NJË LIBËR PËRKUJTIMOR KUSHTUAR 100 VJETORIT TË PAVARËSISË

0
442
Libri 100 vjet pavarësi

Nga: Isak A H M E T I

Kam në dorë librin me vlerë: 100 VJET PAVARËSI, të ciln me dedikim ma ka dhuruar DOM NDUE GJERGJI, aktualisht famullitar i Kishës Zoja Pajtore në Detroit, e që është botuar në një formë shumë luksoze nga EB “GJERGJ FISHTA”, Lezhë.

Ky libër, që paraprihet nga një HYRJE, shkruar nga Frano Kulli & Nijazi Muhamedi, përmban kumtesat e KONFEREMCËS SHKENCORE, që i ka zhvilluar punimet në ambientet e Kishës Zoja Pajtore kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë e ku ishin mbledhur së bashku, në një tryezë historike e solemne, personalitete dhe intelektualë të shquar të komunitetit shqiptar në Michigan dhe të diasporës shqiptare në Amerikë, historianë, studiues, intekektualë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ky aktivitet /AKADEMIA SHKENCORE/ ishte ideuar dhe realizuar nga Dom Ndue Gjergji, famullitar i Kishës Zoja Pajtore, ndërsa ishte moderuar nga Lukë Junçaj, Valentin Lumaj dhe zonjat Gjelaj e Palushaj.

Kumtesat që janë përfshirë në këtë libër, janë strukturuar dhe renditur sipas shijes dhe kritereve të Frano Kullit & Nijazi Muhamedit. Ndërsa libri, sipas Kullit & Muhamedit (fq.11), është botuar me ndihmën e pakursyer të Dom Ndue Gjergjit “zelltar i dëvotshëm apostullimi dhe admirimi veprash atdhetare dhe kulturore kombëtare” (vep.e cit.poaty).

STRUKTURIMI I LIBRIT

Libri në fjalë, të cilin po ju paraqesim këtu, është strukturuar në tri pjeSë:

PJESA E PARË: AKADEMIA SHKENCORE

Fjala e dr. Gjeka Gjelajt në çeljen e akademisë shkencore
Përshëndetja e Donika Bardhës për 100 vjetorin e Pavarësisë
Fjala e rastit e Dom Ndue Gjergjit
Përshëndetja e Don Fran Kolës në 100 vjetorin e Pavarësisë
Përshëndetja e Dr. Eliton Pashaj, Dervish i Teqesë Bektashiane “Baba Rexhepi”
Përshëndetja e Lukë Junçaj
Përshëndetja e z. Valentin Lumaj, moderator i Simpoziumit

LIGJERATA

Sami Repishti, Ph.D.
NJIQINDVJETORI I SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHTETIT SHQIPTAR
ANTONIO Bellusci
FENOMENI NDËRKULTUROR ARBËRESH NË ÇËSHTJEN E PAVARËSISË TË “KOMBIT SHQIPTAR”…
Prof. Dr. Shaban Sinani
NJË KOLEKSION KËNGËSH POPULLORE NGA DOM NIKOLLË KAÇORRI

Prof. Dr. Kaliop Naska
ISMAIL QEMAJLI NJË NGA RILINDASIT E MËDHENJ
Gjovalin Kaçorri
IMZOT NIKOLLË KAÇORRI-FIGURË E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTAR
WILLY Kamsi
LUIGJ GURAKUQI-FIGURË THEMELORE NË SHPALLJEN E PAVARËSISË
Jusuf Buxhovi
KATËRMBËDHJETË PIKËSHI I HASAN PRISHTINËS DHE PAVARËSIA
Mërgim Korça
LUIGJ GURAKUQI-NJË NGA PERSONALITETET E MËDHA TË KOMBIT
Naum Prifti
“100 VJET VATËR”
Ardian Ndreca
KISHA KATOLIKE DHE KONTRIBUTI I SAJ PËR KOMBIN SHQIPTAR
Fran Camaj
KRYENGRITJA E MALËSISË, PRELUD I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Prof. Dr. Bahri Brisku
KONTRIBUTI I SHQIPTARËVE TË ULQINIT DHE PLAVËS E GUCISË PËR 100 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Nijazi Muhamedi
ARKIPESHKVIA SHKUP-PRIZREN NËPËR RRJEDHAT E ZHVILLIMEVE DHE NGJARJEVE PËR PAVARËSI

PJESA E DYTË: AKADEMIA SOLEMNE-FESTIVE

Falënderimi i Konsulit të nderit, Ekrem Bardha
Franz-Llesh Grishaj – 100 Anniversary of the independence of Albania
Përshëndetja e z. Alfons Grishaj – Në mbrëmjen solemne të 100-vjetorit të Pavarësisë
Përshëndetja e kongresmenit Gary Peters
Përshëbetje dërguar nga z. Genc Pollo
Prof. asoc. Dr. Tonin Gjuraj – Fjala kryesore në 100 vjetorin e Pavarësisë

PJESA E TRETË: “T’TANA TOKAT NJI SHQIPNI”

(Aktiviteti kulturo-artistik dhe mbrëmja gala(darka).

Te pjesa e tretë e këtij botimi, krejt në fund, kemi plot foto në kolor që i japin një sharm të veçantë këtij botimi, që ëshë një kontribut i veçantë, shumë i çmueshëm, me rastin e shënimit dhe përkujtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Kuptohet, një meritë e veçantë për këtë i shon Dom Ndue Gjergjit pa harruar këtu edhe gjithë ata që kontribuan në një mënyrë ose tjetër në organizimin e këtij evenimenti kulturor

SIMPOZIUMI SHKENCOR
FESTIMET SOLEMNE

24-25 NËNTOR 2012.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.