Shëmbëlltyrë e ndritur edukative-arsimore dhe atdhetare

0
153
Hysen Terziu

Sadri Rexhepi

Më 13 nëntor 2023, në Varrezat e fshatit Pozharan të Vitisë, në prani të shumë qyterarëve, të afërmve e miqve, iu dha lamtumira e fundit, mësimdhënësit, historianit, publicistit e bartësit të shumë aktiviteteve të zhviluara prej tij në komunën e Vitisë që nga vitet e 60 e deri në frymenë e fundit.

Përveç punës së madhe që kishte bërë në edukimin e brezave të tërë, duke i brumosur me ide kombëtare, Hyseni u angazhua edhe në Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve e ngatërresave, ku dha një kontribut të çmueshëm, për shërimin e kësaj plage shekullore.

Dita dhe nënqielli i Anamoravës atë ditë me 12 nëntorit të vitit 2023 ishin të zymta ngase pas një sëmundje të shkurtër dhe të rëndë vdiq Hysen Terziu. Një orë para se të ndërronte jetë Hyseni, Anamoravën e përfshiu një shi i ftohët që të kujtonte ditët më të vështira të një dimri me acar të fortë. Realisht, kjo na e përkujtoi metaforën e hershme se edhe natyra e ndjeu mungesën e Hysen Terziut.

Mirëpo të nesërmen u përmirësua koha si të ishte një ditë pranvere sikur me qëllim që njerëzit ta kenë sa më të lehtë pjesëmarrjen në varrim ku akti ceremonial mortor të jetë sa më masiv, për veprimtarin e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Anamoravë dhe të çështjes kombëtare si dhe mësimdhënësin e shumë gjeneratave.

Ai lindi më 25. 05. 1944 në fshatin Pozharan të Vitisë. Rrjedh nga një familje fshatare, por me tradita të larta kombëtare. Pas Luftës së Dytë Botërore, shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen, Normalen në Gjilan në gjeneratën e dytë, ku për mësimdhënës të gjuhes dhe letërsisë shqipe e kishte Xhemail Pllanen njëri me pedigre të lartë edukative, arsimore, kombëtare dhe njerëzore.

Pas përfundimit të shkollës normale ai filloi të punojë si mesues në shkollat që shtrihen në rrethinën e Vitisë. Krahas punës me nëxanës pa shkeputje nga puna ai i vazhdoi studimet per histori në USH në Shkup si shumë shqiptarë tjerë që jetonin anekend viseve atnore në
ish Jugosllavinë Avnojiste.

Hyseni edhe atje ndoqi rrugën e arsimimit, ngritjes profesionale ku dallohej në mesin e studentëve shqiptar si më i miri.

Ai pasi i kryen studimet kthehet në komunën e tij, në Viti dhe caktohet mësimdhënës në disa shkolla e më në fund u punësua në fshatin e lindjes ku shënon rezultatete të shkëlqyeshme.

Hysen Terziu veprimtarinë e tij prej edukatorit dhe mësimdhënësit e filloi atëherë kur në shkollën e fshatit të tij të lindjes ndihej mungesë e madhe e kuadrit arsimor po thuaj për të gjitha lëndët për një pagë minimale vetëm e vetëm që nxënësit mos të mbesin pa mësimdhënës. Me sjelljen shembullore dhe suksesin e arritur në punë, si mësimdhënës i zellshëm, ndikoi pozitivisht në përgatitjen e gjeneratave të reja,

Gjatë karrierës së tij, si mësimdhënës, dallohej për përgatitje solide dhe punë shembullore. Ai punoi pa ndërprerje për ngritjen dhe përsosjen profesionale. Ai ishte i përpiktë në procesin mësimor i shkathtë në përdorimin e mjeteve të konkretizimit dhe i aftë për vlerësimin objektiv të nxënësve. Hyseni ishte i shkathtë dhe luftëtar energjik për të mënjanuar dukuritë negative tek nxënësit.

Së këndejmi, Hyseni për shumë vite, me radhë, do të shpërndajë dritën e diturisë, duke u dhënë nxënësve të tij dashurinë për punë dhe atdhe. Në fillim kishte raporte shumë të mira me drejtorët e shkollës, mirëpo me kalimin e kohës raportet vinin duke u zbehur vetëm pse kishte kundërshtuar diferencimet në atë shkollë.

Dhe, në fund prishen krejtësisht në atë vit kur dikush e kishte denoncuar te kryeudbashi i Kosovës Selim Brosha i cili e kishte marr në pyetje po kishte shpetuar fal gjinshmerisë së tij. Ai vazhdimisht ishte pjesëmarrës i tubimeve protestuese kundër pushtetit okupues në Kosovë.

Në vitet e nëntëdhjeta u angazhua edhe në LPGJ ku dha një kontribut të cmueshëm në trasimin e rrugës për themelimin grupeve clirimtare dhe së bashku në rrugën drejt lirisë që u kurorizua me angazhimin e NATO-së në krye me SHBA-të.

Me shkrime filloi të mirret heret dhe pas vetës la disa vepra të rëndësishme që pasurojnë historiografinë shqiptare për rajonin e Anamoravesë. Ai është marr edhe me veprimtari pulicistiko-shkencore dhe ka botuar një serë punimesh e monografish që kishin për qëllim trajtimin masakrave serbe ndaj popullit shqiptar që nga viti 1912 e deri me 1999.

Monografitë e e autorit prof. Hysen Terziut sjellin fakte, shifra e shënime të tjera për periudhën 1912-1999, por edhe gjer në ditët e sotme për zhvillimet dhe ngjarjet që e përcollën Kosovën dhe popullin e saj. Këto monografi shpalosin një faqe të historisë së kohës më të re të Kosovës, që përmbajn të dhëna që ndodhën brenda atyre viteve shumë të dhembshme, siç ishin dhuna, dëbimet, vrasjet e masakrat e forcave paraushtarake, ushtarake e policore serbe ndaj popullsisë shqiptare, të nxitura qe një shekull nga pseudoshkencëtarë dhe historianë fashistë serbë:si Ilia Garashanin, Vasa Çubrilloviq, Ivo Andriq, Dobrica Qosiq, Aleksandar Rankoviç, ASHA të Serbisë, nga Kisha Serbe, e të realizuara nga kryekasapi, i quajtur, Sllobodan Millosheviq përmes ushtrisë dhe policisë serbe dhe grupeve çetnike të Arkanit, Sheshelit etj.

Ato bëheshin sipas skenareve, elaborateve, të realizuara nga establishmentet ushtarake të aradhave çetnike në trojet etnike shqiptare. Kështu me pushtimet e egra, të përcjella me masakra masive, serbët pretendonin që tokën e vjetër të Kosovës ta mbanin nën okupim, duke bërë spastrimin etnik, për ta shndërruar në arenë të masakrave të nivelit të Srebrenicës së Bosnjës.

Këtë turr e synim për spastrim të Kosovës nga popullsia etnike shqiptare arriti ta ndalojë një forcë, e cila buroi nga gjiri i popullit mu si një uragan i pandërprerë, që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, lindja, themelimi dhe strukturimi i së cilës janë temë të prekura herë pas here në monografitë e prof. Hysen Terziut.

Bashkë me shokë themeloi klubin futbollistk ,,Vllaznia’’ në Pozharan, Shoqërinë Kulturo-Artistke,,Përparimi’’,(1968-1985) themeloi klubin e Volejbollit ,,Kooperimi’’ (1960-1985). Prandaj , për punën e tij të palodhshme në arsimin e asaj kohe , në pajtimin kombëtar, për themelimin e klubit futbollistik Vllazenia, të SHK ,,Përparimi klubit të Velibollit Kooperimi do të mbetet i paharrueshëm kujtimi për te brez pas brezi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.