
Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj. Janë të pakta shtetet që ngjasojnë me Rusinë. Ajo historikisht ka qenë agresive ndaj pothuajse të gjithë fqinjëve të saj e më gjerë. Rrjedhimisht Rusia ka qenë kundër Perëndimit, siç historikisht, ka qenë promotori i shumicës së të këqijave që na kanë ndodhur në Europën Lindore, Qendrore dhe Jug-lindore( ekskluzivisht në Ballkan). Në Rusinë e Car Pjetrit të Madh filloi ekspansionin në drejtim të Europës ( Polonisë, Baltikut etj), dhe synonte marrjen e Konstantinopojës-Stambollin përfshirë edhe gadishullin Ilirik-Ballkanik.
Rusia në vazhdimësi, bëri luftëra kundër Turqisë-Otomanve, me pushtime territorësh që në vitet 1735-173, pasuar në vitet 1768-1774, rreth Detit të Zi. Derisa Perandoria Osmane luftonte kundër Austrinë, më 1787, Rusia filloi luftë dhe arriti armëpushimin e Jashit më 9.01.1792, ku fitoi Krimen, Odesën, Oçakov dhe Dnjestrinë. Lufta ruso-turke e vitit 1806-1812, e filloi Perandorisa Osmane, pasi forcat ruse humbën në Austerlic nga Napoleon Bonaparta, e në këtë rast Rusia përfitoi Besarabinë lindore dhe Transkaukazin.
Lufta ruso-turke 1828-1829, shkaku i kryengritjes greke për pavarsi, avansuan deri në Dobruxhë, përmes Vllahisë dhe Moldavisë dhe në Kaukaz deri në Erzurum. Në vitet 1853-1856, e njohur edhe si “lufta e Krimesë” e që Fuqit Europiane nuk donin ta lejonin daljen e Rusisë në Mesdhe, gjë që ia arritën, por që Rusia edhe në këtë rast përfitoi disa territore. Lufta ruso-turke e vitit 1877-1878, mes koalicionit ortodoks të kryesuar nga Rusia, të përbërë nga Bullgaria, Rumania, Serbia dhe Mali i zi, kundër Perandorisë Osmane, u luftu në Ballkan dhe në Kaukaz. Shtetet ballkanike përfituan autonomi deri pavarsi, si Bullgaria, derisa Rusia gati sa nuk e pushtoi Stambollin) në Traktatin e Shën Stefanit), e që Fuqitë e Mëdha Europiane thirrën Kongresin e Berlinit.
Rusia kishte ndikim edhe në Luftën e I Ballkanike që u zhvillu në njërën anë koalicioni i sllavëve të Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, pos influencës në Ballkan, gjë më shumë nuk përfitoi. Në Luftën e I Botërore, Rusia, e sulmoi mbretërinë Austro-Hungareze, në mbrojtje të Serbisë, e që Rusia përfitoi territoret si: Bjellorusinë( 1922), Ukrainën( 1922), Uzbekistanin dhe Turkmenistanin më 1926, Taxhikistanin 1929, Armeninë, Azerbejxhanin, Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin më 1936. Përfitimet e tilla shumica i erdhën pas Luftës së I Botërore, duke përfitu nga ideologjia bolshevike si parim kinse universal. Në Luftën e II Botërore, Rusia u shpëtu nga Perëndimi-Franca, Britania dhe SHBA-të, e që nga kjo luftë Bashkimi Sovjetik pushtoi: Finlandën më 1940, Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Moldavinë më 1940.
Bashkimi Sovjetik mbështeti, motivoi edhe ndihmoi shumë grupe rebele majtiste luftarake, terroriste islamike etj, si: Partia Komuniste e Afganistanit; Partia Komuniste e Butanit; Fronti Popullor Revolucionar Bolivian; Partia e Komunizmit Maoist; Armata e Çlirimit Kombëtar Kolumbiane, Armata e Çlirimit Popullor-Kolumbi, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë; Partia komuniste e Ekuadorit- Dielli i kuq dhe Grupi i Luftëtarve Popullor; ETA; Partia Komuniste e Indisë; Partia komuniste e Iranit, Partia demokratike e Iraniano-kurdistanit; Partia e Jetës së Lirë të Kurdistanit; Njësitë Mbrojtëse të Kurdistanit Lindorë, Unioni i Komunitetit të Kurdistanit; Organizata e Çlirimit të Palestinës, Fronti i Çlirimit Arab-Palestinë, As-Sai’qa, Fronti Demokratik i Çlirimit të Palestinës, Fatah, Brigadat e Martirve Al-Aqsa, Forca 14, Fornti i Çlirimit të Palestinës, Unioni Demokratik i Palestinës, Partia popullore e Palestinës, Brigadat Abu Ali Mustafa, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës; Armata Popullore e Paraguajit; Shtegu i Dritës-Peru; Partia Komuniste e Filipineve, Fronti Demokratik Kombëtar-Filipine, Partia e Puntorve Revolucionar-Filipine; Batalioni i Lirisë Ndërkombtare-Siri, Partia komuniste e Turqisë Marksiste-Leniniste, Partia Komuniste Marksiste-leniniste; Partia e Puntorve Komunist të Turqisë, Partia Komuniste e Kurdistanit, Partia Komuniste Revolucionare e Turqisë; Borotba-Ukrainë; Familja e Guerilës së Zezë dhe Milicia Komuniste e SHBA-së etj.
“Boshti i Djallit”-Bashkimi Sovjetik, me rastin e Revulucionit të marsit 1989 në Poloni, vazhdoi në Hungari më 23 tetor 1989, pastaj në Gjermanin Lindore me rënijen e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, Bulgari më 1990, Çekosllovaki më 1990, si dhe Rumani më 1989, Jugosllavia u shpërbë, Afganistan, Angola, Benin, Kongo, Etiopi, Mongoli, Mozambik, Somali dhe Jemen, mbaroi okupimi vietnamez në Kamboxhia, u bashku Jemeni, ndërsa Kina, India dhe Vietnami bën liberalizim ekonomie. Bashkimi Sovjetik, u shpërbë: Lituania( 11.03.1990), Estonia (30.03.1990), Letonia(4.05.1990), Abkazia(25.08.1990), Transnistria(2.09.1990), Gjeorgjia(9.04.1991), Gaugazia(9.08.1991), Estonia(20.08.1991), Ukraina(24.08.1991), Bjelorusia(25.08.1991), Moladavia(27.08.1991), Kirgizia(31.08.1991), Uzbekistani(1.09.1991), Republika e Nagorno-Karabakh(2.09.1991), Taxhikistani(9.09.1991), Armenia(21.09.1991), Azerbejxhani(18.10.1991), Turkmenistani(27.10.1991), Republika çeçene e Içkerisë(1.11.1991), Osetia jugore(28.11.1991), Federata e Rusisë(12.12.1991) dhe Kazakistani(16.12.1991).
Putini, ka inkorporu në Strategjinë e Ringritjes së Rusisë, edhe përdorimin e ideologjive, sidomos: përdorimin e islamizmit dhe terrorizmit islamik për qëllime të saj; korruptimin e zyrtarëve në vendet që synon shtrirjen e ndikimit rus; përdorimin e krimit të organizuar; instrumentalizimin e resurseve energjetike; propagandën dhe kërcënimet nukleare etj. Në shtrirjen e Rusisë, ajo zhvilloi disa luftëra pushtuese, që nga vitet 1991, e në veçanti atë në Gjeorgji 2008, Ukrainë 2014 dhe 2022. Paralelisht edhe Serbia, kopjoi të njejtën Strategji prej Rusisë, të cilat i aplikon ndaj Boshnjakëve dhe ndaj Shqiptarëve të besimit islam.
Natyrisht të gjithë e kuptojmë që agresioni rus, kundër Ukrainës, nuk është thjeshtë agresion rus kundër këtij vendi, por është kundër të gjithë botës demokratike, që kryesisht përfaqësohet nga vendet e Perëndimit dhe kundër vendit tone- Shqiptar. Faza e parë e agresionit rus, kundër Ukrainës, që filloi më 24 shkurt 2022, që synonte okupimin e tërë territorit të shtetit ukrainas dhe që zgjati deri 7 prill 2022, ishte kryer nga fronti verior me shënjestër Kievin, paralelisht edhe me drejtimet e sulmit në Ukrainën Lindore në Luhansk dhe Donbas etj. Shpejt dështoi, duket që u bë shkak, që të fillonte fazën e dytë, në Ukrainën juglindore, më 8 prill 2022, Rusia njoftoi për dislokimin e trupave të saj nga veriu i Ukrainës, që kjo ofenziv filloi nga 17 prill, e që edhe në këtë drejtim avansimi i forcave ruse, ishte shumë i vogël.
Në fund të gushtit dhe deri në gjysmën e shtatorit, forcat ruse humbën pjesë të konsiderueshme të territoreve që kishin pushtuar, por pos saj humbën edhe numër të konsiderueshëm të personelit dhe makinerisë së saj. Në situatë të tillë, kuptohej që Rusia do tentonte të gjente një alternativë, e ajo ishte destabilizimi i Ballkanit, konkretisht i Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në pjesën veriore, përmes Serbisë. Prezenca e paraushtarakëve, subversionistëve, diversantëve dhe pjestarëve të forcave speciale serbe dhe ruse, ishin të dukshme, në dhjetor 2022, duke ngritur barikada, kryer sulme terroriste, sabotazhe etj.
Në të njejtën rast paralelisht Serbia përdori edhe agjentët islamik të saj, për të shkaktuar trazira të brendshme politike si në Bosnje dhe Hercegovinë e sidomos në Republikë të Kosovës, të njejtën gjë e bëri edhe me agjentët ortodoks të Serbisë, të cilët u përpoqën të instrumentalizonin minoritetin ortodoks në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Republikë të Kosovës. Fatmirësisht SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia etj, ngritën zërin dhe kryen veprime konkrete kundër qeverisë së Serbisë.
Mrekullisht në instanca politike, ushtarake dhe të sigurisë, trajtohet çështja e shkatërrimit të Rusisë, ashtu siç më parë është trajtuar dhe fatmirësisht ishte arritur shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik. Natyrisht Federata Ruse, ka mbetur ende krijesa e fundit shoveniste, ekspansioniste, gjenocidiste dhe djallëzore, e cila bënë përpjekjet e fundit për t’u ringritur në piedestalin e Bashkimit Sovjetik. Por siç dikur flitej për të “Sëmurin e Bosforit” sot fatmirësisht flitet për të “Sëmurin e Siberisë.”
Fundi i Federatës Ruse, është çdo ditë e më afër dhe thellimi në luftë në Ukrainë, është çdo ditë e më katastrofik për agresorin, prandaj proporcionalisht kuptohet, sa më shumë të thellohet lufta në Ukrainë, aq më katastrofal do jenë përfundimi i agresorit.
Federata Ruse ka 142.8 milion banorëve, 111 milion llogariten se janë të etnisë ruse, sipas burimeve ruse, ose 80.9% në total, kurse 19% janë minoritete. Derisa në Federatën Ruse, fliten edhe më shumë se 150 gjuhë etnike. Edhe sot, Rusia, është një ndër vendet e pakëta në botë, që ende mba nën pushtim:193 grupe etnike, shumica e kanë besimin ortodoks, 16.4 milion janë musliman, me 277 gjuhë të minoriteteve, me 21 republika etnike, sipas Traktatit të Federatës të 1992, prej të cilave rusët përbëjnë minoritet në 13 prej tyre. Prandaj mund të kuptohet që Federata Ruse do ndahet në së paku 22 shtete të reja apo 193 deri 277 shtete të reja( sipas parimit të gjuhës si përcaktues i etnisë). Natyrisht me rënijen e Federatës Ruse, si bastioni i fundit i “së keqës në botë” rrjedhimisht do bien edhe terrorizmi ndërkombëtar me theks të veçantë terrorizmi islamik.
Asnjëherë Europa, si e ndarë, nuk e fitoi ndonjë luftë karshi Rusisë, këtë nuk mundën ta bënin as Napolen Bonaparta e as Gjermania në dy Luftërat Botërore. Për shkakun jo të fuqisë ushtarake të Rusisë, por për shkakun që Napoleon Bonapartën e mposhtën forcat gjermane, derisa Gjermaninë në dy Luftërat Botërore e mposhtën forcat Anglo-Amerikane. Prandaj sot shohim Europën e Bashkuar, e në vijën e parë të frontit shohim Ukrainën që mrekullisht shkrumbon çdo sulm tokësor rus. Fatmirësisht janë dekada përjashtimisht dekadat e fundit të një krijese politike dashakeqe ndaj fqinjëve të saj.
Më: 10/07.2026
Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.









