Mes lotësh dhe kërcënimesh! Nismëtarja e bibliotekës së parë shqip në Manastir: Sonte nuk fle dot, jeta ime në rrezik

1
342
Ermira Selimi

TEMA, 20 nëntor 2023

Studentja shqiptare, Emira Selimi, e cila mori nismën për të hapur bibliotekën e parë shqipe në Manastir, në Maqedoninë e Veriut, vendlindjen e alfabetit shqip, ka qenë pasditen e sotme përmes një lidhjeje skype në emisionin “Ftesë në 5”.

Mes lotësh dhe emocionesh të forta, Emira tregoi se si jeta e saj është në rrezik që prej ditës kur bëri publik nismën.

Emira Selimi - Manastir - Biblioteka e parë shqipeEmira Selimi – Manastir – Biblioteka e parë shqipe

Ajo pohoi se ka marrë kërcënime dhe shantazhe në mënyrë të vazhdueshme, duke përmendur dhe indiferentizmin e institucioneve lokale në Manastir.

15.000 libra shqip, sipas saj, nuk lejohen të kalojnë kufirin për në bibliotekë, sepse këto libra konsiderohen si rrezik.

Ndër të tjera ajo tregoi se edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pasur të vështirë të kalojë librat në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

1 KOMENT

  1. Një nisme e një vajze të mirë më emrin Emira, pra Emira e gjuhës shqipe në vendin e alfabetit të gjuhës shqipe. Ky kercnim i sllavo maqedonve ma kujton rrugëtimin e shkronjave nga Dhaskal Thodri, nga ata qe shekuj me radhe e kanë frigë gjuhën shqipe. Në shekulli XXI ku synim kemi demokracinë perëndimore, në Ballkanin ilirik ka Shqiptarofobi. Trungu ilir i ka rrenjet thellë në gurë, andaj keto nisma duan mbrojtje nga strukturat shqiptare në qeveri dhe mos të bëhen palë e sllvo-maqedonëve… Respekt për Emiren.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.