Po të kërkoj

0
148
Vajza me petromaks

(Po të kërkoj)

Në ç’do skaj të botës unë po të kërkoj
Me lot në sy unë të kujtoj
Ku ke ikur princi im
Që më shkatove kaq shumë trishtim

Dikur më thoje princesha ime
Më puthje më mbysje me përqafime
Shpesh ma thoje fjalën të dua
Më në fund ti u largove nga mua

Ti ike u largove duke më lënë vetmi
Sa vuan shirti im e di veç ajo perendi
E Kam të pamundur që unë t’ju harroj
Mos po bëj mëkat që të dashuroj

Kthehu i dashur ku je arratisur
Të shikosh zemrën time sa shumë është mërzitur
Kthehu të të mbaj në krahët e mia
Kështu mund ti shêrosh dhimbjet e mia

Kthe ti tek unë dhe më shiko në sy
Ti tregoj gjithë ëndrrat që kam thurur për ty
Jam kaq shumë e dashuruar
Saqë nuk nuk lodhem duke ju kërkuar

Të dashuroj besoji fjalët e mia
Këtë e di e gjithë njerëzia
Të betohem i dashur të betohem në zot
Êshtë diçka brëndshme që nuk e shamang dot

Unë do t’ju kërkoj gjithmonë do t’ju kërkoj
Edhe kur të jem e vdekur unë nuk do t’ju harroj
Sa të fortê e kam për ty dashurinë
Për këtë mund të pyesësh vetëm perendinë

(Autori i poezisë).. (Leonardo Nika)
Datë 25 Nëntor 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.