Milazim Zeqiraj
Kur pranvera
zbriti me ngrohtësi mbi ne,
në qiellin e kthjellët
zogjtë lirshëm fluturojnë.
Një zog nga larg erdhi,
në dritare u ul e pushoi,
si një notë e heshtur në pentagram.
Fjolla, si një fluskë bore,
nga dhoma po shikonte.
Për një moment mbeti pa fjalë:
“Oooo, zogu në dritare!”
E hapi dritaren ngadalë,
por zogu nuk lëvizi;
me sy të vegjël e shikonte.
“O, zogu nuk po fluturon,
por me sy të vegjël
po më shikon.”
“Është dallëndyshe”,
i them.
Nga larg ka ardhur,
kërkon nga ne folenë.
Aty, në trarin e kullës,
e ka pasur folenë më parë.
Dallëndyshja gjatë aty qëndroi,
por për të ne s’patëm fjalë,
sepse kulla nuk ekziston më.
Zogu qëndroi edhe një kohë aty,
pastaj u lëshua në traun e shtëpisë
dhe folenë e ndërtoi përsëri.
5/92











