19.1 C
Tirana
E mërkurë, 3 Qershor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Ngjarjet në Vlorë dhe hijet e agjenturave të huaja: kush po e...

Ngjarjet në Vlorë dhe hijet e agjenturave të huaja: kush po e ndez zjarrin kundër zhvillimit shqiptar?

0
Investimi në Sazan

Nga Asllan Dibrani – Luani

Shqipëria mes zhvillimit europian dhe frikës së organizuar

Ngjarjet e këtyre ditëve në Vlorë, Zvërnec dhe Nartë nuk mund të shihen më vetëm si një protestë lokale kundër një projekti turistik. Në ditën e tretë të zhvillimeve, situata ka marrë përmasa më të gjera: politike, mediatike, ideologjike dhe gjeopolitike.

Ajo që nisi si shqetësim i banorëve për pronën, mjedisin, transparencën dhe ndërhyrjen në një zonë të ndjeshme, tani po rrezikon të kthehet në fushëbetejë propagandash. Dhe pikërisht këtu duhet të jemi të kujdesshëm, por edhe të guximshëm.

Projekti per Gadishullin e Zvernecit Media amerikane “Bloomberg”

Shqipëria nuk mund të kërkojë zhvillim europian dhe njëkohësisht të ketë frikë nga çdo investim i madh. Nuk mund të ëndërrojmë ekonomi të fortë, turizëm elitar, vende pune, standarde europiane dhe kapital ndërkombëtar, ndërsa në momentin që shfaqet një projekt i madh, të shpërthejmë në panik, parulla, shpifje dhe teori të errëta.

Prej vitesh kam folur se Shqipëria po hyn gradualisht në radarët e kapitalit ndërkombëtar. Vizitat, interesimi dhe projektet e emrave të fuqishëm ndërkombëtarë, përfshirë Jared Kushner dhe Ivanka Trump, nuk duhen parë automatikisht si kërcënim. Ato tregojnë një fakt të rëndësishëm: Shqipëria po fillon të shihet si vend me potencial real zhvillimi.

Investimi në Zvërnec

Kjo nuk do të thotë se duhet të heshtim. Jo.

Duhet transparencë.
Duhet mbrojtje e natyrës.
Duhet kontroll shtetëror.
Duhet respektim i pronës.
Duhet dëgjim i banorëve.
Duhet hetim për çdo abuzim.

Por nuk mund ta kthejmë frikën nga zhvillimi në filozofi kombëtare.

Zhvillimi nuk ndërtohet me verbëri, por as nuk bllokohet me propagandë

Nëse duam ekonomi më të fortë, më shumë punësim, turizëm cilësor, investime serioze dhe standarde europiane, duhet të kuptojmë një të vërtetë të thjeshtë: kapitali i madh nuk investon në vende ku çdo projekt i madh anatemohet para se të shqyrtohet.

Dubai nuk u ndërtua nga frika.
Kroacia nuk u ngrit nga paniku.
Emiratet nuk tërhoqën miliarda duke menduar si komentues të rrjeteve sociale.
Vendet që ecin përpara ndërtojnë me vizion, me kapital, me standarde dhe me ambicie.

Por këtu duhet bërë dallimi i madh: nuk po flasim për betonizim të egër. Nuk po flasim për zhdukje të natyrës. Nuk po flasim për shkatërrim të trashëgimisë. Nuk po flasim për projekte që bëhen pas shpinës së qytetarëve.

Projekti i vilave ne ishullin e Sazanit Kompania private “Affinity Partners” planifikon të zhvillojë dhe ishullin e Zvërnecit në Shqipëri, duke synuar të prezantojë disa resorte kryesore me afro 10,000 njësi vilash dhe dhoma hoteli. Vetë dhëndri i ish-presidentit Donald Trump në një intervistë për “Bloomberg”, shprehu admirimin e tij për ishullin e Sazanit, duke e përshkruar atë si një nga brigjet më të pacenuara dhe unike në botë.

Po flasim për zhvillim inteligjent.

Zhvillim që mbron natyrën dhe njëkohësisht hap vende pune.
Zhvillim që ruan bregdetin dhe njëkohësisht sjell turizëm elitar.
Zhvillim që respekton qytetarin dhe njëkohësisht tërheq kapital ndërkombëtar.
Zhvillim që e fut Shqipërinë në hartën e ekonomisë moderne, jo në hartën e kaosit ballkanik.

Kjo është sfida reale e dekadës së ardhshme për bregdetin shqiptar.

Nëse shteti fsheh dokumente, gabon.
Nëse investitori nuk sqaron pronën, gabon.
Nëse siguria private përdor dhunë, duhet ndëshkuar.
Nëse policia raporton gabim, duhet mbajtur përgjegjësi.
Por nëse protesta e drejtë kthehet në histeri kundër çdo investimi, atëherë edhe qytetari duhet të ndalet e të pyesë: kush po e nxit këtë frymë?

Kur protesta qytetare rrezikon të rrëmbehet nga hijet e huaja

Pikërisht këtu lind pyetja më e rëndë: a kemi të bëjmë vetëm me zemërim qytetar, apo dikush po e përdor këtë zemërim për interesa të tjera?

Në rrjete sociale, portale dhe parulla të ndryshme po qarkullon akuza se “tokat shqiptare po i shiten Izraelit”. Kjo është një fjali e rëndë, që nuk mund të hidhet në publik pa dokumente. Nëse dikush ka prova se toka shqiptare i është shitur shtetit të Izraelit, le t’i publikojë. Nëse jo, atëherë kemi të bëjmë me një manipulim të rrezikshëm.

Sepse këtu nuk po flitet më vetëm për pronë. Këtu po tentohet të futet në lojë një konflikt i huaj, një ngarkesë fetare, një frymë anti-izraelite dhe një narrativë që nuk lind domosdoshmërisht nga interesat shqiptare.

Shqipëria ka të drejtë të mbrojë tokën e vet.
Shqipëria ka të drejtë të kërkojë transparencë.
Shqipëria ka të drejtë të hetojë çdo marrëveshje.
Por Shqipëria nuk ka pse të importojë konfliktet e Lindjes së Mesme në Vlorë.

Vlora nuk është Gaza.
Zvërneci nuk është front lufte.
Sazani nuk është tribunë propagande fetare.
Bregdeti shqiptar nuk është vend ku duhet të përplasen agjenda të huaja.

Prandaj është e ligjshme të ngrihet pyetja: kush po i fryn zjarrit?

A janë vetëm aktivistë mjedisorë?
A janë vetëm banorë të shqetësuar?
A janë vetëm kundërshtarë politikë të qeverisë?
Apo në këtë vorbull po hyjnë edhe rrjete të huaja, agjentura rajonale, qarqe greke, serbe, islamiste apo struktura që duan ta shfrytëzojnë Vlorën për qëllime që nuk kanë lidhje me interesin shqiptar?

Këto nuk duhen thënë si akuza pa prova. Por duhen ngritur si pyetje kombëtare dhe si kërkesë për hetim.

Sepse historia na ka mësuar se kur Shqipëria dobësohet, gjithmonë dikush rri gati ta shfrytëzojë.

Agjendat greke, serbe dhe islamizmi politik: hipotezë që kërkon hetim serioz

Nuk është sekret historik se qarqe të caktuara greke kanë pasur interes të vazhdueshëm në jugun shqiptar. Nuk është sekret se Serbia ka punuar për dekada për ta dobësuar faktorin shqiptar në Ballkan. Nuk është sekret se islamizmi politik, në forma të ndryshme, ka vepruar në hapësirat shqiptare duke tentuar ta zëvendësojë identitetin kombëtar me identitete fetare të importuara.

Këto janë realitete historike dhe politike që nuk mund të fshihen.

Por sot pyetja është konkrete: a ka dorë të këtyre qarqeve në ndezjen e situatës në Vlorë? A po përpiqet dikush ta shndërrojë një debat për zhvillim dhe pronë në konflikt fetar, etnik apo gjeopolitik? A po përdoret emri i Izraelit për të ndezur emocionet e një pjese të opinionit që ndikohet nga propaganda e islamizmit politik?

Këto janë pyetje që nuk mund t’i anashkalojmë.

Sepse kur në një protestë për tokë shqiptare fillojnë të dominojnë parulla anti-izraelite, kur përmendet Gaza, kur projekti paraqitet sikur Shqipëria po i dorëzohet një fuqie të huaj, atëherë dikush po përpiqet ta zhvendosë debatin nga interesi kombëtar shqiptar në një terren tjetër.

Dhe ky është rreziku.

Nëse protesta është për tokën, le të flitet për pronën.
Nëse protesta është për mjedisin, le të flitet për ndikimin ekologjik.
Nëse protesta është për transparencë, le të kërkohen dokumentet.
Nëse protesta është për ligjin, le të kërkohet drejtësi.

Por nëse protesta kthehet në luftë kundër Izraelit, kundër investitorit të huaj si të huaj, kundër zhvillimit si koncept, atëherë kauza qytetare rrezikon të rrëmbehet nga forca që nuk punojnë për Shqipërinë.

Islamizmi politik nuk është feja e shqiptarëve

Këtu duhet bërë një ndarje e qartë, sepse çdo fjalë e paqartë mund të keqpërdoret.

Myslimanët shqiptarë nuk janë problem. Ata janë pjesë e kombit shqiptar, pjesë e historisë sonë, pjesë e familjeve tona, pjesë e flamurit tonë. Shqiptarët myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj dhe ata pa besim kanë ndërtuar së bashku kombin shqiptar.

Problemi nuk është feja. Problemi është islamizmi politik.

Problemi është kur feja përdoret si projekt pushteti.
Problemi është kur identiteti shqiptar zëvendësohet me identitete të huaja.
Problemi është kur konflikti i Gazës sillet në Vlorë.
Problemi është kur parullat fetare apo anti-izraelite përpiqen të mbulojnë çështjen reale të pronës, ligjit dhe zhvillimit.

Kushdo që e do Vlorën, le ta mbrojë si shqiptar.
Kushdo që e do tokën shqiptare, le ta mbrojë me flamurin kuqezi.
Kushdo që kërkon drejtësi, le të kërkojë dokumente, ligj dhe transparencë.

Por mos ta kthejmë Vlorën në skenë për luftëra që nuk janë tonat.

Shqipëria nuk është laborator i islamizmit politik.
Shqipëria nuk është shtojcë e propagandave të huaja.
Shqipëria nuk është hapësirë ku agjendat e jashtme duhet të provojnë fuqinë e tyre.
Shqipëria është atdheu ynë.

Dhe atdheu nuk mbrohet duke e çuar popullin në histeri. Mbrohet duke i dhënë popullit të vërtetën.

Zhvillimi duhet mbrojtur nga korrupsioni dhe nga armiqtë e zhvillimit

Unë nuk jam kundër zhvillimit. Përkundrazi, besoj se Shqipëria duhet të zhvillohet, të hapet, të tërheqë kapital, të ndërtojë turizëm elitar dhe të dalë nga mentaliteti i varfërisë.

Por zhvillimi duhet të jetë shqiptar në interes, europian në standarde dhe transparent në procedura.

Projekti i vilave ne ishullin e Sazanit Jared Kushner, ish-këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump.

Nuk ka zhvillim të vërtetë nëse banori ndihet i përjashtuar.
Nuk ka zhvillim të vërtetë nëse shteti nuk publikon dokumente.
Nuk ka zhvillim të vërtetë nëse natyra shkatërrohet.
Nuk ka zhvillim të vërtetë nëse siguria private sillet si pushtet paralel.
Nuk ka zhvillim të vërtetë nëse qytetarët nuk dëgjohen.

Por po ashtu nuk ka shtet serioz nëse çdo projekt madhor sulmohet me parulla, frikë, shpifje dhe teori konspirative. Nuk ka të ardhme nëse çdo investitor i madh paraqitet si pushtues. Nuk ka zhvillim nëse Shqipëria tremb kapitalin serioz dhe mbetet peng i varfërisë, xhelozisë, mediave të paguara dhe portaleve që jetojnë nga zjarri publik.

Le ta themi troç: Shqipëria nuk ka luksin të trembë çdo investitor serioz.

Por Shqipëria ka detyrimin të kontrollojë çdo investitor.
Ka detyrimin të mbrojë natyrën.
Ka detyrimin të ruajë sovranitetin.
Ka detyrimin të mos lejojë korrupsion.
Ka detyrimin të hetojë çdo ndërhyrje të huaj në opinionin publik.

Ky është ekuilibri që na duhet: as nënshtrim para parasë, as luftë e verbër kundër zhvillimit.

Kush po i financon zërat që i fryjnë zjarrit?

Sot duhet bërë një pyetje e thjeshtë, por e madhe:

Kush po i financon zërat që po i fryjnë zjarrit?
Kush janë portalet që po e shtyjnë më fort narrativën se Shqipëria po i “shitet Izraelit”?
Kush përfiton nëse Shqipëria përçahet?
Kush përfiton nëse projekti bllokohet?
Kush përfiton nëse qytetarët kthehen kundër çdo investimi perëndimor?
Kush përfiton nëse Vlora shndërrohet nga çështje zhvillimi në konflikt fetar?

Këto pyetje nuk janë sulm ndaj protestuesve të ndershëm. Përkundrazi, janë mbrojtje për ta. Sepse protestuesi i ndershëm nuk duhet të përdoret nga agjenda të errëta.

Banori që kërkon pronën e tij duhet dëgjuar.
Aktivisti që kërkon mbrojtjen e natyrës duhet respektuar.
Qytetari që kërkon transparencë duhet mbështetur.
Por kushdo që e përdor këtë kauzë për të ndezur urrejtje anti-izraelite, fetare, anti-perëndimore apo anti-shqiptare duhet demaskuar.

Sepse kjo nuk është më mbrojtje e Vlorës. Kjo është përdorim i Vlorës.

Thirrje për hetim shtetëror, transparencë dhe maturi kombëtare

Sot nuk mjafton të bërtasim. Duhet të mendojmë. Nuk mjafton të akuzojmë. Duhet të hetojmë. Nuk mjafton të mbrojmë zhvillimin me fjalë. Duhet ta bëjmë të pastër, të ligjshëm dhe të drejtë.

Prandaj kërkoj:

Të publikohen dokumentet e plota të projekteve në Zvërnec, Nartë dhe Sazan.
Të sqarohet statusi i çdo parcele, çdo lejeje dhe çdo vendimi shtetëror.
Të hetohet dhuna e sigurisë private dhe përgjegjësia e policisë.
Të dëgjohen banorët dhe të mos trajtohen si pengesë për zhvillimin.
Të hetohet kush po e financon propagandën që e paraqet Shqipërinë sikur po “i shitet Izraelit”.

Të hetohet çdo përfshirje e mundshme e agjenturave greke, serbe apo rrjeteve të islamizmit politik në nxitjen, financimin ose devijimin e protestave.

Të ndahet protesta qytetare nga çdo agjendë e huaj.
Të mbrohet zhvillimi, por të mbrohet edhe dinjiteti i qytetarit shqiptar.

Sepse Shqipëria nuk mund të jetojë më në dy ekstreme: ose t’i falet verbërisht çdo investitori, ose ta shpallë armik çdo investim të madh.

Shqipëria duhet të rritet.
Shqipëria duhet të zhvillohet.
Shqipëria duhet të bëhet pjesë e hartës botërore të turizmit cilësor.
Por Shqipëria nuk duhet të humbasë shpirtin, tokën, natyrën dhe sovranitetin.

Vlora nuk është as plaçkë, as tribunë propagande

Vlora nuk është plaçkë pazari.
Vlora nuk është laborator i islamizmit politik.
Vlora nuk është vegël e agjenturave të huaja.
Vlora nuk është skenë për propagandë greke, serbe, anti-izraelite apo anti-perëndimore.
Vlora është zemra e flamurit shqiptar.

Nëse dikush po abuzon me pronën, të dalë para ligjit.
Nëse dikush po fsheh kontrata, të dalë para popullit.
Nëse dikush po përdor dhunë, të ndëshkohet.
Nëse dikush po përdor fenë për politikë, të demaskohet.
Nëse dikush po përdor Vlorën për agjenda të huaja, të hetohet pa mëshirë.

Por në të njëjtën kohë, Shqipëria nuk duhet të trembet nga zhvillimi. Nuk duhet të trembet nga kapitali ndërkombëtar. Nuk duhet të trembet nga turizmi elitar. Nuk duhet të trembet nga hyrja në hartën botërore të investimeve.

Ajo që duhet të na trembë është një gjë tjetër: që zhvillimi të bëhet pa transparencë, ose që protesta të rrëmbehet nga propaganda.

Prandaj sot qëndroj në një vijë të qartë:

Po zhvillimit.
Po investimeve serioze.
Po turizmit cilësor.
Po standardeve europiane.
Po mbrojtjes së natyrës.
Po transparencës.
Po hetimit të çdo ndikimi të huaj.
Jo korrupsionit.
Jo maskave.
Jo dhunës.
Jo islamizmit politik.
Jo agjenturave që luajnë me zemërimin shqiptar.
Jo propagandës që e kthen Shqipërinë në fushëbetejë të huaj.

Shqipëria duhet të ecë përpara, por me kokën lart.
Me ligj.
Me dinjitet.
Me vizion.
Me unitet kombëtar.

Sepse bota ecën shpejt. Dhe vendet që ecin përpara janë ato që dinë të mbrojnë natyrën dhe njëkohësisht të lejojnë zhvillimin inteligjent.

Kjo është sfida e Vlorës.
Kjo është sfida e Shqipërisë.
Kjo është prova jonë kombëtare.

Vlora nuk duhet të digjet nga propaganda. Vlora duhet të ndriçojë nga zhvillimi, ligji dhe dinjiteti shqiptar.

Shënim: Janë rrena një pjesë, o Asllan, Rama po e zapton territorin me mafien shqiptasre të drogës dhe oligarkët, duke pretenduar se po vijnë investime të huaja. Kështu bëri edhe me Durrës-Marina, pretendoi se po e bën si Dubain, duke përdorur një biznesmen të njohur arab, Al-Abar. Por arabi iku e aty mbeti Rama e mafia shqiptare e drogës, Troplinët, që kontrollojnë portin e Durrësit. Kështu ka me ndodhë edhe në Zvërnec, e ndoshta edhe në Sazan, pasi Trump të ikë nga Presidenca. /AÇ

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.