Krusha e Rahovecit të shpallet “Prodhimet bujqësore për Kosovën”!

0
216
Krusha e madhe

NISMË

Krusha e Rahovecit dhe toka bukanike e Podrimes, është e njohur për bereqetet e bollshme dhe kualitative për sofrën shqiptare në Kosovë.

Brigjet e Rahovecit dhe vreshtat e rrushit, kësaj ane i japin bukurinë e rrallë dhe, rahavecianet njihen punëtorë të palodhshëm për tokën dhe me tokën e vet bukanike…!

Në Rahavec dhe Krusha, tashti e bëjnë  binomin e arritjeve në krahun e fortë të bujqësisë, që, më të drejtë është thënë se kush e ka bereqetin e tokës së vet, është më i forti para të tjerëve…

Me këtë rast propozojmë (nismën)që Krusha e Rahovecit përmes programeve të investimeve të Ministrisë së Bujqësisë të qeverisë në Prishtinë, Krushën të shpall “Prodhimet bujqësore për Kosovën”! Për nismën përmes ligjeve në parim, kjo zonë të shpallet me interes të veçantë për shtetin e Kosovës dhe, fshati Krushë me rrethinë në të ardhmen të jetë “fabrika e prodhimeve bujqësore”, për sofrën shqiptare në Kosovë!

Për nismën do të ishte mirë që pushteti lokal, komuna e Rahovecit të shqyrtojë mundësinë përmes një debati (mini-referndumi) me krushjanët me rrethinë, që kjo zonë të shpallet zona e bujqësisë me prodhimet e nevojshme për tregun dhe sofrën tonë, duke e forcuar krahun e rrafshit ekonomik për të zvogëluar importin e mallrave ushqimore, ku, toka jonë bukanike e rrafshit të Podrimes i ka të gjitha mundësitë për nevojat e tregut në Kosovë.

Nisma:Krusha e Rahovecit të shpallet zonë me interes për bujqësinë dhe “Prodhimet bujqësore  për Kosovën”!

Çikago, më 24 nëntor 2023


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394  | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.