K O R A L I

0
Atdhe Geci

K O R A L I

Në Roganë është një gur i lashtë
i lashtë sa stërgjyshërit pellazgë
i lashtë sa gjaku i gjuhës shqipe
dhe i një moshe me Thotin ilirik
Ai gur më ka rrëfyer plotë gjëra
për këngët e barit dhe të luleve
për këngët e agimeve në djepa
dhe për këngët e Trojës dardane.
Ai gur i shenjtë i Roganës ilire
është një monument i natyrës
i mbrojtur nga rrjedhat qiellore.
Sytë më japin pamje të vërtetë
ai gur i vënë në këmbë të veta
është nga neoliti i hershëm dhe,
është i vjetër sa perënditë antike
dhe pjesëz e një vullkani vendas
Trim, mos e ndalë lërimin arave
se je zot i plorit për të mbjellat
Koral, ti e di se Guri fillimisht e
rrëfen jetën e vet, e krej mëpataj
jetën e pemëve dhe të zogjve,
jetën e natyrshme të stinëve dhe
jetën e pasur të kopshteve këtej!…

Atdhe GeciDortmund, 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.