“BOMBA” E SAMI LUSHTAKUT

0
555
Shtabi i milionerëve

/Lushtaku: ”As KFOR-i e as NATO nuk lufton për ne/

Binak Maxharraj

Rusia edhe ne ditën e 13-të nuk po mund e pushton Ukrainën, përkundrazi po ka humbje të medha ne frontin e luftës nga ushtria e Ukrainës, e cila me plotë heroizëm dhe vendosmeri po e mbron vendin e vetë nga agresori.

Por, po ka shqetesime të medha se lufta mund te zbres edhe në Ballkanin Përendimor, ku me te rrezikuarat flitet se do te jenë Bosna dhe Kosova. Edhe Kosova mund te jetë në rrezikë qe te sulmohet nga Serbia, për çka qytetarët e Kosovës janë mjaftë te shqetesuar. Por disa thonë se Serbia nuk guxon të sulmoj Kosovën kur mbrenda saj është KFORI dhe NATO e cila qe nga lufta qendrojnë në Kosovë për te mbajtë sigurin e sajë. Por do si do Serbia nuk guxon ta sulmoj Kosovën pa e sinjalizuar i çmenduri i Rusisë Vladimir Putin.

Se a do te sulmoj Serbia Kosovën për këtë e paska kapë derti komandantin milioner Sami Lushtaku i cili sot paska lëshuar “bombën” duke deklaruar se nese Serbia e sulmon Kosovën KVORI dhe NATO nuk lufton për ne.

Si duket Samil Lushtaku paska harruar se kush e çliroi Kosovën me 1999 duke e bërë hi e pluhur Serbinë gjatë bombardimit te sajë për 78 ditë e natë.

E lidhur me këtë komandanti milioner Sami Lushtaku në panik e sipër iu paska drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit se ai paska pritur nga Kurti qe ti thërretë të gjithë komandantet dhe te kërkoj nga ta edhe mendimin e tyre për rrezikun qe po i kanoset Kosovës nga ndonjë sulm eventual i Serbisë ne veriun e Kosovës.

Kjo i bie sipas Lushtakut ne rast lufte edhe koamndante duhet te merrën ne konsideratë.

Tani shtrohet pyetja për Sami Lushtakun, cilët komandant?

Nese mendon ne komandantet e Shtabit te Rognerit ata nuk janë komandant të vertetë sepse te gjitha ata nuk kanë marrë pjesë në luftë, por kanë marrë pjesë me manipulimin e luftës, në keqpërdorimin e UÇK,ata luftën kryesore nuk e kanë pasë me Serbin por me ushtrin e Ibrahim Rugovës ku mbi 80% të ushtarve qe luftuan ishin nga radhet e LDK, dhe nga kjo këta luftetar abizohëshin, luftohëshin deri ne likujdim nga komandantet e Shtabit te Rognerit ku shumë prej tyre edhe u likujduan gjatë luftës.

Apo komandantet e njetë te cilet i bënë rrush e kumbulla dy fondet atë: Vendlindja thrret dhe Fondin 3%, qe nga parat e miliardeshe te mbledhur nga diaspora as 10% nuk kanë arrijtë ne frontin e luftës kurse mbi 90% të këtyre fondeve i bënë rrush e kumbulla komandantet e Shtabit te Rognerit të cilët sot janë milionera. Këtë me se miri e tregon fakti se familja emblematike e Adem dhe Hmaez Jasharit u flijua nga ushtria serbe sepse nuk kishin armë të mjaftrueshme për luftuar.

Siç shihet Samil Liushtaku është në lajthitje të madhe kur bënë trysni te kryeministri, qe ne rast lufte të merren ne konsiderat edhe komandantet. Por, Sami Lushtaku e din fort mire se këta komandtat te Shtabit te Rognerit gjatë luftes nuk u ballafaquan me ushtrin e Serbisë qe shumë prej tyre nuk e kanë çkrepë asnjë plumb.

E, si është e mundur qe tashti pas 20 vjeteve te çlirimit kur këta komandant s’kanë lënë gjë pa berë duke e vjedhë dhe plaçkitë shtetin e vetë derisa te gjithë janë bërë milionera dhe nuk ia din vehtes as fundin e pasurisë, bile një pjesë te sajë e kanë transferuar edhe ne bankat e jashtme, duke e lënë popullin në varferi te skajshme sa qe detyrohet te ik nga vendi.

Pra, o Sami Lushtaku me komandatet qe dikur nuk u ballafaquan hapats në luften me Serbin si mundën tani te ballafaqohën kur janë bërë milionera. Këta komandante tu nuk janë me as për fyell as për filikaqë ne rast te ndonjë lufte tjetër me Serbin. Por Sami Lushtaku duhet ta di se mbrenda popullit ka djem e vjza azgana qe nese është nevopja do ti kapin armet në luftë me Serbin, se për komandantet tuaj ka përenduar çdo gjë, ata vetem te behën gadi te ballafaqohën me drejtesinë qe po i pretë te dera për ti treguar popullit se si e vodhën ate dhe u bënë milionera.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.