Borrell, Lajçak dhe Eskobar të dështuarit e procesit të dialogut

1
17
Borrell - Kurti - Vuiçq

Skender MULLIQI

Kapitalizmi si sistem kërkon qasje të re, kërkon njerëz të përgatitur për sfida të demokracisë liberale. Nuk ka mundësi në kapitalizem të jetohet më nomenklaturën e kohës së komunizmit. Serbia është shteti që pak ose fare nuk ka levizur nga koncepti politik i kohës së socalizmit apo diktaturës komuniste. Të gjithë politikanët serb, që 35 vite që kur ka filluar lufta në ish-Jugasllavi, kan mbetur më logjikën autokratike, nga Millosheviqi deri të Vuqiqi. Të gjithë këta njerëz në krye të shtetit serb u shërbyen më rrena me manipulime, më shovnizma deri në racizëm të hapur.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiq nuk e ka hequr logjikën pushtuese ndaj territorëve shqiptare. Qëllimi i Vuqiqit, është të formon më qdo kusht “Zajednicën”, e cila do të ishte shtet serb në Kosovë. Rrenat e Vuçiqit po përseritën si pllaka e gramafonit të prishur që shumë vite, para ndërkombëtarëve dhe në mjetet e informacionit, së serbet në Kosovë po jetojnë si në istikame, e vërteta është se po jetojnë më mirë së shumica shqiptare. Në këtë valle të shovenizmit serbomadh moti janë inkuadruar kryepopët serb. Përfaqësuesit e kishave serbe moti e kan lënë rrugën e predikimit fetar, sikur Vuçiqi demokracinë. Ky njeri më buzë të skuqura dhe të fryera si bytha e pelës, gjithnjë e më shumë është duke humbur kontrollin, së ju kan ërrësuar sytë dhe mendja, me logjikën shfarosese ndaj shqiptarëve.

Millosheviqi kishte planin për spastrime etnike dhe vrasje të shqiptarëve, të cilën rrugë po e vazhdon edhe ish shefi i informimit të kësaj kohe, krimineli Aleksader Vuçiq. E bëmë këtu një digresion, së në Bruksel në rrethin vijues të dialogut Kosovë-Serbi, përfundojë pa ndonjë rezultat konkret. Kurti dhe Vuqiqi nuk u takuan kokë më kokë.Ata paten takime të ndara më Borellin dhe Lajçakun. Ishe ky tentim i vazhdimit të dialogut të takimit të nivelit më të lartë nga shtatori i vitit të kaluar. Qëndrimet në këtë takim ishin diametralisht të ndryshme, për faktin së Vuqiqi, kërkon më ngulm implementmin e Asocacionit duke mos zbatuar aneks marrveshjën e Ohrit, të cilën gjë edhe në këtë takim e kërkoj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një konferencë për media potencojë gjithashtu që Serbia duhet të pranon këtë aneks duke e firmosuar, dhe gjithashtu të ekstradojë organëve të Kosovës, terroristin Radojqiq, i cili siq tha Kurti po përgatitet për ndonjë akt tjetër terrorist në veri të Kosovës. Tjetër. Gadi harrova të përmedë faktin madhor, së Albin Kurti kërkojë që të kemi njohje të Kosoves nga Serbia në qender, ku Vuqiqi po e refuzon. Pse presidenti serb po sillët më kaq lehtësi dhe elegancë në procesin e dialogut, është fakti së dalogun e drejtuan trio me qendrime proserbe Lajqak Borell – Esobar.Asnjë trysni më të voglën nuk pamë që shumë kohë që po i bëhët Serbisë, të cilës po i servohet karrota, e Kosovës shkopi, dhe atë shumë i fortë duke e dënuar më masa ekonomike gjoja për eskalim të situatës, e situatën në veri po e eskalon rregullisht Serbia, më pretendime territorale që më luftë të ndajë Kosovën.

Këtë linjë për fat te keq e përkrahën edhe tre emsarët special në këtë maraton të bisedimeve. Nuk duhet thënë askush tre kërkësa, por Kushte të cilat i propozojë Kurti në këto takime të ndara në Bruksel, e të cilat zor që do ti pranon Vuqiqi, ku në njërat nga pikat e planit franco-gjerman thuhet se Kosova mos të pengohet nga Serbia të marrë ulësen në OKB, dhe mos të lobon kunder inkuadrimIt në strukturat relevante të BE-së. Presidenti serb nuk po pranon këtë plan në tërsi, për faktin së në fakt e pranon pavarësinë e Kosovës. Vuçiqi nuk po i bëhët asnjë presion, dhe ky po vepron pa dro së do të ndëshkohët.

Procesi i dialogut më duket mua pas këtij takimi të fundit të Brukselit, zor që do të bie në binarë normal. Për dështim të procesit të normalizimit të marrdhënjeve faji iu atribuohot edhe faktorit ndërkombëtar, i cili nga frika e luftës të sponzorizuar nga Putini dhe Putini i vogël i Serbisë, po tregohen të pa zot që të këmi një proces të ballansuar, të futur tashmë në qorrsokak. Me sponzorizuesit e terrorizmit shtetëror në Banjskë, më dy protagonistët e saj, Vuqiq dhe Radojçiq, vëshitirë të mbahet paqja në Ballkan. Ka qenë kërkesa më e fuqishme e Kurtit, për ti treguar BE dhe Serbisë, së dialogu nuk ka mundësi të vazhdohet pa marrë fund epilogu i dënimit të terroristëve serb në Banjskë.

1 KOMENT

  1. Sikurse secili antar i VV-se me adhurim folni per Serbine qe po ka probleme te demokracise.
    Ju lumte Skender per juvve dhe te gjithe tjeret qe e adhuroni Serbine.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.