Nga Engjellushe Sheme Koltraka
Në çdo mal të shqipes etnike
Hareshëm shpërthen lule zonja.
Çupat harlisur si rreze drite
Me dashurinë ojna, ojna!
Djemtë Ilirianë sypetrita
U hedhin romuze çupave tona…
Rreth burimit rrotull i sillka
Dashuria ojna,ojna…
Që Kur Zoti krijoi njerinë
Ai krijoi dhe dashuriné
Gruan e krijoi nga brinja e burrit
Dhe i fali hiret e nurit…
Syri është kamera njerëzore
Dallon brinjen dashurore
Burrë e grua lidhen përjetë
Me një dashuri të vërtetë.
Baballarët këshillojne me ëmbëlsi
Fjalë të ëmbëla nuk të thotë njeri…
Si mishi me kockën janë burrë e grua
E dashuria e pastër si ujë në krua.
Ka plot thënie të tjera
Këshilla është si pranvera
Që vjen me lule shumë
Me ëmbëlsinë e saj të vë në gjumë.
Baballarët na thonë me qetesi
Jo gjithmonë e qetë është koha
Ka verë, ka dhe stuhi
Ndaj mos u gridni për gjëra të vogla.
Mos lejo hidhërimin të vras ditën
Se koha ikën, nuk kthehet pas.
Dhimbja shkon e vjen si stinët
Mos u mbyt kurrë në vaj e maras…
Mbahu ti siç mbahet qeparisi
Mos u lëkund si purtekë e thatë
Rri trimëreshë si bijë fisi
Gjithmonë do të keshé timen uratë.
Hidhi sytë rreth e rrotull…
I njejti Komb, i njejti popull
Shqiptari gurin e bren me dhëmbë
Nuk pranon ta shkelin me këmbë.
Kjo është toka e heronjve
Toka e të gjitha kohërave
Homeri ketu gjeti Akilin
Këtu ngjan babai me të birin.
Ojna,ojna dashuria e Helenes së Trojes
Me Paridin qenë bukuria e kohës
Kalaja u bë grumbull i rrënojës
Nga magjia që erdhi prej ojnës…
Odiseja ishte mjeshtër i ojnës
Ojna u bë legjende si Kali i Trojës
Në fillim grekët nuk e morën Kalanë e Lisusit
Odiseja përgatiti një kalë me dru të lisit.
Barkun e kalit e mbushi me luftëtarë
Trojanet nga bukuria e kalit në gjumë ranë.
Duke e lënë pa mbrojtje Kalanë.
Në mes të natës nga greket u vranë.
Nga këto troje është Akeksandri i Madh
Ndaj grekët fjalës mos t’i vënë gardh…
Kétu turqit gjetën Skënderbeun
Heroi ynë që tronditi dheun.
Këto janë njerëz të një race
Që e dallojnë armikun në terr nate
Këta janë njerëz të një gjaku
Nuk durojnë hasmin te pragu.
Kështu tha dhe Lafonteni
Krenarinë stoli e keni
Bukur i përshkroi shkrimtari francez
Shqiptari me një shkëndi zjarrin e ndez.
Dashuron dheun te votra
Aty ku i ka rënë koka
Dashuron babë e nënë
Që të rrisin një pëllëmbë .
Dashuron vëlla e motër
Siç dashuron mal e kodër
Siç dashuron përroin e lumin
Ojniku i detit të heq gjumin.
Goca qëndis shaminë me ojna
E zbukuron të bardhat oda
Me ojna qëndis këmishën e djalit…
Që e do si sytë e ballit.
Ojna janë dhe këto
Çupa bën sikur nuk do
Djali t’i lutet sa më shumë
Fjalët e ëmbëla t’i rrjedhin lumë.
Nganjëherë ojnat janë naze
Kur e do gjellën taze
Naze bën kur nuk do punën
Kur të shtruar kërkon gunën.
Për t’u pëlqyer sa më shumë
Me romuze seç u zunë
Hiqet njeri plot ojna e teka
Sa t’i realizohet e veta …
Sa e bukur lule zonja
E bëri për vete me ojna
Djalin Ilirian syshkruar
E shtrëngoi fort në krahëruar.
Ojna bëjnë dhe krushqia
Kur marrin nusen, lidhet miqësia
Për disa krushq, cilësi të jep mençuria
Për disa të tjerë, cilësi të jep trimeria.
Kur shkon te miku, të vënë në krye oxhaku
Do ndeshesh me filozofë te konaku
Duhet të përgjigjesh kur dikush të pyet
Përgjigju saktë, mos të të ulin kryet.
Trimat duhen kur kaçakët të zene udhën
Përballen me ta e kurrë nuk tuten…
Plumbin allties ia mbajnë në gojë
Kaçakut i përgjigjen si ta dojë!
Dasmorëve u prinë
Flamuri i Kastriotit
Për këtë flamur që ndrinë
Kanë dhënë besën e Zotit.
Të ngrijë krushqit nuk ka kallkan
Nusja ballin lart e mban
Se në dasmën e shqiptarisë
Kjo është nusja e lirisë.
Dasma në truallin e Pellazgjisë
Fort shkëlqen prej stolisë
Me pajë dhëndri merr një nuse
Mbushur plot disa sënduqe.
Bien defe, gjëmojné tupana
Gëzojnë halla edhe nëna
Po vjen nusja me krisma pushke
Në mjalt ngjyen një misërnike.
Nusja puth qemerin e derës
E mbahet te krahu i vjehrrës…
Plot romuze gjëmon kënga
Kulla tundet nga vallet e rënda.
Kur vjen nusja, vjen mbarësia
Plot fëmijë mbushet shtëpia
Ndaj nuk shuhet ILIRIA
Këtë traditë ka Pellazgjia.
Dhe kur shtypen prej dushmanit
Ruajnë traditat e vatanit
Ruajnë rite e zakone
Mijëra vjet, kohë pas kohe.
Dashuria ojna, ojna
Lulëzon në trojet tona
Ojna, ojna është dhe jeta
Në ojën të jetës unë mbeta.
Ojna ime është e hidhur…
Pa Preshevë e pa Çamëri
Zemra ime është e ndrydhur
Pa mal Sharri e pa Guci.
Ojna ime do marr kuptim
Me dashuri e me bashkim
Të bëhen një trojet e Pellazit
E plot ojna dashuria e shqiptarit.
Ojna kurrë nuk tretet
Bashkë me Trojen aty mbetet
Siç nuk shuhet në qiell yjësia
Kurrë nuk shuhen trojet e mia.
Tiranë, më 22/04/2026
Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar










