Një komentim i shkurtër nga Fahri Xharra për analizën e Akademisë

0
225
ASHAK - watermark

Fahri Xharra Fahri Xh. Xhara

Më në fund një pasqyrim real i Akademisë së Kosovës, shkruar nga Mehmet Kraja, për “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”

Miq të nderuar,
Nëse flasim sinqerisht, unë personalisht e kam kritikuar Akademinë dhe heshtjen akademike, për heshtjet e tyre në të gjitha shkrimet e mia sidomos ato për Serbinë dhe manipulimet serbe historike me çështjen shqiptare.

Kur doli ky shkrim i Mehmet Krajes, t’iu them të drejtën as që më shkoi mendja ta lexoj.
Por duke e parë se kush reagoi dhe mënyra e reagimit më ngjalli kurreshtjen
të hedhi një sy, dhe ju ftoj edhe juve që ta lexoni, sepse me të vertetë ia vlenë.
Në vijim në ditët e ardhshme do nxjerri disa shkrime në lidhje me këte shkrim 36 faqesh akademik.
Nuk është pamflet, por mundohet të tregon të vërtetat e synimeve serbe për destabilizimin e Kosovës.

Unë, i inkuaroj akademikët që mos të ndalën së shkruari sepse fjala e tyre e ka peshën e vet të madhe, por të shkruhet në mënyrën e Mehmet Krajës.
Në këtë postim nuk lejoj komente fyese, të gjitha do i shlyej nga faqja e ime.

Me kete shkrim te Mehmet Krajes, nuk pajtohet Ajadamik Nexhat Daci , i cili e gënjeu duke thënë që ishte nismē e intelektualëve ” ndarja e Kosovès” ose Rexhep Qosja dhe Lutfi Haziri që e perseriten disa se duhet me i dhënë “diçka” Serbisë ose tjetri kur tha se Lufta e Kosovës ishte një perleshje.

Çka mendojnë luftarët e UÇK-s, nëse unë i pyes se a janë për
– asociacionin serb me fuqi ligjëvenëse
– ndarjen e Kosovës
– dhênjen e liqenit të Ujmanit

Ja linku dhe lexojeni:

[ Analiza e Akademisë së Kosovës në PDF, 36 faqe ]

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.