16.4 C
Tirana
E enjte, 24 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Qytetarët shumë e humbën ndikimin te shteti, duke ju lëshuar këtë ndikim...

Qytetarët shumë e humbën ndikimin te shteti, duke ju lëshuar këtë ndikim individëve, të cilët krijuan gjithçka përmes shtetit!!

0
Skënder Mulliqi

Vështrim

Politikanët duke i shkelur të drejtat e qytetarëve, u pasuruan marramëdësisht, duke i varfëruar kështu një kategori shumë të madhe. Problemet u thelluan edhe më shumë nga fakti se disa individë, duke abuzuar më institucionet praktikisht formësojnë të gjithë politikën…

Skënder MULLIQI

Çdo gjë që shteti nuk e bënë për shkaqe të ndryshme, duhet tu transferohet organizatave jo qeveritare. Shoqatat e ndryshme qytetare organizohen me qëllim që të ndryshojnë gjerat, që shteti nuk do ose nuk mund t’i ndryshojë. Në Kosovën e pas luftës shoqëritë civile me duket së nuk i kryen ashtu siq duhet punët e tyre.Ato shumë u ndikuan nga politikat ditore. Është dashur një rezistencë më e madhe ndaj korrupcionit, krimit të organizuar dhe abuzimi më institucione të shtetit. Çdo gjë që shteti nuk e kryen si duhet apo dëshiron ta fshehë, mediat si pjesë të shoqërisë civile dhe organizatat joqeveritare përpiqën ta zbulojnë.

Ne shoqërinë tonë tranizitore nuk ishte ashtu. Po të zbuloheshin më shumë e më kohë dukuritë devijante në shoqëri sigurisht së kjo shoqëri nuk do të dukej shumë keq. Ne jemi dëshmitarë për rolin jo të mirë të kontrollit të disa mediave apo rolin negativ të tyre, kur bëhët fjalë për mos ndikimin e tyre nga politikat ditore, apo animet karshi partive të caktuara politike, duke mos e marrë parasysh dëmin e shkaktuar. Ky concept i të drejtave të qytetarëve dhe në përgjithësi të drejtave të njeriut0, sikur është qrrënjosur në Kosovë. Kjo mund të shikohet edhe në trashëgimin e sistemit komunist, tranzicionin afatgjatë, kulturën politike dhe arsimin, por edhe për faktin së pushtetet që i patem futën kontrollin në të gjitha proceset shoqërore.

Paradoksalisht u hudhen në margjina shumë të mira për ne, duke përvetësuar të keqijat, siq është ndërgjegjësximi më i madh qytetarë, solidaritetin dhe respektin për ligjin. Ne pranuam lëhtësisht mentalitetin e të nënshtruarve. Politikanët duke i shkelur të drejtat e qytetarëve, u pasuruan marramëdësisht, kurse i varfëruar një kategori shumë të madhe. Problemet i thëlluan edhe më shumë nga fakti se disa individë, duke abuzuar më institucionet praktikisht formësojnë të gjithë politikën. Qytetarët shumë e humbën ndikimin të shteti, duke ju lëshuar këtë ndikim individëve dhe partive politike, të cilët krijuan gjithçka përmes shtetit. Qytetarët mbeten të margjinalizuar, ku zëri i tyre ndëgjohej gjithnjë e më pak.

Dihet së përveç të drejtës për jetë, ekzistojnë të drejtat civile dhe politike, e drejta për një mjedis të shëndetshëm, si dhe të drejtat dixhitale, duke përfshirë të drejtën për privatësi, akses në internet dhe lirinë e informacionit. Qytetarët shpesh i perceptojnë këto të drejta si diçka abstrakte dhe të largëta. Nuk u krijua një mjedis i barabartë për të gjithë që e bëjnë jetën më të mirë. Sistemet funksiuan më defekte, e posaqerisht sitemi i drejtësisë, arsimit dhe shëndetësisë. Shteti duhet të na mësojë solidaritetin, e jo egoizmin. Pa një koordinim të përbashkët të drejtat tona cenohen dhe dihet së shumë të drejta janë cenuar. Heshtja nënkupton që situata është mirë, e nuk është.

Shoqëria nuk po është shumë e gatshme për inciativa dhe ndryshime, duke i lëshuar vendin stuhisë. Opurtinizmi është gjë shumë e keqe. Partitë politike në fushatat zgjedhore nuk po ofrojnë programe serioze qytetarëve dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh njerëz që ia vlejnë të zgjidhen. Nuk kemi kë të zgjedhim sepse njerëzit janë larguar nga këtu, ose janë krejtësisht të painteresuar për mirëqenien e këtij vendi, të ardhmen e tij dhe krijimin e çdo lloj shprese. Kjo është një e keqe e madhe në të cilën jemi katandisur që shumë kohë. E shumë të dëmshme për shtetin dhe të ardhmen tonë janë bërë krizat përmanente politike dhe krizat institucionale. Partitë opozitare nuk po koperojnë më mirë më partinë në pushtet për të zgjedhur që sa kohë të parin e shtetit.

Sundimi i ligjit mund të thëmi së është shembur, si hallka kryesore për funksionimin e duhur të shtetit. Unë për vete nuk kam njohuri së kur do të hymë në një përiudhë më normale të marrdhënjeve ndërpartiake dhe ndërnjerzore, që gjerat të fillojnë të marrin të mbarën. Në të dyja anët e kufirit dhe më gjerë jemi bërë popull për studim. Nuk ka kush i bën dy shqiptarë bashkë për asgjë, më sa një grusht pleshta siç thotë një fjalë e popullit. Sot, një bashkëpunim i tillë përbën përjashtim. Kurresi të hymë në një përiudhë më normale shoqërore dhe politike. Një pjesë të përgjegjësië e mbajnë edhe qytetarët, të cilët sikur kan pranuar nënshtrimin që po ju bëhët. Deri kur se…?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.