PARTIA JASHTËPARLAMENTARE MË E VOTUARA

0
119
Zgjedhjet në Mal të Zi - Europa tani

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi 2023 

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi, ku kanë marrë pjesë 15 lista zgjedhore, Levizja ‘Evropa Tani’ (Europa Sad) paraqet rast të veçantë në skenën politike, sepse kemi të bëjmë me një parti politike jashtëparlamentare, e cila ndonëse është formuar para një viti, ka arritur rezultate spektakulare, si në zgjedhjet lokale në tetorin e vitit të kaluar duke fituar kryeqytetin-Podgoricën, e pastaj edhe presidentin e vendit, duke e vulosur me fitore, si partia më e votuar, ku do të ketë edhe kryeministrin e vendit.

Dr. Nail Draga

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën me 11 qershor, kanë marrë pjesë 15 lista zgjedhore, ndërsa të drejtën e votes prej 542.658 qytetarë e kanë shfrytëzuar 305.125 votues, ku vota të vlefshme kanë qenë 302.217. Sipas të dhënave nga KSHZ subjektët politike të cilat kanë kaluar pragun elektoral(3%) kanë arritur këto rezultate: Lëvizja Evropa tani (LET) 77.206 vota (25.55%) dhe kanë fituar 24 mandate të deputetëve, koalicioni “Së bashku“ që është udhëhequr nga DPS, 70.292 vota (23.26%), 21 deputet, koalicioni „Për të ardhmën e Malit të Zi“ (ZBCG) 44.603 vota (14.76%) dhe 13 mandate, Koalicioni i Demokratëve dhe LQ “URA“ 37.777 vota (12.50%) 11 mandate, Partia Boshnjake (BS) 21.415 (7.09%) 6 mandate, koalicioni SNP-DEMOS 9.465 vota (3.13%) 2 mandate, Forumi Shqiptar  5.671 vota(1.88%) 2 mandate, Aleanca Shqiptare 4520 vota (1.50%) 1 mandat dhe HGI me 2.231 vota (0.74%) 1 mandat.

Ndërsa pa status të partisë parlamentare kanë mbetur 6 parti politike të cilat kanë fituar nga 0.48% e deri në 2.9%.

Dalje e ulët e qytetarëve

E veçanta e tyre zgjedhjeve ka të bëjë me ate se dalja e qytetarëve ka qenë e ultë me 56.4%, që është për për 20% me pak se para tre viteve. Një dalje e tillë e ulët mund të arsyetohet me faktin se qytetarët janë lodhur nga zgedhjet, sepse për dhjetë muaj kanë dalur katër herë në zgjedhje. Fjala është zgjedhjet lokale në tetor të vitit të kaluar, dy herë për zgjedhjet presidenciale(19 mars e 2 prill 2023) dhe tani në ato parlamentare.Nga ana tjetër nuk mund të menjanohet edhe motivimi për të votuar sepse nga gushti i vitit 2020 në pushtet nuk ka qenë me DPS, përkatësisht ish presidenti M.Gjukanoviqi, i cili ka qenë konkurent motivues për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ajo qe ia vlen të cekët  në këtë fushatë zgjedhore është  se  ajo është zhvillluar kryesisht në rrjetet sociale pa tensione politike, pa mitingje të mëdha. Ishte kjo një risi qe ndodhi për të parën herë,  dëshmi se qytetarët janë lodhur me mitingje dhe retorikë duke akuzuar konkurentët politik si vite me parë.

Zgjedhjet e 11 qershorit kanë të gjashtat pas shpalljës së pavarësisë së Malit të Zi.

Fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve

Në sajë të rezultatëve të publikuara nga KSHZ, del qartë se fitues absolut i zgjedhjeve është Levizja Evropa Tani sepse ata si subjekt jashtëparlamentar, arriten rezulatat  spektakular  duke qenë subjekti ma i votuar me 25.6% duke fituar 24 mandate të deputetëve. Formimi  i këtij subjekti politik në gusht të vitit të kaluar, në skenën zgjedhore u paraqit në zgjedhjet lokale me 23 tetor 2022, duke arritur rezultate befasuese, duke fituar kryeqytetin-Podgoricën.

Por, mbeshtetja e qytetarëve u dëshmu edhe në zgjedhjet presidenciale (19 mars e 2 prill 2023) ku kandidati i tyre J. Millatoviqi fitoi bindshëm ish presidentin M.Gjukanoviq, duke e dërguar në pension politik. Një eufori e tillë e qytetarëve vazhdoi edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke dekompozuar skenën politike në Mal të Zi. Një nder shkaqet qe ky subjekt  politik është mbeshtetur nga qytetarët ka të bëjë deklarimet për luftimin e korrupcionit e në veçanti ne aspektin social duke premtuar se pensioni më i ultë do të jetë 450 euro, ndërsa paga minimale 700 euro dhe ajo mesatare 1000 euro!

Nga ana tjetër fitues moral i zgjedhjeve  është Partia Boshnjake(BS) e cila nga  3 deputet e dyfishoi numrin e tyre në 6, duke dëshmuar se elektorati i tyre ma herët ka votuar partitë tjera malazeze qe llogaritën si qytetare, ndërsa tash iu kthyen subjektit të tyre  nacional.

Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe shqiptarët, sepse arriten të kenë një deputet ma tepër se ne mandatin e kaluar, nga del se kemi pasur një homogjenizimin dhe vetëdijësim të elektoratit votues shqiptar.

Humbja tre herë radhazi e DPS-it ndikoj qe ajo të mos ketë peshën e vet të më parme, ku edhe dorëheqja e kryetarit të saj M.Gjukanoviqit nga udhëheqja e partisë, ndikoj qe edhe koalicioni DF të shpërbehët, që paraqet një moment të veçantë në skenën politike.Pikërisht janë këto subjekte politike humbësit më të mëdhënj, duke humbur numër të votuesve dhe të deputetëve.

Në  regjistrin e partive politike në këto zgjedhje ka pasur edhe  koalicione  jo parimore, qe si qellim  të vetëm kishin  për të realizuar objektivin e tyre-statusin parlamentar. Në këtë kategori kanë bërë pjesë parti të vogla të cilët pas shumë viteve duke qenë pjesë e koalicioneve me parti më të mëdha, kësaj here nuk arriten të kalojnë pragun elektoral(3%)ku duhet cekur  në veçanti PSD e cila ka qenë e pranishme tash 33 vjte në skenën politike.

Shqiptarët me dy lista zgjedhore

Ndonëse është pritur qe shqiptarët në kuadër të subjektëve politike nacionale do të dalin në zgjedhje me një listë zgjedhore, por një ide e tillë mbeti vetëm dëshirë, sepse nuk kishte disponim për bashkim në një listë të përbashkët.

Madje duke marrë parasysh animozitetin  dhe interesin personal e partiak  as qe është tentuar për një takim konsultativ për mundësinë e formimit të listës së përbashkët.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe ne zgjedhjet e kaluara parlamentare(30 gusht 2020) kur në zgjedhje morën pjesë dy lista zgjedhore, Koalicioni „Lista shqiptare“(Forca dhe Alternativa Shqiptare) fitoi 6488 vota dhe Koalicioni Shqiptar “Me një za” (PD,UDSH,LDMZ) me 4678, që fituan nga një deputet.

Tre deputetë shqiptarë

Edhe kësaj herë   në garë ishin dy lista zgjedhore: Forumi Shqiptar (ASH, LDSH, UNSH)  që fituan  5671 vota (1.88%)  dhe 2 mandate  dhe Aleanca Shqiptare (Forca, PD, LDMZ, Lista për Tuzin), ku fituan 4520 vota  dhe 1 deputet.

Sipas komunave të banuara me shqiptarë këto dy lista kanë fituar këto vota: Forumi Shqiptar 4346 vota (Tuz 2966, Ulqin 641, Tivar 132, Guci 322, Plavë 165, Rozhajë 120) ndërsa Aleanca Shqiptare (Ulqin 3663, Tivar 252, Tuz 278, Guci 116, Plavë 10, Rozhajë 16).

Në komunat tjera Forumi Shqiptar ka fituar ma shumë vota si në Podgoricë, Nikshiq, H, Novi etj., ndërsa Aleanca Shqiptare më pak që dëshmohet nga numri i përgjithshëm i votave.

Cekim me këtë rast se Forumi Shqiptar arriti të marrë sasinë e duhur të votave të nevojshme nga Aleanca Shqiptare për mandatin e dytë  qe mundësohet nga ligji zgjedhor, që së bashku janë tre deputet, duke qenë një arritje e shqiptarëve në këto   zgjedhjeve.

Cekim me ketë rast se në parlamentin e Malit të Zi, do të jenë edhe 2 deputet shqiptarë  nga lista e DPS-it.

Duhet qeveri stabile

Duke marrë parasysh se nga viti 2020, kemi pasur pushtet jo stabil, madje edhe me qeveri me humbje të votbesimit, mbetet të shohim se a do të kemi qeveri stabile, sepse që të jetë e tillë, për miratimin e vendimeve dhe ligjeve duhet të sigurojë  dy të tretat e deputetëve. Se a do t’ia arrijë qellimit mbetet të shohim sepse për formimin e qeverisë ka kombinime të ndryshme.

A do të jenë shqiptarët pjesë e qeverisë?

Pjesëmarrja në Qeveri varët nga gadishmëria e mandatarit për kryeministër, qe edhe pakicat të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv. Nga viti 1998 -2020 shqiptarët kanë qenë pjesë e qeverisë, ndërsa nga zgjedhjet e gushtit 2020, ata mbetën jashtë, ndërsa pas ndryshimit të kësaj qeverie, nga viti 2022, ku kryeministër u  zgjodh D. Abazoviqi, ata u bënë pjesë e saj. Ne  këtë periudhë kohore  shqiptarët u përfaqësuan me tepër se asnjëherë deri më tash, në qeveri si  ne minsitri e dikastër të ndryshëm. Por, si do të jetë situata tash pas zgjedjeve të 11 qershorit mbetët të shohim edhe pse të gjithë deklarohen se pjesë e qeverisë se re do të jenë e dhe pjesëtarët e popujve pakicë ku llogaritën edhe shqptarët.

(Qershor 2023)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.