Doli nga shtypi libri i titulluar “LABIRINTET E JETËS” i autorit Genc Mekaj

0
52
Genc Mekaj - Labirintet e jetës

Sapo ka dal në qarkullim libri më i ri titulluar “LABIRINTET E JETËS” i shkrimtarit Genc Mekaj. Libri u publikua nga Shtëpia Botuese “Armagedoni” në Prishtinë… Në këtë libër vargjet e poezisë trajtojnë tema të ndryshme, ku secili prej nesh përballemi me to në periudha të ndryshme gjatë jetës.

Në librin me poezi “LABIRINTET E JETËS” autori në librin me poezi ka një stil të veçantë, ku secila prej poezive jep ndjesi dhe emocione dhe përcjell mesazhe të ndryshme.

Përveç krijimtarisë autori në librin “LABIRINTET E JETËS” shfaq edhe reflektimin e brendshëm shpirtëror, i cili në çdo poezi përcjell ndjenja të forta si: ndjenja malli, vuajtje, largësie, për dashurin dhe thellë në labirintin e jetës i fut të gjitha këto ndjesi së bashku.

Librin “LABIRINTET E JETËS” mund ta gjeni fizikisht në Prishtinë, në libraritë: Dukagjini, Artini Altera si dhe shumë të tjera. Gjithashtu edhe në Maqedoni të Veriut, në qytetin e Manastirit, në bibliotekën shqipe Linkest.

Librin mund ta porosisni edhe online në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.