Gazetari që emigroi: Mos i besoni më Gjermanisë!

1
198
Gentian Bellai

Nga Gentian Bellai, DRITARE.NET18 SHKURT 2023

Korrespondeti i Ora News në Vlorë, i cili para disa vitesh u largua si emigrant në Gjermani, mesa duket është zhgënjyer. Ëndrra gjermane nuk është realizuar. Ja çfarë shkruan ai:

Mbeten duke kërkuar hamallër këta. Vetë duan të punojnë zyrave ndërsa skllevërit modernë i duan të riparojnë shinat në borë, shi e breshër në të ftohtë dhe t’u japin një rrogë, se as për të ngrënë nuk del në fund të muajit. Çmimet dhe energjia kanë shkuar në qiell.

Gjermanët janë bërë dembelë nuk po punojnë më, ndaj ky shtet nuk ka më fuqi punëtore sepse ka ligje diskriminuese në punë për të huajt dhe po humbet interesin pasi ka burokraci të madhe e ligje të vjetra jo në interes të të ardhurve.

Mos i besoni më Gjermanisë. Pse do thoni ju? Bashkimi Evropian ka 350 milionë shtetas. Përse këta shtetas nuk kanë interes të punojnë në Gjermani? A ia keni bërë këtë pyetje vetes? Sepse paguajnë pak në krahasim me punën që bën e në krahasim me vendasit, klima është tejet e keqe, qiratë dhe çmimet shumë të larta këto dy vitet e fundit si dhe nuk të japin rrogën e 13-të me ligj, por nëse firma dhe pronari dëshiron. Si dhe nëse je i huaj edhe pse mundesh të jesh mjeshtër nuk të japin mundësinë të ngrihesh më tej në detyrë.

Ata duan vetëm të paguash sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe këto para të shkojnë për Gjermanët pas 30-40 viteve. Njerëzia këtë e ka kuptuar dhe nuk po u besojnë më hiles gjermane. Megjithatë jeni ju që vendosni dhe të zgjidhni.“, thotë ish-gazetari në një status të gjatë dhe të zemëruar nga Gjermania ku ka emigruar. /dritare.net

1 KOMENT

  1. Ky gazetar i marre, PASKA MENDUAR SE GJERMANIA KA NEVOJË PER MENAXHERA… EDHE PASKA SHKUAR TE PUNOJ SI DREJTOR I GJERMANISE… JO O AHMAK… ATA KANE NEVOJE PER HAMMALLA SIKUR TI… QE NUK DON ME JETOE NE SHQIPERI E ME PUNUE SI NJE NJERI I LIRE, POR DON ME U BO DREJTOR I GJERMNAISE PA pase as kualifikimin minimal as per hamalll e lere me per drejtor?!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.