Kujtojmë deklaratën e Vuçiqit pas sulmit terrorist në Banjskë: “Radoiçiq dhe djemtë që kanë marrë pjesë, janë krenarë me këtë!”

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Serbia historikisht ka organizuar terrorizëm shtetëror nëpërmjet “çetnikëve”

Serbia nuk ka problem vetëm me individë si Milan Radoiçiqi. Problemi është më i thellë: shteti serb historikisht ka ditur t’i krijojë, t’i përdorë dhe pastaj t’i mbrojë grupet terroriste kur ato i kanë shërbyer qëllimeve të tij politike. Që nga vitet 1875-1878, kur filloi copëtimi i trojeve shqiptare, dëbimi dhe masakrimi i popullsisë shqiptare nga vendbanimet e tyre, Serbia e ka ndjekur këtë model si mënyrë të përsëritur të veprimit politik dhe shtetëror. Mjafton të kujtohen masakrat serbe ndaj fqinjëve në përgjithësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti për ta kuptuar qartë këtë fenomen.

Ky njëjtësim i Serbisë me grupe të tilla, që dikur njiheshin si “çetnikë”, është trajtuar edhe në libra historikë nga autorë si Alexey Timofeev dhe Shpend Avdiu. Edhe pse kanë kaluar rreth 150 vjet, Serbia ende nuk denjon të shkëputet nga metodat e dhunës politike kundër shqiptarëve dhe kundër shteteve fqinje. Përkundrazi, ajo i përshtat ato me rrethanat e reja dhe i përdor në forma të tjera.

Vuçiq ka shprehur krenari me veprimet terroriste në Banjskë

Sulmi terrorist në Banjskë dhe sulmi kundër kanalit të Ibër-Lepencit në Kosovë e dëshmojnë këtë vazhdimësi. Edhe pas këtyre akteve, Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, nuk u distancuan qartë nga autorët. Përkundrazi, qëndrimi i tyre mbeti mbrojtës dhe arsyetues.

Pas sulmit në Banjskë, duke folur për Milan Radoiçiqin dhe grupin terrorist, Vuçiq deklaronte: “Nëse dikush ka menduar se ai do të ikte dhe do të fshihej, jo, nuk do të ndodhë. Ai dhe djemtë që kanë marrë pjesë janë krenarë me këtë.”

Kjo fjali e thotë më shumë se çdo deklaratë diplomatike. Një shtet që e dënon terrorizmin nuk i quan krenarë njerëzit që marrin pjesë në një sulm të armatosur kundër institucioneve të një shteti tjetër. Një shtet që e respekton drejtësinë nuk e mban të lirë njeriun që lidhet me organizimin e një akti terrorist. Mosdorëzimi i Radoiçiqit para drejtësisë nuk është rastësi procedurale, por mbrojtje politike.

Problemi i Serbisë me terrorizmin është strukturor dhe jo sporadik

Prandaj, problemi nuk është vetëm një individ. Problemi është një strukturë shtetërore dhe një klasë politike që e ruan trashëgiminë e dhunës si instrument kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Kjo qasje përbën kërcënim të përditshëm për stabilitetin rajonal, sepse e mban të hapur mundësinë që dhuna të përdoret sërish si mjet presioni politik.

Tashmë ka vendime të gjykatave në Kosovë, qëndrime të organizatave ndërkombëtare dhe kërkesa nga shtetet demokratike që Serbia të japë llogari dhe t’i dorëzojë personat e përfshirë në këto akte. Përderisa Beogradi vazhdon t’i mbrojë dhe jo t’i dorëzojë ata, nuk mund të flasë seriozisht për paqe. Serbia po gënjen për paqe, ndërsa në praktikë vetëm po modernizon format tradicionale të luftës që i ka përdorur edhe më parë.

Gurakuq KuçiDr. Gurakuç KuçiProfesor në Kolegjin Universum dhe bashkëpunëtor i jashtëm në ISLH “OCTOPUS”

Dr. Gurakuç Kuçi
– Professor at UNI College
– External Collaborator at Institute for Hybrid Warfare Studying “OCTOPUS”
+383 (0) 49 765 307
X Facebook Linkedin

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit