14.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Kemi jetuar si zogjtë nën rrasa guri

Kemi jetuar si zogjtë nën rrasa guri

0
Arif Ejupi

(Me këtë poezi reagoj ndaj asaj që e shoh si provokim të qëllimshëm në Bruksel me melodinë e këngës “Oj Kosovo, Kosovo”.
Vargjet e mia i drejtohen edhe komisioneres Marta Kos, që në atë çast zgjodhi të heshtte.)

Kemi jetuar
si zogjtë nën rrasa guri.

Shpeshherë na keni plagosur e vrarë,
deri fëmijët na i keni helmuar.
Mijëra metra në thellësitë e nëntokës
na keni mbajtur të ngujuar.

Retë na i keni nxirë,
por edhe më të fuqishëm
të nesërmen kemi gdhirë.

Botës i kemi treguar se kështu nuk jetohet.

Disa fare nuk na kanë kuptuar,
se zullumi që është bërë mbi ne
në kurrizin e tyre nuk ka rënduar.

Ne, edhe pse si zogj të lënduar,
rrugën kemi vazhduar,

derisa kemi hasur në ata që e kuptojnë
se po e përjetojmë ferrin nga një dorë e zezë,
se prania dhe rritja jonë në këto troje
asaj ia verbojnë të dy sytë.

Kemi vuajtur dhe jemi djegur
si drunjtë e tharë në zjarre
për këtë ditë të re e të bardhë.

Ju që dikur heshtët,
bëni sy e vesh katër.
Mos lejoni që të provokohemi
— ashtu siç ndodhi në Bruksel —
nga lugetërit që prapë mund t’ia japin
Ballkanit flakën!

Arif Ejupi
Gjenevë, 19 nëntor 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.