PETKOVIQ, MASHTRUES E GËNJESHTAR!

0
393
Petar Petkoviq

Gani I. Mehmeti

Drejtori i të ashtuquajturëz Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kosova nuk është e interesuar për dialog por dëshiron vetëm konflikte.

Fakti se Kosova nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin tregon se nuk interesohet për të drejtat e serbëve, vazhdon Petkoviq. Por, serbët kanë të drejta disa here më shumë se të gjithë tjerët në Kosovë. Asociacioni nuk është për të drejtat, por për të krijuar një shtet tjetër brenda shtetit të Kosovës, prandaj nuk bën të formohet fare.
Petkoviq, si të gjithë serbët, një mashtrues e gënjeshtar i madh!

Përse këta nuk flasin se çka ju mungon serbëve në Veri të Kosovës nga të drejtat e tyre, por vetëm dinë të ankohen dhe të trillojnë e shpifin rreth të drejtave të serbëve. Ndërkaq, ne shqiptarët nuk dimë ta themi as realitetin qoftë për serbët me të drejtat e tyre diskriminuese pozitive dhe diskriminimin e shqiptarëve në Serbi, ku do që atje jetojnë. Sikur na e ka lidhur dikush gjuhën nyje, kur kemi të bëjmë me të dyja këto.

Me gjithë këto të drejta që i kanë serbët, dhe sërish ankohen kaq shumë!
Këta (serbët) atë që vetë e mendojnë dhe veprojnë për keq, ua mveshin të tjerëve. Kështu, ai thotë se Kosova nuk është e interesuar për dialog, por dëshiron vetëm konflikte, kur vetë I bëjnë konfliktet. E, sa konflikte ka shkaktuar Kosova ndonjëherë? Të gjitha konfliktet që nga krijesa e saj si Serbi, ata i kanë bërë me shqiptarët, për qëllime pushtuese të tokave tona.

Ata janë aq të paskrupullt sa, edhe kur okupojnë një vend, thonë se sikur e kanë çliruar! Edhe tani, vetë ata i krijojnë konfliktet, pastaj përpiqen t’ua lënë të tjerëve. Në asnjë mënyrë dhe asnjëherë, shqiptarët nuk kanë sulmuar askë, vetëm sa janë mbrojtur prej tyre, për aq sa kanë mundur.

Kush i sulmoi tani e disa here policët e Kosovës në Veri?
Edhe sot, më 6 gusht 2022 policët e Kosovës u sulmuan në Liqenin e Ujmanit, dhe serbët përpiqen të akuzojnë Xhelal Sfeçlën, minister i Punëve të Brendshme i Kosovës! Ndoshta “kanë të drejtë”, pse sulmuesit është dashur të arrestohen, më shumë me qëllimin që të shihet se kush janë dhe prej kujt janë të organizuar.

Vetë Vuçiqi para disa ditësh është deklaruar se nuk mund të bëjë dialog me Kurtin, me çka shihet se ai i bishtnon dialogut, jo Kurti. Mirëpo, ata thonë të kundërtën, se gjoja, Albin Kurti nuk dëshiron të dialogojë! Kjo krejt, pse Kurti nuk po shkon për shtati Vuçiqit, sikur bashkëbiseduesit e tjerë të Kosovës. Kurti po i tregon atë çka është reallitet, se Kosova është shtet, e, Vuçiqit nuk po i shkon për shtati, prandaj përpiqet t’i ikë dialogut. Por, Kurti edhe pse nuk i kishte prioritet bisedimet me Serbinë, ai nuk është duke u ikur bisedimeve, sado që po akuzohet edhe nga partitë opozitare shqiptare të Kosovës.

Kosova nuk ka goditur askë me armë nga serbët, serbët janë ata që gjuajtën dhe plagosën edhe policë edhe civilë të Kosovës. Ata pse gënjejnë, krenohen pse gënjeshtra për ta është bërë profesion, pa të cilën nuk mund të jetojnë. Ata janë falsifikatorët më të mëdhenj të historisë.

Prej kohësh është e ditur se kush është viktimë e kush sulmues, përkundër ankesave, akuzave e sulmeve që serbët ua bëjnë shqiptarëve.
Mirë që këtë e kanë parë sot edhe ndërkombëtarët, e nuk po kemi shumë nevojë t’i bindim.

Megjithatë, shqiptarët do duhej të bënin shumë më shumë për historinë e tyre, por që kjo është punë e historianëve dhe akademikve shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, për të plasuar të vërtetën tek tjerët, jo të rrinë duarkryq.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.