2.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Shteti i Kosovës u themelue në luftën e drejtë, legjitime dhe çlirimtare të Atdheut

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skender MULLIQI

Kushdo që pretendon të kundërtën është duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën! Me luftën e fundit çlirimtare ju dha fund pushtimit shumëvjeqar të kohës së jugosllavizmit, titizmit, rankoviqizmit, millosheviqizmit dhe Partisë komuniste.Kosova sulmua nga e ”JNA-së” dhe armë me pesë cepa, dhe paramilitarët të çetnikizmit serbë të mëdhenj. Shkatërruan qytete dhe fshatra të shqiptarëve dhe vranë dhe masakruan, gratë, fëmijët dhe të moshuarit dhe larguan nga Kosova 1 milion shqiptarw. Populli shqiptarë më ushtrinë e lavdishme të UÇK-së mbrojtën dhe dhanë jetën më dëshirë për shtëpinë dhe Atdheun e tyre.

Ne ish-Jugosllavi nga UDB-ja u vranë në Kosovë dhe në mërgim mijera atdhetarë.U burgosen më procese te montuara politike, u rrahen dhe u përsekutuan në kazamatët serbe njerëz të gjithë atdhetarw tw devotshem që ishin.Kjo logjikë e përësekutimit të shqiptarëve në tokën e tyre nuk pushojë asnjëherë nga shovenistet serb. I mbushën burgjet dhe kampet e përqendrimit më shqiptarë si Goli otok e gjithandej në Serbi. Komunistet serb likuduan një numer të madh intelektualesh dhe njerëz të tjerë. Le të jemi krenarë ne shqiptarët në Kosovën tonë, për të cilën dhanë jetën mbi 15 mijë njerëz, emrat e të cilëve janë gdhendur më shkronja të arta në historinë më të re.

Kosova po hapëron e lirë dhe e pavarur defakto që 25 vite e dejure që nga viti 2008 kur u shpallë në Kuvend shtet sovran dhe e pavarur. Jemi krenarë për vendin tonë dhe identitetin tonë shqiptarë. Jemi krenarë për gjuhen dhe kulturën e lashtë. Të fokusohemi në zhvillimin e politikave që përmirësojnë jetën e qytetarëve, politikanët gjithnjë e më shumë të mbeshtëten në strategji , që dërgon vendin nga prosperiteti dhe mirëqenja e përgjithshme.Kemi ende sfida të mëdha para vetit më të cilët përballët shoqëria jonë.

Sfida më e madhe edhe në vitin vijues do të jetë dialogu më Serbinë e shovinistit Aleksander Vuçiq. Ne Ballkan si tetë vjet më parë, kur Donald Trump u zgjodh për herë të parë president i SHBA-ve, në Kosovë dhe rajon nga të gjitha palet perceptohet si ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme. Njoftimet tashmë tregojnë se ajo do të ngrinte konfliktin e Ukrainës me Rusinë, dhe e njëjta gjë ndoshta vlen edhe për konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve në Lindjen e Mesme, si dhe marrdhënjet për normalizim Kosovë – Serbi.

Administrata e Trumpit sigurisht së nuk do të pranon konflikt të ngrirë në Bosnje, dhe sigurisht së bashku më BE-në do të avansojnë procesin e dialogut të stagnuar Kosovë-Serbi që shumë vite. Pa marrë parasysh rrjedhën e ngjarjeve politike më Serbinë dhe bisedimet të cilat mendohet të vazhdohen, shqiptarët nuk do të lejojnë një agresion të ri serb kunder Kosovës. Nuk do të lejojnë më kurrë shkatërrime masive, vrasje dhe masakrim nga hordhit serboqetnike.Shqiptarët nuk sulmuan askend, ata mbrojtën vatrat e tyre shekullore.

Shqiptarët nuk do ti harrojnë kurrë agresionin serbomadh të cilin po dëshiron të përseritë edhe çetniku kriminel lufte, Aleksander Vuçiq. Sipas ideologjisë së Serbisë së Madhe, serbët më imagjinatë të prishur mendojnë se janë i vetmi komb që kanë të drejtën e një shteti, të një shteti të pastër etnikisht, duke mohuar të drejtën e kombëve të tjerë e sidomos kombit shqiptarë për vetëvendosje, për identitetin e tyre dhe për të ekzistuar si një popull! Shqiptarët nuk do të lejojnë më kurrë që të pushtohen nga serbet, pa marrë parasysh ndryshimeve te mundshme dhe interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike në botë.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit