Martiriri lugdinas, Nue Jakaj një emërndritur në historiografinë tonë kombëtare

0
354
Nue Jakaj

Shkruan: Lekë Mrijaj

E kaluara historike e popullit shqiptar nder shekuj ka qenë shumë e idhët. Bazuar në studime dhe gojëdhëna të parardhësve tanë nder shekuj pra luftërat ishin të vazhdueshme dhe shkatërrimtare, ndër më mesjetare që njeh historiografia jonë kombëtare dhe e vet njerëzimit.

E them edhe me plot përgjegjēsi nga këndveshtrimi im se trashëgimia e kulturës materiale, kulturore dhe shpirtërore e shqiptarëve në thelb dëshmon lashtësinë e lavdishme historike dhe autoktoninë shqiptare në tërë gjeografinë e tyre etnike përfshirë edhe Kosovën si krahinë (edhe pse e tjetërsuar nga Serbia) e Shqipërisë.

Në historinë tonë të qëndresës e të lavdishme kombëtare, kanë bërë emër shumë heronj, martirë për çlirimin e trojeve të atdheut, duke treguar besnikëri, trimëri të pashoqe kundër forcave paramilitare e militare pushtuese edhe disa luftëtarë të shquar, veprat e të cilëve kanë rënë në heshtje për shkaqe të tjera të pararsyeshme.

Pra kalojnë vite, kalojnë dekada, ndërsa kujtimi për heronjtë dhe martirët mbetet i freskët në mendjet e familjarëve, farefisit në historinë e kombit tonë. Heronjtë dhe deshmorët janë celula identitare dhe krenaria e çdo populli. Herojizmi dhe martirizimi i atyre qe u sakrifikuan janë vula kryesore e lirisë. Kujtimi për ta pavarsisht shekujve, dekadava e viteve nuk shuhet dhe nuk zbehet asnjëherë, ata pavarsisht kalimit të stinëve mbetën gjithmonë të gjallë në memoriet e zemrat tona, ashtu siç është fryma e pranishme ndër njerëzit mbi dhe pa të cilen nuk ka jetë.

Një nder të panumërta kujtime është edhe ai për pinjollin e Jak Alisë-Nue Jakaj nga Ranoci i Zllakuqanit tē Lugut të Drinit, i cili permes torturave barbare në burgjet e UDB-së Jugosllave ra heroikisht për kauzë dhe ideal kombetar e që ka mbetur në mendjet e zemrat e brezave tanë, si lavdia, nderi dhe krenaria e Kosovës dhe Shqipërisë Etnike.

Historia e Nue Jakaj të cilin po e kujton familja (biri i Toma, një atdhetar dhe humanist nga Nju Jorku i Amerikës, të dashurit dhe farefisi i tij) në 126 vjetorin e lindjes është ajo e këtij pinjolli të fisit të Kqirës, emërndritur në historinë e farefisit, kombit që përballoi me dinjitet peshën e rëndë të persekutimit dhe burgosjës nga ana e UDB-së – regjimit totalitar komunist jugosllav.

Ky militant-admirues i Ballit Kombëtar, u lind me 7 gusht 1896, në fshatin Ranoc të Klinës. Rrjedh nga një familje aristokrate të fisme, atdhetare e fetare, më tradita të larta dhe të shquara, finsnikërie e bujarije, rrethuar nga dashuria dhe përkujdesjet e miqëve dhe të dashurve të tij, të cilët e mbështetën gjithmonë familjen e Jakajve.

Siç e kanë potencuar edhe shumë studiues të tjerë, Nou, s’bashku me vëllain e tij Pjetrin, mbeshtetën çetat e Nue Perlleshit, kundrejt çetnikëve të Kollashinit, të Kosta Peçancit (1943-1944). Nou, u angazhua fuqishëm në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij të vogël-Pjeter Jakaj (dhe të tjerëve siq janë Llesh GjoLleshaj nga Zllakuçani, Ukë Zeneli nga Gjurgjeviku, Rexhep dhe Sadri Hoti nga Resniku, Azem Koka nga Shtupeli, me të birin Ibrahimin,

Qazim Bojaj nga Kërrnica e Klinës etj.) i cili ishte luftëtar e mbështetës i elitave të “Ballit Kombëtar” pikërisht i Luanit të Dukagjinit Nue Përlleshit qe do të thotë se me ndikimin e Ndout (siq deshmohet edhe nga gojëdhënat dhe disa studiuesve) edhe likuiduan kryeçetnikun Radosh Toshiqi nga Koshi i Istogut. Në ç’rast soldateska e zezë e ZKZ-së apo UDB-së Jugosllave, menjëherë e arrestojnë, torturojnë barbarisht nacionalistin e “Ballit Kombëtar” martirin Nue Jakaj, i cili më vonë edhe nga torturat e marra ndërron jetë (dinjitetshëm për kauzë kombetare) më datën 6 shkurt 1948, duke lenë brezave nderin, lavdin e pavdekshme dhe idealin për një Shqipëri Etnike.

Jeta e këtij martiri-Nue Jakaj nuk mund të përmblidhet në një artikull të shkurtër. Ai meriton njē trajtim dhe një vëmendje dhe një përkushtim me të madh nga studiuesit dhe institucionet tona relevante lokale dhe qendrore.

Me këtë rast, lugdinasi Tomë Jakaj, nga Nju Jorku veq tjerash tha se pret qe shumë shpejt të promovohët një rrugë sipas një vendimi të miratuar nga asambleja komunale në Klinë e muajit maj të vitit 2015) në fshatin Ranoc e cila do të mbart emrin e martirit, Nue Jakaj njëkohësisht vazhdoi duke thenë se përkujtimi për dëshmorët e martirët e kombit, është një lutje, kujtim e homazh me tepër për sakrificën e tyre të cilët dhanë jetën për atdhe njëkohësisht në vazhdim tha se kjo ditë e sotme e ditëlindjës dhe e përkujtimit të babait tim, është një rreze dritë, ditë lavdie, krenarie dhe dhimbje, jo vetëm për familjën e farefisin por edhe trevën e Lugut të Drinit, Dukagjinit, mergatën dhe mbarë trojët tona.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e babait- Pushoftë në ombrellën e hyjnisë qiellore!” tha në fund biri i Nue Jakaj-Toma nga Nju Jorku.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.