Piktura Dante, Virgjili dhe Luciferri… të jetë Martini ky i fundit?
Kundër idulgjencave, por shiste librin e Zotit.
Reformator apo spekullant që bënte thirrje për therjen e të gjithë fshatarëve gjermanë të revoltuar nga mjerimi.
Ishte kunder shitjes së idulgjencave. Kjo po ishte një kauze e madhe që i jepte dinjitet në errësirën e mesjetës. Por Biblen që perktheu gjermanisht nuk e dha falas, i vuri çmimin sa pagesa vjetore e një guvernantje. Pra bëri para duke shitur Zotin. U tregua gjakatar me shpirt krimineli kur tha kryengritësit fshatarë gjerman të revoltuar nga mjerimi i therini të gjithë. Çfarë monstre paska qënë.
Mallkuar ai dhe vepra e tij që nga reformator u kthye në persekutor i paskrupullt. Kam pas respekt për Kishen Protestane po ky Martini paska qenë vetë djalli me lëkurë njeriu. Në kazanin me katran ju shoftë qiriu.
Dhe e mbajnë si shenjtor. Bota shkon drejt drtitës, por cave, me miliona këta ca, ju pelqen të hyjnizojë errësirën.
Lavdi Volterit dhe iluministëve të tjerë të mëdhenj francezë, që ndriçuan mendjet njerëzore, që bota të vinte aty ku është a akoma më tej aty ku duhet të jetë.
Kol Shkodrani
19 shkurt 2023