Pronarët e qenve si mëkatarë të klimës? Studimi tregon se sa të dëmshëm janë miqtë me katër këmbë për mjedisin

0
693
Hund Öeko Umwelt CO2 klima studie Berlin

Studiuesit kanë zbuluar se qentë shtëpiake kanë një ekuilibër të dobët ekologjik. © dpa

SHTRIM PUTASH CO₂ NGA MIQTË ME KATËR KËMBË

Nga Zülal Acar, FNP.de22.06.2021 – Përktheu Arben Çokaj

Studiuesit nga Berlini kanë zbuluar se mbajtja e qenve ka një efekt negativ në ekuilibrin ekologjik. Por pse në fakt?

Berlin – Ne i duam dhe shpesh i përfshijmë në rrethin më të ngushtë familjar. Qentë kanë qenë pjesë e jetës njerëzore për mijëra vjet. Dhe veçanërisht gjatë pandemisë së koronës (*raporton FNP), ndërsa distanca sociale dhe puna nga shtëpia janë bërë normale*, qentë janë bërë edhe më të rëndësishëm për shumë njerëz. Pra, është logjike që numri i qenve të sapo adoptuar është rritur gjatë krizës së koronës*.

Në këtë vend, gjithnjë e më shumë njerëz po marrin një mik me katër këmbë. Një gjë është e sigurt: qentë janë të mirë për njerëzit. Por padyshim që ka një rreng. Shkencëtarët në Universitetin Teknik të Berlinit (TU) kanë zbuluar se mbajtja e një qeni ka një ndikim të madh për klimën. Sipas studiuesve në revistën Sustainability, mesatarisht 630 kilogramë CO₂ krijohet për çdo kafshë në vit.

Shënim i redaktorit
Ky artikull u botua fillimisht më 22.06.2021. Meqenëse është ende relevante për lexuesit tanë, ne e kemi ripostuar në Facebook.

Gjurmë ekologjike: Qentë prodhojnë 8.2 ton CO₂ për kafshë

Si pikënisje për llogaritjet e tyre, shkencëtarët morën një qen, që peshonte rreth 15 kilogramë dhe jetoi për rreth 13 vjet. Çfarë do të hante, pinte, sekretonte, konsumonte etj. ky qen gjatë jetës së tij? E gjithë kjo është përfshirë në llogaritjet.

Në përgjithësi, ekipi nga TU Berlin ekzaminoi 15 “kategori të ndikimit në mjedis” – të tilla si ndryshimet klimatike, smogu etj. Doli se një qen në pronësi të një njeriu lëshon mesatarisht 8.2 ton CO₂ gjatë jetës së tij. Një sasi e konsiderueshme, duke pasur parasysh se kjo është e barabartë me emetimet e gazit serrë të një duzinë fluturimesh vajtje-ardhje nga Berlini në Barcelonë, shpjegojnë studiuesit.

Ushqimi i qenve është përgjegjës për 90 për qind të ekuilibrit të dobët ekologjik. “Mishi për prodhimin e ushqimit të qenve ndoshta nuk vjen as nga ferma organike në Uckermark dhe as nga livadhet alpine bavareze. Vjen nga bujqësia në fabrikë me efektet e njohura sociale dhe ekologjike”, thekson kreu i studimit, Matthias Finkbeiner.

Ky problem mund të lehtësohet pak duke blerë ushqime organike për kafshët shtëpiake. Edhe një kafshë më e vogël do të përdorte mesatarisht më pak burime dhe do të prodhonte më pak CO₂ sesa racat më të mëdha të qenve.

Përveç nevojës për ushqim për qentë, jashtëqitjet e kafshëve janë problematike edhe nga pikëpamja ekologjike. Fosfori, azoti dhe metalet e rënda, që përmbahen në jashtëqitjet e qenit helmojnë dhe mbifertilizojnë tokën dhe ujin.

Në një deklaratë për shtyp, Finkbeiner thotë se çdo pronar qeni duhet të ketë parasysh “që pothuajse një e treta e buxhetit të CO₂ konsumohet tashmë nga qeni“.

*FNP është një ofertë nga IPPEN.Media.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.