31.2 C
Tirana
E martë, 4 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Loti i diellit

Loti i diellit

0
Hamit Toçi - Ujëvarë

Nga Hamit Toçi

Në Fushë të Suçit
Kortezhi i diellit
Vargan vargan ecën kryeulur
Nën ritimin e një dhimbje klithëse…

Loti i diellit
Rrjedh nga sytë e nëntokës
Dhe bie në mjekrën e ditës
Veshur me petka të zeza.

Lumi i Matit pushoi rrjedhën
Shtangia e valëve,
Ka fytyrën e Ilir Kolaverit
Që mbeti përjetësisht
Në galeritë e vdekjes.

Fëmijët, të mpakur nga loti
Shohin të tramaksur
Se si dita bie e vrarë
Në sytë e nënës së re
Mbetur e ve, në udhëkryq kohe…

As barin nuk e gjen
Në psherëtimën e të ardhurve
Që përcjellin drejt përjetësisë
Kujtimin e fundit të të ikurit…

Emri yt u shkrua në librin e jetës
Me petale trëndafili
Që mbetën në errësirën e ftohtë të nëntokës.

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.