Koment
Skënder MULLIQI
Ka medime të ndryshme për përfundimin e luftës në Ukrainë. Sipas dëklarimeve të presidentit amerikan, Donald Trump dhe zyrtarëve tjerë të lartë, po mendojnë së i vetmi solucion për tu arritur paqja, është legjitimimi i territoreve të pushtuara nga Rusia, nga agresioni ushtarak rus i filluar në vitin 2022. A po e pretë botën që në zonat ku po zhvillohen lutimet të kemi ndryshim të ri të kufijve?
I dërguari special për luftën në Ukrainë, Tucker Carlson, ka vu në pyetje legjitimitetin e Ukrainës, duke mbrojtur okupimin nga Rusia e Putinit, më një dëklarim të çuditshem duke ju bashkangjitur mendimit rus se ‘Ukraina është shtet i rrem, dhe ka korrur atë që ka kërkuar”, ku Tucker ka përqeshur edhe planet e liderëve perëndimor për mos ndryshim të kufijve në këtë shtet. Sipas mendimit të tij, Rusisë duhet ti takojnë pesë regjionet e okupuara të cilat Rusia i ka konsideruar si territore të veta-Donjeck, Lugansk, Herson dhe Krime.
Një ndryshim i mundshem të kufijve legjitim të shteteve, siq është edhe kufiri i Ukrainës, bie ndesh më parimet e Konferencës se Helsinkut të vitit 1975 për mos ndryshim të kufijve, ku nënshkruese të saj pothuaj ishin të gjitha shtetet. Administrata e re amerikane e cila përsonifikohet më Trump, ka paralajmëruar, që Amerika do të lufton për Kanadan, Grenlandën, e deri të Kanali i Panamasë. Kjo është tregues së po hapet pyetja e legjitimimit të territoreve të okupuara në nivel global, përmes proceseve të paqës apo më luftë.
E kaluara e Ballkanit nga regjimi i Millosheviqit kishte këtë synim, për zgjerim territoresh nga ish-republikat jugosllave, që nuk u lejua nga NATO. Shumë vite kan kaluar nga lufta, por që nuk e kan larguar në Serbi logjikën e luftës pushtuese, duke shkaktuar krizë të re në rajon.Veqmas vatra krizash përmanente të luftës për territore nga Vuqiqi janë BH-ja ku si gangrenë e saj është Republika Serpska e legjitimuar më Marrveshjën e Dejtonit, dhe veriu Kosovës, ku pretendohet ndarja më dhunë, por edhe Mali i Zi.
Sigurisht se lëshimet eventuale territoriale në Ukrainë, dhe mundësia e shpërthimit të vatrave të reja të luftës në Ballkan, nuk i përgjigjen interesave të Evropës, së luftërat do të zhvilloheshin në territorin e saj.Historia e Ballkanit na mëson si ky rajon ishte dhe ka mbetur si nië minë, e cila mund të shpërthen në çdo kohë nga problemet etnike, ku një shpërthim i luftës do të kishte karakter shumë më të gjerë në krahasim më luftën në ish-Jugosllavi. A do të hapet Kutia e Pandorës në nivel global do të shihet në vitet në vijim… Dhe, pastaj shtrohet pyetja kush mund ta mbyllë…?