Serwer kërkesë BE-së dhe SHBA-së

1
586
Daniel Serwer

Bëjani të qartë Serbisë se nxitja e trazirave në Kosovë ka pasoja

Analisti, eksperti e profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer i ka kushtuar një shkrim autorial zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Ai këtë situatë e ka quajtur “bllokim të rrugëve nga huliganët serbë, të cilët kanë sulmuar gazetarët dhe kanë qëlluar edhe mbi policinë e trupat e KFOR-it”.

Sipas Serwer, bandat kriminale në veri paguhen e kontrollohen nga Beogradi.
Ai thotë tutje se Serbia dëshiron përkushtim të Kosovës për themelimin e Asociacionit, dhe nëse Kosova dorëzohet, do të ishte katastrofale.

“Por trazirat po dëshmojnë përtej çdo dyshimi se dorëzimi në atë pikë në kushtet aktuale do të ishte katastrofik për shtetin e Kosovës. Do të ishte një marrëzi po të bëhej një gjë e tillë, sepse kjo do të bënte që fuqitë parapa barrikadave të cilat janë të lidhura me shërbimet sekrete të Serbisë, të drejtonin këtë institucion”, ka shkruar Serwer.

“Evropa dhe SHBA-ja duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se nxitja e trazirave në Kosovë ka pasoja”, ka shtuar Serwer.
Ai madje thotë se Vuçiq po e përdor strategjinë e Putinit në Donbas më 2014.
Shton se barrikadat duhet të hiqen me kujdes dhe në bashkëpunim me KFOR-in.

1 KOMENT

  1. Daniel Server, të lumtë, shumë e qëlluar ajo që e thuani. Pajtoj plotësisht me ju dhe njëherit ju falënderoj për shkrimet tuaja mjaft të qëlluara, në mënyrë që të mos gabojë Kosova, por gjithsesi, duhet të binden edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Bashkimi Evropian.

    Ju jeni ai që mund t’i shtyni gjërat përpara në dobi të drejtësisë dhe të Kosovës.
    Me shumë respekt!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.