët si në kor korbash kërkonin vrasjen e shqiptarëve, e as kokarda në kokat e tyre relikt i kriminelit famëkeq Drazha Mihajloviq.

Nëse vazhdohet me politikë të tillë redaktuese Blic, jo ç’ do ta humb besueshmërinë e lexuesve,por s’do të përdoret as edhe si letër higjienike për pastrim të prapanicës.

Spekulimet dhe sajimet e pakripë të kësaj gazete janë të kota, sepse yjet Xhaka e Shaqiri,në historinë e futbollit zviceranë do të konsiderohen thesar i patjetërsueshëm.

Ata përherë do të adhurohen dhe çmohen nga të gjitha shtresat e qytetarëve të e Zvicrës.

Pa pikëdyshimi ata dhe bashkëlojtarët e tyre si: Milaim Rama, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Medmedi, Frederik Veseli, Albian Ajeti, Shani Tarashaj, Florent Hadergjonaj etj, janë ambasadorët e parë dhe më të mirë të Republikës së Kosovës në Zvicër.

ARIF EJUPI

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.