Koment
— Historia na mëson që duhet të udhëtojmë gjithmonë krah për krah më njeri-tjetrin, për të mirën e kombit në Ballkanin e trazuar, më probleme etnike.Le të mendojmë së interesat tona janë të lidhura ngusht më botën perëndimore dhe më Amerikën mike. Kosova ka vuajtur krime monstruoze dhe trauma të shumta gjatë historisë se luftërave, dhe luftës së fundit çlirimtare…
Skënder MULLIQI
Lufta jonë shekullore dhe lufta e fundit çlirimtare nuk u bë që të preken vlerat tona njerëzore dhe kombëtare. Kjo vlenë më shumë për njerëzit e politikës të cilët shpesh po i nëpërkëmbin këto vlera më veprimet e tyre të pa matura politike. Politikat tona duhet të janë politika të pa kompromis, kur bëhët fjalë më armiqet e Kosovës, se pari për armikun serb, të cilët nuk kan hequr dorë nga lufta për pushtimin ushtarak të vendin tonë. Gjeografia jonë politike duhet të ruhet më çdo kusht, së përballë kemi një armik shekullor serbomadh në rajon.
Prandaj askush nuk guxon të bënë premitime të qmendura duke vu në peshore interesat tona shtetërore dhe kombëtare. Dihet së sa tentimet që i bëri regjimi terrorist i Vuqiqit për pushtimin e veriut të Kosovës, me akte terroriste, e qe nuk pati sukses. Para së gjithash të ruhen, interesat tona dhe të kujdesemi për marrdhënje të mira më aleatet tanë, të cilët na ndihmuan të kemi shtetin sovran dhe të pavarur nga Serbia. Natyrisht duhet bërë kujdes që dikush nga aleatet e Serbisë në Evropë, mos të na veprojnë për interesa serbe pas shpine. Një Kosovë e mvetësishme dhe e pa ndarë është përcaktimi ynë primar, se është çështje primare kombëtare.
Por, para së gjithash ne duhet të përpiqemi të kemi unitet për secilën çështje që ka të bëjë për ruajtjën e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Dihet së në botë aktualisht po mbretëron kohë lufte. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë pupull për paqe, të cilët kan respektuar të tjerët. Historia na mëson që duhet të udhëtojmë gjithmonë krah për krah më njeri-tjetrin, për të mirën e kombit në Ballkanin e trazuar, më probleme etnike.Le të mendojmë së interesat tona janë të lidhura ngusht më botën perëndimore dhe më Amerikën mike.
Kosova ka vuajtur krime monstruoze dhe trauma të shumta gjatë historisë se luftërave, dhe luftës së fundit çlirimtare. Ata që u vranë shkruan faqën më të ndritur të historisë tonë. Gjithmonë të ruajmë kujtimet për ta, dhe tua kujtojmë gjeneratave të reja. Dhe, është arsya e madhe që të vizitojmë vendet ku u shkrua më germa të arta lavdia e luftës tonë për çlirim nga hegjemonia serbomadhe. Askush nuk guxon të heq dorë nga rruga që në trasuan martirët dhe dëshmorat e shumtë të kombit…


