Raporti i FMN-së: Kosova, më e varfra në rajon

1
364
Qeveria e Kosovës - Flamuri

KlanKosova.tv, 05/08/2022

Është publikuar renditja e shteteve të botës nga i pasuri tek më i varfëri për 2022-ën, nga revista “Global Finance” e cila ofron raporte ekonomike, listime dhe lajme financiare.

Sipas këtyre të dhënave, për vitin 2022 Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, duke u renditur në vendin e 105-të në botë me 13,964 dollarë të ardhura për kokë banori.

Shqipëria renditet e 90-ta mes 192 vendeve në total të marra në analizë me PBB për frymë në 17,383 dollarë.

Në fillim të listës vijojnë edhe vende si Zvicra Emiratet e bashkuara Arabe, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara në vend të shtatë me 76,027 dollarë për frymë.

Por cilat janë vendet më të varfëra të botës? Listimi i tyre sipas PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerë tregon se në fund të listës janë vende si Burundi, Sudani i Jugut, Somalia, Nigeria, Republika e Kongos dhe vende të tjera afrikane.Në rajon, sipas renditjes, Kosova dhe Shqipëria janë më të varfërat në rajon, duke u radhitur në vendet 105 dhe 90, respektivisht.

Mali i Zi kryeson në rajon si vendi më i pasur me PBB më të lartë për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse.

Renditet në vend të 69-të në botë me 24,878 dollarë.

Më pas vjen Serbia dhe Maqedonia e Veriut të renditur në vend të 72 dhe 78 respektivisht. Bosnje Hercegovina në këtë renditje qëndron në vend të 88-të me 17,471 dollarë për frymë.

https://www.gfmag.com/global-data/economic-data/worlds-richest-and-poorest-countries

1 KOMENT

  1. Kjo eshte e bazuar ne ststistikat zyrtare, ne te cilat s’ka as 0,00001% saktesi.

    Kosova eshte me e zhvilluar dhe me standard me te larte se te gjitha keto, qe gjenden ne liste prej vendit 89 deri te KS.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.