Portreti i një zonje të parë të guximshme të Ukrainës, Olena Zelenska – Vogue
Arben Çokaj
Lufta Rusi-Ukrainë, që filloi me 24 shkurt 2022 mendohet se mund të jetë një luftë e gjatë. Që në fillim të luftës, u vunë re guximi dhe trimëritë e popullit të Ukrainës dhe Presidentit të vendit, Volydymir Zelensky, i cili tashmë është bërë i njohur dhe konsiderohet nga shumë njerëz në Ukrainë dhe në botë si hero i popullt të tij. Nuk është e lehtë ta përballosh Rusinë, sidomos me luftë. Dhe ushtria ukrainase e zbythi mjaft mirë në fillim ushtrinë ruse, sa asaj iu desh të ri-pozicionohej.
Por nuk mungojnë edhe kritikët. Ka një pjesë të njerëzve, ku hyj edhe unë, që mendojnë se konflikti ruso-ukrainas duhej të ishte zgjidhur me negociata, duke e shmangur këtë luftë të marrë dhe duke e shmangur edhe dëshirën e disave për t’u shfaqur si heronj, apo për ta patur Zelenskyn si shëmbëlltyrën e heroit – duke kursyer me këtë rast edhe shumë jetë njerëzish nga kjo luftë, gjymtime e shkatërrime të njerëzve dhe vendit të tij, dhe duke shmangur miliona refugjatë, që kanë ikur në Perëndim, që nga fillimi i luftës dhe një falimentim ekonomik.
Por tashmë është tepër vonë. Populli tragjik i Ukrainës, 44 milion, ku hyjnë edhe 7 milionë rusë, po ndeshet me mizoritë e një lufte të pamëshirë, me shkatërrime të mëdha e vështirësi të shumta. Një luftë e paimagjinuar dhe e paprovuar më parë nga ukrainasit, për nga shkalla e intensitetit dhe armëve shkatërruese, që po përdoren.
Dje ishte një lajm, ‘një ushtar rus, e kastron një ushtar ukrainas‘, pasi e kishte kapur rob. Këto janë mizoritë e kësaj lufte të paarsyeshme, dhe mjafton vetëm ky fakt, për ta ndaluar këtë luftë. Se kur je në luftë, arsyeja bëhet pothuajze zero, prandaj zgjidhjet që vijnë nga lufta janë më mizore dhe më të paarsyeshme, sepse vijnë nga forca, e jo nga arsyeja. Ndërsa zgjidhjet që vijnë me negociata janë padyshim më të arsyeshme dhe më të pranueshme. Mendoj se Ukraina do të kishte përfituar më shumë me negociata se me luftë. Por dikujt i intereson lufta, atyre që po përfitojnë nga kjo, por edhe disa shqiptarëve, që nuk përfitojnë gjë, por mezi presin ta rrënojnë Rusinë e Putinin.
Henry Kissinger thotë se lufta në Ukrainë duhet të shkojë drejt negociatave. “E thashë këtë në Davos” – thotë ai, “por u sulmova…” Por megjithatë, andej duhet të përfundojmë…
Rusia nuk është Serbi. Rusia ka arsenalin më të madh të armëve bërthamore, aq sa për ta shuar globin, nëse ato përdoren, dhe prandaj stisja apo krijimi i një konflikti ushtarak me Rusinë, nuk është kurrë i lakmueshëm, duhet shmangur me patjetër. Me sa shihet nga kjo luftë deri tani në 5 muaj, SHBA, Anglia dhe vendet e Perëndimit po e ndihmojnë Ukrainën me ndihma ushtarake dhe ekonomike, që ushtria ukrainase t’i bëjë ballë vetë luftës, pasi implikimi i NATO-s në këtë luftë do të ishte me pasoja katastrofike, dhe mund të hapë padyshim një konflikt bërthamor. Por sa do të jetë në gjendje Ukraina me armët që merr, e ndihmat e tjera, t’i bëjë ballë kësaj lufte, për sa kohë, ku forca ushtarake ruse deri tani ka treguar një epërsi 10 herë pothuajse më shumë?! Kjo mbetet për t’u parë…
Ndërkohë kjo luftë e pamëshirshme zgjatë, personazhet kryesore të Ukrainës, familja presidenciale gjen kohë edhe të pozojë në media të ndryshme, për të inspiruar një botë të tërë me shembullin e tyre të guximit e trimërisë. Zelensky ishte një aktor në Ukrainë, para se të bëhej President i vendit me një mbështetje prej rreth 73%. Mund të bëhet fare thjeshtë fatkeqësia e vendit të tij. Ai nuk e ka përvojën e duhur politike e diplomatike, dhe duket naive kjo zgjidhje e detyruar, që i ra përsipër të merrej me të. E shoqja e tij luan një rol më të tërhequr nga jeta publike, ajo tani në luftë, ka ardhur duke u bërë paksa më aktive. Olena tregon diku se jeta e saj seksuale është më aktive tani gjatë luftës… Ajo u kritikua padyshim për këto prononcime publike, por jeta kështu e ka, nuk mund t’u pëlqesh të gjithëve…
Nën ankthin e luftës – Zelensky me të shoqen Olena, në Vogue Magazine
Dikush dyshon se Zelenskyn e futën në lojë anglo-amerikanët, duke shfrytëzuar naivitetin dhe protagonismin e tij, për një konflikt me Rusinë, që të dobësohej Rusia e Putini të rrëzohej. Pasi një këshilltar i tij, para tre vjetësh e kishte parashikuar këtë luftë, nëse vendi ecte me atë prirje, që kishte për anëtarësim në NATO. E kishte pësuar kështu edhe Gjeorgjia para tyre. Edhe Finlanda e Suedia, nuk janë në NATO pikërisht se janë fqinjë të Rusisë, por u futën tani, për të ruajtur veten, duke parë se çfarë ndodhi me Ukrainën.
Por lufta e tanishme e Rusisë kundër Ukrainës është më e egër se sa lufta me Gjeorgjinë. Ish-Presidenti Rus, Medvedev thuhet se ka dalë me një hartë provokuese të Rusisë së pas përfundimit të luftës, ku Ukraina mbetet sa 1/10 e territorit të saj. Kush i di planet ruse, deri tani nuk po i ndalon kush, dhe ushtria ukrainase nuk duket premtuese aq sa duhet, pavarësisht guximit dhe sakrificës që ata po bëjnë, në mbrojtje të vendit të tyre dhe civilizimit Perëndimor. Se vendet e NATO-s, nuk guxojnë të hyjnë në konflikt me Rusinë, ata po sillen si fëmija plangprishës, që i thotë të atit: “Puno babë, se të mbaj unë.” Po i thonë Ukrainës, lufto ti me rusët, se të mbajmë ne…
Harta e re e Rusisë, e paraqitur në rrjetet sociale nga Medvedev
Sa më gjatë të shkojë kjo luftë, indiferenca e Perëndimit do të vijë duke u rritur. Në Gjermani, ku e marrin mbi 50% të gazit nga Rusia, ka zëra qeveritarësh, që thonë se “ç’na duhet ne kjo luftë”. Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock (Die Grüne), tha para disa ditëve se nëse ne i lëmë pa gaz popullsinë tonë, mund të ndeshemi me revolta të fuqishme… Për këtë arsye, Schröder i kritikuar fuqishëm, po shkon herë pas here në Rusi, për të parë se si do jetë kjo situatë në të ardhmen. Si duket, për një lojë të dyfishtë…
Lufta Rusi-Ukrainë nuk po dëmton vetëm këto dy vende në konflikt, ajo po dëmton edhe vendet e BE-së dhe botën mbarë me një krizë ekonomike të shtuar. Në Gjermani e pranojnë se një krizë të tillë nuk e kanë provuar që nga Lufta e Dytë Botërore… Gjermanët i njohin rusët, i kanë copëtuar një herë. Nuk duan konflikt me ta. Gjermanët nuk janë trapa si kosovarët, ata mësojnë nga përvoja, nuk pranpjnë të jetojnë keq. Pse?! Kurse kosovarët, përfshirë edhe disa intelektualë e gazetarë, e kanë mendjen menjëherë te dyfeku dhe nuk e llogarisin fare fuqinë me të cilën ndeshen, prandaj në histori kosovarët kanë jetuar të pushtuar, e tani në liri, nuk dinë të sillen ndryshe e me diplomaci. Mendjen gjithmonë te dyfeku… Duket se nga kjo tendencë shqiptare, amerikanët na kanë marrë ne, Shqipërinë, si pendëmbajtëse pa brekë në bythë me Amerikën për konfliktin ruso-ukrainas…
Ndërsa lufta po vazhdon, kriza ekonomike globale është në kulmin e saj, po bëhen përpjekje të shmanget kriza e bukës, prandaj është siguruar një kanal me ndihmën e Turqisë, që gruri ukrainas të shkojë në vendet ku kanë nevojë për të. Por askush nuk e di se si do të shkojë kjo luftë, dhe sa gjatë do të vazhdojë. Dihet kur fillon një luftë, por nuk dihet kurrë fundi i saj, e të dyja palët kanë shpresa për fitore – ndërsa po humbim të gjithë. A ka më gomardhëk?! Rusia duket se e do luftën, që të gjunjëzojë Perëndimin, ndërsa mbështetësit e Ukrainës e duan luftën, që të mos e lënë Rusinë të fitojë…
Zëri i Amerikës në shqip jep me dt. 29 këtë video, të vizitës së Zelenskyt në portin e Odesas, me ambasadoren kanadeze në Ukrainë etj. aty ku konflikti është tepër pranë: