Nga KALOSH ÇELIKU
Xha Deralla lindi në vitin 1842, dhe sipas amanetit që e la përsëgjalli: mos ta përcjellin rrugës pranë xhamisë ku e priste Xhebrahili ta fus në “Xhehnem” (Ferr), por rrugës pas “Çuke” t’i futet tinës në “Xhehnet” (Parajsë). Dhe, iku nga kjo botë në vitin 1950 (108 vjeç). Një vit para lindjes time në Katund?! Pasardhësit të humorit dhe satirës. Autorit të librave: Trumbetat e Telallit (1992), “Kali Trojës” nëpër “Bit – Pazar”(1994), Si u ndava me Gruan time (satira, 2001), Kur bërtet “vojvoda” e pjellë Kurvë Partia (satira, 2008), Xhadia (piblicistikë letrare, 2011), Rrufjani (publicistikë letrare (2012), Lavdi “heronjve” të Xhadisë (publicistikë letrare, 2014), PYKË shelgu (publicistikë letrare, 2019), “Kali Shemës” pas porte (publicstikë letrare, 2021), Lufta me Penë (publicistikë letrare, 2022), Jeta është Luftë (publicistië letrare, 2023), Përtej Ditës Nesërme (publicistikë letrare, 2024) etj.
Kontribut të madh, humoristi dhe satiristi Xha Deralla dha në fushën e humorit dhe satirës mes shqiptarëve në Kërçovë. Edhe, në qytetet e tjerë përreth. Poashtu, edhe në atë të valleve dhe këngëve popullore. Në fushën e humorit dhe satirës, anekdotave, qe një legjendë e shekullit. Përderisa, për Nastradin Hoxhën thuhet se ka qenë një legjendë e krijuar nga populli, Xha Deralla ka qenë një humorist dhe satirist i vërtetë shqiptar, që lindi dhe u rritë nga gjiri i popullit shqiptar. Anekdotat dhe shakatë e tij të kripura me humor, u bartën brez pas brezi nga gjenerata në gjeneratë.
Anekdotat për xhandarët e serbit, dhe hoxhën e “All’ahut”, si dhe shumë të tjera vlera artistike të humorit dhe satirës, ende janë gjallë gojë më gojë të popullit, që së shpejti pritet ta shohin dritën edhe si libër. Pse, jo: edhe në përmendore te sheshi “Ureja”, para portës të Xha Mazllëmit, në Katundin Cërvicë. Shkam, ku e kalonte edhe më së shumti kohën e lirë në pusi të personazheve të anekdotave. Shkak, që shumica e udhëtarëve të katundeve përreth, frikë kishin të kalojnë nëpër katundin Cërvicë për të shkuar te fshatrat përreth: Përtejzalli, Kolibare dhe Zajaz.
Xha Deralla interpretoi dhe krijoi një numër të madh të këngëve dhe valleve popullore. Këngë të cilat vlen të përmenden: Kënga e Rumelisë (dëshmi historike), kantautor vetë Xha Deralla. Dhe, këngët tjera popullore: Kur boni hana për me dalë, Kënga e Elifes, Vjeshta moj virone, Kënga e Hasimes, Vijnë pampurat, Kënga e Gjylefajës, Kënga e askerëve etj.
Vite me radhë, jemi përpjekur të organizojmë një manifestim kulturor tradicional: Ditët e Humorit dhe Satirës, në Kërçovë. Po, nuk e deshi Zoti deri në vitin 2003 t’ia hedhim themelet. Vendimin e morëm si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar që në vitin 1999, në Shkup. Pse, e zgjodhëm si qytet mu Kërçovën? E zgjodhëm se, në Cërvicë të Kërçovës ka lindë dhe jetuar e vepruar njëri ndër humoristët dhe satiristët më të mëdhenj shqiptar në “Serbinë e Madhe”: Xha Deralla. Nastradin Hoxha, nuk dihet me siguri, a ka jetuar dhe n’çvend, dyshohet se është personalitet i trilluar nga populli. Edhe, pse: anegdotat e tia qarkullojnë ende gojë më gojë. Xha Deralla ka vendlindje dhe krijime humoristike e satirike në gjirin e popullit shqiptar. Dy: në Kërçovë më shumë se në çdo qytet tjetër ka ende shkrimtarë, që janë marrë dhe merren me humor dhe satirë.
Në vitin 1988 – 1999 shpërtheu edhe Lufta në Kosovë. Probleme kombëtare, politike dhe vështirësi ekonomike, të cilat i përballonte në atë kohë me vështirësi Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë. Përveçse me organizimin e jetës kulturore në IRJ të Maqedonisë, duheshte të merret edhe me strehimin e shqiptarëve kosovarë të dëbuar nga trojet e tyre etnike në lokalet e saj edhe pa kushte minimale humanitare jetese, as për vete. Reagimeve me anë të kumtesave kundër dhunës ndaj shqiptarëve në mjetet e informacionit, dhe deri tek organizatat e ndryshme botërore. Përkrahjen, që i dha vite me radhë hapjes të Universitetit të Tetovës.
Organizimin e manifestimit kulturor tradicional ndërkombëtar: “Ditët e Naimit për Kosovën” në Kampin e të dëbuarve kosovarë në Çegran (1999), dhe “Takime nën Rrap” (1997), që i kishte mbi shpinë. Vite më vonë, edhe Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Edhe atë, dihet në mes të dy zjarreve: nga njëra anë e maqedonasve, dhe ana tjetër e mashave politike shqiptare në pushtet, që i ngatërroheshin me vite nëpër këmbë.
Megjithatë, qëllimi dihej: Rruga për në “Baba Tomor”. Malin e Perëndive, ku pihej vera, lindëte Poezia. Dhe, bëheshte dashuri me Zanat e Malit. Patjetër, duhej hip në “Baba Tomor”. Dhe, kështu nga viti në vit shtyhej ky manifestim i veçantë kulturor – artistik të jetë tradicional. Nuk e donte edhe Zoti të hipin shqiptarët në Malin e Perëndive, “Baba Tomor”.
Në vitin 2001 plasi lufta edhe në IRJ të Maqedonisë. Edhe një vit humbje. Dhunë. Flakë. Frikë. Varfëri. Viti 2002, me probleme edhe më të mëdha politike dhe ekonomike. Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar, përsëri ballafaqohej me vështirësi të mëdha ekonimike e politike. E vazhdonte jetën mes dy zjarreve, si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar gjoja si “paralele” në IRJ të Maqedonisë, (maqedonasëve dhe shqiptarëve), ku gati për çdo vit konkuronte në Ministrinë e Kulturës sipas konkursit të hapur me programin e vet vjetor. Në mes të tjerave edhe me këtë manifestim kulturor, Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Po, fatkeqësisht nuk ndihmohej ky manifstim kulturor i vetëm në IRJ të Maqedonisë, ku vetë një manifestim të këtillë nuk e kishin maqedonasit. E shi, sipas tyre donin ta organizonin shqiptarët.
Vite me radhë u shpeshtuan sulmet politike partiake ndaj Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar. U angazhuan edhe mashat shqiptare të partive politike partiake të strukura në Ministrinë e Kulturës me vende pune partiake dhe honorare marramendëse. Programet e Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, edhe pse: ndihmoheshin me shuma materiale qesharake, përsëri paguheshin të cunguara dhe me vonesa të mëdha disa vjeçare. Ose, nuk paguheshin fare.
Në fund, i përveshëm vetë mëngët deri në bërryla, dhe në vitin 2003 për herë të parë i shtimë themelet e Manifestimit të parë Kulturor: Ditët e Humorit dhe Satirës: “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Erdhën satiristë nga të katër anët e Atdheut. Edhe, Bota. Kërçova historike ato ditë kishte festë poetike. Pasardhësit, e Xha Derallës në mes të fshatit e shtruan edhe Sofrën poetike – satirike: “XHA DERALLA”. Poezitë e tyre i lexuan penat më të njohura të humorit dhe satirës mbarëkombëtare. Dhe, bota. Artisti i popullit, Him Koça për disa çaste në mesin e të pranishmëve dhe fshatarëve i solli për herë të parë edhe vargjet satirike të Ali Asllanit: “Hani, pini dhe rrëmbeni!…”
Dhe, ja pas kaq vitesh lufte me poezi për kulturë shqiptare, me forcat tona, ndihmën e miqëve poetë, Klubit të Shkrimtarëve “Mugullimi”, në Kërçovë dhe mbështetjen minimale materiale të Ministrisë së Kulturës, pronarit të Hotelit “Kërçova”, dhe Xhemës, pronarit të Restorantit “Roma”, ky manifestim kulturor arriti të mbahet për herë të dytë dhe të shtatë në Kërçovë. Dhashtë Zoti, Nesër të jetë Tradicional Ndëkombëtar. Njëherit, të tubojë penat më të njohura të humorit dhe satirës nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe Diaspora, me të vetmin qëllim: të bëhet tradicional dhe ndërkombëtar, të ketë jetë të gjatë, sa vetë humoristi dhe satiristi Xha Deralla, brez pas brezi në gjirin e popullit shqiptar. Edhe, Ringjallje te “Çifligu i Xha Derallës” me ferra, te “Përroni i Thanës”, ku zogjtë i kanë ndërtuar çerdhet shekullore pranë Burimeve malore, dhe për çdo pranverë ia thonë këngës mes atyre maleve.
Dhashtë Zoti, këtë vjet që erdhi (2024), në fshatin Cërvicë, vendlindjen e Xha Derallës e përurojmë edhe librin e tij me anekdota “XHA DERALLA”. Dhe, e zbulojmë përmendoren e tij te “Ureja”, në vendlindje. Vendin, e preferuar gjatë verës dhe Dimrit madh, para Portës të “Xha Mazllëmit” në Katund, ku rrinte para porte Plaku mjekërbardhë njëqindvjeçarë, dhe u kishte vënë pusi me anekdota xhandarëve të serbit, dhe Hoxhës “Allahut”, rrëzë maleve të Çelvjollcës, në Katund, me Dy shtama verë të Zanave Malit…
Poetët para Muzeut të Luftës Dytë Botërore,
rrëzë Kalasë historike në Kërçovë (2014)…
SHKO MINISTËR NË KATUNDIN TIM
(Ripublikim: Elegji me çifteli: ripunim sipas poezive
të Rilindasëve Shqiptarë).
NGA KALOSH ҪELIKU
(EH, KALOSH!)
Miku im Kalosh Ҫeliku
Tharë e mbledhur si pal’ fiku
Bëri “bam” dhe këtë herë
Shiti pyllin, bleu verë.
La mjekër si Ali Pasha
Për të “holla”, për të “trasha”.
S’mund të rrijë i ftohtë si bora
S’ka lezet bota pa “horra”…
Gaqo BUSHAKA (Shqiperi)
(TRUSAKATËT FRYMËN
NA E KANË ZËNË)
(Në stilin e Ҫajupit)
Popull trim me fletë
Votën e ke dhënë vetë!
Të kanë vjedhur, të kanë humbur,
Të kanë tundur edhe shkundur.
Bëre e ç’nuk ke bërë:
Bëre një histori të tërë.
Linde burra edhe gra
“Patriotë“ me kokën n’tra.
Bëre edhe shumë të mira,
Polle edhe egërsira:
Polle ujkun dhe arinë
E polle edhe Kurvë Partinë.
Dy shqiptarë – parti tri
“Demokratë“ e trusakatë
Shumë nga ata të pistë.
Kur do të shporret kjo farë
Shqipëria do vejë mbarë!
Kur të hedhësh votën sot,
Mblidhe mendjen bëje top,
T’i shkulim me degë e rrënjë,
Se frymën na e kanë zënë…
(BARIU ME KËRRABË QEVERISË
VITIN E RI IA URON)
(Në stilin e Mark Krasniqit)
Bariu me kërrabë, Qeverisë
këtë Vit të Ri urime:
me thasë i dërgon:
së pari, o burra të keni
shëndet e jetë të gjatë!
Pasuri e miq ideali
dhe shqiptarë argatë!
Euro, dihet me gomarë
të m’i dërgoni në mal.
Kopenë të mos ma vrisni
me “ branitela “, gjeneral!
Barinjt të mos m’i trembëni
edhe miqtë e mi qentë:
me granata, predha
e ruso – helikopterë,
mos mi vrisni “dhentë”!
Qentë me dy këmbë. Heu,
mos mi lëshoni ndër berra!
Pranvera kur vjen, shkaku:
mi trembëni edhe ato shqerra!
Edhe Gruevski boksier
kurrë mos më raftë ndër stane!
Barinjtë të mi trembë, qentë
Me polici e hapsane.
Ali Ahmeti ty, kurrë me UÇK -në
mos të daltë kaçak – armik!
As Arbeni dhe Menduh Thaçi
që, i keni partner strategjik.
Këtë Vit të Ri urime! Urime
Me thasë edhe ty, o Babë!
Të hyni në Bashkimin Evropian
U dërgon nga stanet:
BARIU ME KËRRABË!…
(SHKO MINISTËR
NË KATUNDIN TIM)
(Në stilin e Filip Shirokës)
Udhembarë, erdhën zgjedhjet e reja,
Shko ministër tue fluturue!
Prej Shkupit n’dhena tjera
Fusha e male tue kërkue;
N’Kërçovë shko pra fluturim,
Shko në Cërvicë, katundin t‘im!
Shndet prej mejet të m’i falesh
Saj’ shpis’ vjetër ku jam le,
Me ato vende rreth t’përfalesh
Ku kam shkue kohën e re;
Atje shko, pra fluturim
Fal me shndet katundin t’im!
Shko n’at “Çukën” ku jam rrëzue
Me shokë t’mi shokt e fminisë!
Shko n’ato dardha ku kanë mrizue
Delet rrunza të beçarisë!
Atje shko, pra fluturim;
Fal me shndet, Katundin t’im!
Me ato male, me ato kodra,
M’difto pra, kur ke shetitun!
Me ato prronje rreth t’përfalesh;
N’ato fusha qi m’ka Kërçova,
Të lulzueme aty t’ndalesh.
Me m’shkue n’Cërvicë fluturim,
Me m’ju falë katundit t’im?!…
Tue i ra fyellit me ambëlcim;
Fal me shndet Katundin t’im!
T’mujshe edh’ un me fluturue,
Dojsh’ edhe un me u nisë me ty,
Dojshe n’ Cërvicë me kalue,
M’e pa prap at vend me sy!…
Por… ti shko atje fluturim;
Dhe, mjele edhe ogiçin t’im!…
Dhe kur t’mrrish në Fushë t’Cërvicës
Ministër, ulu me pushue;
kam nji vorr n’at vend t’vajit
T’xha Derallës qi m’ka mjerue.
Qaj me za t’përmallshëm shqim
Nji kang t’anden gjith vajtim!…
(MINISTËR EJA!…)
(Ne stilin e Kalosh Çelikut
me ndihmen e Rilindaseve)
Mirë se vjen, me krahë të letë,
Ministër, tuj fluturue!
Mirë se vjen! M’ket anë të xetë
T’dheut Shkupit me dimnue:
Eja, pra, ktu fluturim
M’gzo me atë za gjith ambëlcim!
Kur je nisë t’kam porositun
Atje larg t’shkojsh kah Malësia!
M’difto pra, kur ke shetitun
A t’kan ra n’mend fjalt e mija?
Me m’shkue n’Cërvicë fluturim
Me m’ju falë Katundit t’im?!…
Atje malet n’i paç pa
Janë prej boret nalt zbardhue.
N’ato fushat në paç ra,
Janë me lule lulëzue.
Atje n’paç vojtë fluturim
Aty asht Katundi i im!
Barit t’njomë gjith atje veshen
Çuka e kodra, e atje ndinë.
Tue këndue blegtoreshen
Qi kullotë rreth bagtinë:
Atje n’paç vojt fluturim,
Aty asht Katundi im!
N’Kërçovën t’ime të Shqypnisë
Burrat lejnë qi s’dijnë ç’asht friga,
Cucat e bukura t’urtësisë:
Atje rroken fytas me shtriga.
Atje, n’paç vojt fluturim
Aty asht Katundi i im!
A u ke thanë se un t’kam çue
Nën ato male, nën at Zabel.
A u ke thanë se kam lotue
Kur t’kam nisë dhentë me i mjel?!
A, e ke thanë, t’përmallshme shqim,
Kangën t’ande gjith vajtim?!…
Pra ministër, kah ke shetitun
Katundin t’im a e ke pa?!…
N’ato vende ku ke rritun.
N’mend për mue a të ka ra?
Me m’shkue n’Cërvicë fluturim
Me i mjel dhentë e Katundit t’im?!…
(DATE KOÇI:
MINISTRI U KTHYE)
(Në stilin e Luigj Gurakuqit, i përgjigjet:
Date Kalosh Çelikut):
Ti ministrin e ke porositun
Vendin t’and me shkue me t’pa!
Nëpër Kërçovë me shetitun,
Mbi vorr t’Xha Derallës me qa!
N’mrize t’Cërvicës ‘i herë m’u ndalë
Me delet e tua m’u përfalë.
Erdh njimend, e nëpër Kërçovë
Shum kërkoi tue fluturue.
Rrugës, n’livadhe, n’mal e n’Berikovë
Me kangë t’vet na ka gazmue;
N’fush’ të Cërvicës asht ndalue
E, mbi vorrin e Xha Derallës ka vajtue.
Në Cërvicë ktej porsa mrrini
Deleve t’uej i u fal me shndet.
Nëpër vathë, nëpër dele hini,
Me t’a hjekë at kasavet.
E n’shpi t’vjetër ku ke le
ka goditë Vathën e re.
Por kur kthej, me t’thanë a diti
Barinjt, katundin, pun’t si i la?
Para sysh Kërçovën a t’qiti,
A e harroi ndoj send belda?
A t’kallxoi gjithshka kish pamun
Si mes deleve kishte qamun?…
Mirë po shoh se ke shum mall,
Për mue u gjetë nji herë n’Kërçovë;
Ik, pra e eja për të gjallë!
Me miq t’u m’u knaq, m’u ngi
Eja vetë Kërçovën m’e pa,
Eja vetë n’Cërvicë me qa!…
(Nga libri me satira: Kur thërret “vojvoda”
e pjellë Kurvë Partia, Shkup 2008).