VERIFIKIMI I PASURISË TË FILLOJË NGA VITI 1997 DHE JO 2008!

0
185
Politikanët pareli në Kosovë

IDRIZ ZEQIRAJ

Për një shtet ligjor, hartimi i përgjegjshëm i ligjeve, ka shumë rëndësi për mbarëvajtjen shtetërore. Po veçojmë katër (4) ligje, që duhen korrigjuar, ndryshuar, domosdoshmërisht, sepse janë hartuar qëllimshëm dhe idiotisht, të imponuar nga individë ose grupe të interesit. Si të tilla, nuk i shërbejnë shtetit dhe as pushtetit, por mafias personale e grupore.

Tani po trajtojmë vetëm ligjin për: Verifikimin e pasurive të paligjshme, të fillojë nga viti 1997 dhe jo nga viti 2008.

Verifikimi i pasurive është bërë, duke filluar nga 17 shkurti i vitit 2008, pra, nga shpallja e pavarësisë!? Kjo ka ngjallur shumë dyshime, sepse ka amnistuar, jashtëligjshëm abuzimet dhe hajnitë e periudhës 1997-2008! Personalisht, si gazetar profesionist, kam përcjellur, madje vëmendshëm, abuzimet, hajnitë private dhe zyrtare, të filluara në vitin 1997, për të vazhduar edhe sot, më 2023! Dhe, për këtë kam reaguar publikisht, se llogaritja e pasurive duhet të fillojë, pikërisht, më 1997, kur  Hashim Thaçi, me klanin e tij, bëri puç në Kryesinë e LPK-së, në Mërgatë.

Ai, harbutshëm e përdhunshëm, grabiti të gatshëm Fondin “Vendlindja thërret”, si dhe Fondët tjera të Shoqatave e klubeve të etnikumit shqiptar. Shembull: Kryesuesi i fondit në fjalë, Jashar Salihu, fillimisht, rezistoi, për të mos ia dorëzuar Fondin Hashimit, sepse “unë kam garantuar bashkatdhetarët kontribues, për transparencë e llogaridhënie atyre, për çdo qindarkë të shpenzuar”.

Por, Hashimi përdori shprehjen e Dr. Mujë Rugovës, eksponent i LPK-së: “UÇK-ja nuk këshillon dy herë”, e deshifruar, pas këshillës së parë, vjen plumbi, madje jo vetëm për ty, por edhe për familjen tënde”. Jashar Salihu u dorëzua. Hashimi e shpalli – Hero të Kosovës”-, edhe pse ai vdiq natyrshëm në shtëpi! Populli ka një shprehje pezhorative: “Me la m…t me sh…rrë!”

Një Shoqatë e Kosovës Lindore kishte themeluar një fond, për mbrojtjen eventuale nga pushtuesit serbë. Hashimi me mashtrime e dallavere, kinse për të blerë armë, mori 1(një) milionë franga zvicrane. “Prit një muaj e prit  një vjet, pushka e Lilës nuk po kërcet”,- është vargu i një kënge, për një pushkë që nuk u dëgjuar kurrë krisma e saj! Kryesuesi i Fondit, njëherësh, edhe njeriu i parë politik në Kosovën Lindore, Shefket Hasani, e denoncoi rastin, duke kërkuar që “aventurieri dhe gilipteri Hashim Thaçi, duhet t`i kthejë frangat e grabitura nga Fondi ynë!” Por Hashim hajni jo vetëm që nuk i ktheu paratë, por ndërhyri brutalisht politikisht, duke intriguar dhe shkarkuar atë, duke e zëvendësuar me Shefket Musliun.

Njësoj si në Kosovë, Hashimi futi farën e përçarjes edhe në Kosovën Lindore, duke e dështuar edhe atje luftën. Thonë se “çdo e keqe ka edhe një të mirë!” Dhe, e vetmja e mirë e puçit në Kryesinë e LPK-së të vjetër në Mërgatë, ishte akuza e bërë për tradhti, përfshi edhe nip e dajë, ish-kryetarin e LPK-së, Fazli Veliun dhe Ali Ahmetin. Kjo mjaftoi që në UÇK-në Iliridë, e refuzuan “të fusin hundët” Hashimin me bandën e tij supërkriminale. Andaj, në Maqedoni, lufta u fitua, krerët shtetërorë u detyruan të kërkojnë ndihmë, gjë që solli “Marrëveshjen e Ohrit!”

Banda e LPK-së, me kryesinë e re, kryesisht, eksponentë të krimit dhe të makro-hajnisë, pasi “i qeruan hesapet” – brenda llojit -, iu sulën Fondit Shtetëror, i shprehur në 3 %-in obligativ, nga paga individuale. Edhe pse LPK-ja e kishte refuzuar dhe bojkotuar këtë Fond, tani kërkonte -hise- nga ai. Me gjithë rezistencën fillestare, kur filluan atentatimet e ushtarakëve ndaj FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të veprimtarëve të LDK-së, nga PAN-i i sotëm, kryeministri Bujar Bukoshi dhe ministri i Financave Isa Mustafa u dorëzuan, duke bashkëpunuar me LPK-në, pa përfillur kundërshtinë e Presidentit Rugova dhe të LDK-së.

Ky bashkëpunim ishte i dhunshëm. Citojmë eksponentin e SHIK-ut dhe të SHISH-it, Xhavit Halitin: “Në Kukës e shpëtova Bujar Bukoshin nga atentati i përgaditur për atë!” Këtë e pohon edhe sot, por, pa përmendur atentatorët!? Dihet, ata ishin nga -soji i tij-. Ngjashëm të rrezikuar ishin edhe ministrat e Qeverisë në Ekzil: Muhamet Bicat, Jonuz Tërstena, Halit Muharremi, Xhafer Shatri, … ndaj të cilit u përgadit atentati, për çka Hashimi, me LPK-në e tij, paguajti 160 mijë marka.

Hashimi, në telefonin e Azem Sylës, e urdhëroi ministrin e Informacionit, Xhafer Shatrin, t´ia dorëzojë bandës të LPK-së Redaksinë e Kosovës, pranë Radio-Televizionit të Shqipërisë. Zoti Shatri e kundërshtoi “kopukun Hashim dhe refuzoi urdhrin mujëshor të tij”. Hashimi ia -bëri betë- Shatrit. Në selinë e Ministrisë  të Informacionit, në Gjenevë, ku kam punuar për ca kohë edhe unë, dy atentatorët, gjysmë të maskuar, i bien zilës. Roja e hapë pakëz derën, arma e pazëshme u shprazë, roja u plagos. Fati, ministri Shatri nuk ishte në zyre. Ndërmjetësuesin për atentatin, një drenicar, Hashimi e shpërbleu për shërbimin kriminal -Hero i Kosovës-, edhe pse ai vdiq në shtëpi pas luftës.

Megjithatë, krimi dhe marrëzia vazhdon edhe sot e gjithë ditën. 16 milionë euro, deri tani, janë paguar për avoketërit, zhvatës e banditër, për katër të akuzuarit, për vrasjet e kundërshtarëve politikë shqiptarë, nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë. Krimin e pagesës, nga buxheti i varfër i Kosovës, për t`i mbrojtur “komandantët” multi-milionerë, e ligjësoi Qeveria PDK-LDK, përkatësisht, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Pjesë e krimi u bënë edhe Qeveria e PAN-it dhe, së fundi, edhe kjo e Vetëvendosjes, e cila, në vend të rishikimit të ligjit, përkatësisht, ndërprerjen e mbrojtjes, nga lukunia e avoketërve të kushtueshëm ndërkombëtarë, vazhdon me makro-abuzimin e buxhetit të Kosovës!

Gjykatat maskaradë të UNMIK-ut, të EULEX-it, e Hagës dhe, tani, kjo Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, kanë arrestuar qindra kriminelë faktikë, vrastarë dhe makro-hajna. Dhe, i kanë liruar me arsyetimin klishe: “Lirohen për mungesë provash!” Mjafton ta kujtoni procesin “PRONTO”, përgjim -live- dhe, megjithatë “lirohen për mungesë provash!” Krim dhe rrugaçëri, njëherësh, e të gjitha gjykatave, që kanë për subjekt Kosovën!

Qeveria aktuale e Vetëvendosjes, nismetare e ligjit për verifikimin e pasurive hajnore e grabitçare, jo vetëm të politikanëve aktiv, por edhe të gjithë atyre që abuzuan me Fondet, privatizimet, tenderimet dhe format tjera, duke e keqpërdorur shenjtërinë e emrit UÇK-e, në veçanti, grupi i disa komandantëve mujëshorë, të dyshuar për shumë të zeza e gjëmë, që i kanë shkaktuar Kosovës, duhet ta rishikojë e korrigjojë, duke filluar verifikimin e pasurive, që nga viti 1977 dhe assesi nga viti i pavarësisë, më 2008!

Sepse periudha 1997 deri 2008, është e begatë me krimet industriale ekonomike, përkatësisht, marrjen dhunshëm të parave të gatshme të Fondeve të Mërgatës së përbotshme shqiptare, të cilat u përdorën për blerjen e tokave masive, kryesisht, pronë shtetrore; fabrikave, ndërmarrjeve dhe objekteve të kushtueshme, por me çmime simbolike, privatizimeve, grabitjeve të gjithçkaje, dikur prona shtetërore, shoqërore e private. Metodat e përdorura ishin të egra dhe të përgjakshme. Kushdo që do të rezistonte, e priste fati i kuadrit të lartë komunal, Rexhep Luci, i vrarë nga mafia e komandantëve në Prishtinë!

I vetmi i dakordimit publik, për korrigjim të datimit të llogaritjes verifikuese, ishte deputeti, Gjeneral Hisen Berisha. Për çudi, e tha dhe heshti, sepse është në vathën, torishtën e PAN-it dhe ata janë protagonistët e abuzimit, hajnisë private dhe zyrtare, të inkriminuar dhe makro-hajna.

Rrjedhimisht, fillimi i verifikimit të pasurive të paligjshme, nga shpallja e pavarësisë 2008 e këtej, është i mangët e hiç real, ngaqë anashkalohen krimet ekonomike faktike, të periudhës 1997 deri në 2008, të cilat janë të bollshme. Korrigjimi i datimit aktual, nga 2008 e këtej, duhet zhvendosur nga 1997 dhe deri 2023 e këtej, për të qenë afatizim kohor real, për verifikimin e pasurive të zyrtarëve të lartë dhe të kategorive tjera, të pasuruar jashtëligjshëm dhe kriminalisht.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.