L A U R A T I
Liri, çfarë duhet të bëjmë kur
mungon sovraniteti i atdheut,
kur atdheu është i tëri n´pranga
përgjigja është e thjeshtë, luftë!
Për ta fituar fitoren që mungon
për ta rifituar atë që na e morën
sërish po e përsëris, duhet luftë!
Pra, të mos dehemi me fjalë kot
por na duhen strategë të zgjuar
dhe prijës që e duan atdheun
dhe atdhetar si Adem Jashari.
Liri, ka për të ardhur dita jote
çasti yt i zemërimit dhe guximit
që varfëri as mjerim më të mos
ketë! Ka për të ardhur dita jote
kënga me ëndërr të rend këtej.
Mjaftë kemi qenë të varfër e në
mjerim! Liri, je në ditët tuaja që
liria të mos vuaj më në greminë
kjo ditë është UÇK ë e Kosovës
kjo ditë është Fitore e Atdheut!…
Atdhe Geci – Prishtinë