Gani I. Mehmeti
Mitsotakis: «Duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë, çështja e të drejtave të pronës nuk është larguar kurrë nga rendi i ditës»!
«Duam marrëdhënie të mira me Greqinë, çështja e Çamërisë dhe tokave tjera shqiptare në Greqi, nuk është larguar kurrë nga rendi i ditës, Mitsotakis»!
A ka m arrëdhënie të mira këso fare, kur tjetri të parashtron kushte edhe kur të shkel, edhe të ka pushtar vende, e cila është me pa të drejtë anëtare e BE-së. Kjo, sepse, në Informacionin e Përgjithshëm mbi Bashkimin Evropian dhe Procesin e Integrimit Evropian, pika 3, thuhet : Vendi aplikues duhet të përmbushë disa kritere para se të fillojnë negociatat. Të ashtuquajturat “Kriteret e Kopenhagenit”, të përcaktuara në dhjetor të vitit 1993 nga Këshilli Evropian i Kopenhagës, i kërkojnë vendit kandidat: përveç tjerash, të ketë ngritur institucione të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut si dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave.
Apo, ndoshta, më heret nuk ka qenë kështu, kur janë pranuar shtete të ndryshme pa e plotësuar këtë kusht, që tani ata paraqesin kushte për të drejtat e pakicave të tyre në shtetet e tjera, pa e plotësuar vetë këtë kusht që atëhere e deri sot, siç është vetë Greqia, e cila mohon çdo të drejtë të popullit shqiptar brenda shtetit të tij.
Greqia është ndër vendet që nuk i ka njohur shqiptarët si pakicë kombëtare, me të drejtat që kanë pakicat kombëtare. Madje nuk ka as një ligj për pakicat kombëtare, nuk i njeh as arvanitasit e dikurshëm, që ishin e janë aty më përpara se vetë grekët Në Greqi, do të ishte e arsyeshme shqipja si gjuhë e dytë, pse ka shumë shqiptarë dhe janë të shtrrirë në të gjithë Greqinë, jo vetëm në një vend të saj.
Ndërkaq, Greqia është ajo që të drejtat e « pakicës » shqiptare as që i njeh, sepse nuk i njeh shqiptarët për pakicë. Ndoshta këtu ka të drejtë, se shqiptarët në Greqi e në Maqedoni nuk janë pakicë, por janë shtetndërtues dhe do duhej t’i kishin të drejatt e tyre të barabarta me grekët në Greqi dhe me maqedponët në Maqedoni. Mirëpo, kjo mohohet nga të dyja këto shtete, për t’i shkelur shqiptarët, për t’ua mohuar të drejtat atyre, që do duhej të quheshin shtete shumetnike, ashtu sikur po e detyrojnë ta quajnë Kosovën, madje Greqia edhe Shqipërinë, që ka në të një grusht grekësh, edhe ata janë të mashtruar nga Greqia, e cila merr të drejtën t’i paguajë për t’i joshur e për të quajtur shqiptarët veten grek, nga që janë të pakarakter dhe e shesin lëkurën e tyre për disa drahma greke.
Me çfarë të drejte paraqet edhe kushte Greqia për hyrjen në BE të Shqipërisë, kur ajo i shkel vetë ato të drejta.
Është dobësia e Shqipërisë që nuk ngre zërin për të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Shgqiptarët ishin aty, ata janë aty jo pse shkuan prej dikah tjetër, por ishin dhe janë aty të shkelur e të përbuzur, sa nuk guxojnë as të tregojnë se janë shqiptarë.
Politika që është ndjekur ndaj shqiptarëve gjatë shpërnguljes në Turqi pas vitit 1912, pas pushtimit të Kosovës nga serbët, është zhvilluar edhe nga Greqia e edhe nga Serbia. Ndoshta e para ishte Turqia aso kohe, kur të gjithë shqiptarët e shkuar në Turqi, në kufi ua ndërronin mbiemrin. Kjo ishte një thikë me dy teha : njëri që të mos mund të gjenden nga të afërmit e tyre se nuk ua dinin mbiemrin e ri, dhe tjetri, që ata të mos kenë lidhje më me atdheun e tyre, prej nga kishin shkuar, duke mos menduar më se ata ishin shqiptarë.
Greqia dhe Serbia i bëjnë këto për t’i serbizuar e sllavizuar, për të mos u quajtur më shqiptarë a shqiptare.
Kjo ka ndodhur edhe me emigrantët shqiptarë që shkuan në Greqi pas vitit 1990. Për t’u punësuar, duhej ndryshuar emrin nga shqip në grek ! Kjo ka ngjarë she me rastin e regjistrimit të fêmijëve të tyre në shkollë, oqe nuk pranohej fare ! DHe, çka është më e keqja, ka ndodhur nga një shtet që është në Bashkimin Europian!
Natyriosht, këtu është edhe faji i BE-së se nuk e përcjellë gjendjen në disa shtete, ku të drejtat e njeriut dhe ato të pakicave kombëtare janë të diskriminuara.
Kështu që kushti i Greqisë për Shqipërinë duhet të heqet, të mos pranohet.
Pas viti 1990, kur nga Shqipëria vërshuan shqiptarët për një ditë më të mirë në Greqi. Këtu, për të ardhur deri tek puna ose nxënësit për të fituar të drejtën e regjistrimit të tyre në shkollim grek, u duhej të ndërronin edh emrat e tyre nga shqiptarë – në grek!
Ky kusht është parë vetëm edhe në Serbi, ku edhe pse serbët të martuar me shqiptare nga Shkodra, para se të vënë kurorëzimin me të martuarin, duhej ta ndryshonin emrin e tyre. Kjo bëhet me qëllim që femrat e martuara shqiptare në serbi, të harrojnë se janë shqiptare, ato duhet të dinë se tani e tutje janë serbe!
Le të mendojë vetë BE-ja se kë e ka në gjirin e saj!