Doli nga shtypi libri i titulluar “MUZGU I JETËS” i autores Doruntina Grulaj

0
59
Doruntina Grulaj - Muzgu i jetës

Sapo ka dal në qarkullim libri më i ri titulluar “MUZGU I JETËS” i autores Doruntina Grulaj. Libri u publikua nga Shtëpia Botuese “Armagedoni” në Prishtinë.

Posa e merr në dorë librin “MUZGU I JETËS” ndjen nostalgji, kujtime, ku secili e gjen veten në ndonjë varg të librit brenda poezive, aty ku autorja ka shtjelluar shumë personazhe të ndryshme.

Në librin “MUZGU I JETËS” autorja shpreh ndjenjë, reflektim, vuajtje, frymëzim, protestë, gjithashtu ndërmjet vargjeve të fuqishme ka shprehur me thellësi trishtimin dhe dhimbjen që ka përjetuar Kosova gjatë luftës 1998-1999.

Ndërsa kur flasim për poezitë dhe dashurinë padyshim ato kanë një fuqi të veçantë për të shprehur emocionet dhe ndjenjat e thella të dashurisë. Nëpërmjet fjalëve të bukura dhe imazheve poetike autorja ka shprehur ëmbëlsi, mall, gëzim, dhimbje dhe shpresë.

Poezitë në librin “MUZGU I JETËS” kanë një stil të veçantë me “përmbajtje me ngjyrë”, dhe të thurura bukur, aty kemi pjesë kemi edhe dukuritë negative si divorci, droga, bixhozi, etj. Vlen të theksojmë që sipas autores këto janë tema shumë të rëndësishme që duhet të shprehim dhe të reflektojmë sepse dita ditës e më shumë këto janë prezente dhe gjithmonë shumë të ndjeshme.

Librin “MUZGU I JETËS” mund ta gjeni fizikisht në Prishtinë, në libraritë: Dukagjini, Artini, Altera si dhe shumë librari të tjera brenda Kosovës. Gjithashtu edhe në Maqedoni të Veriut, në qytetin e Manastirit, në bibliotekën shqipe Linkest.

Librin mund ta porosisni edhe online në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.