“Unë e doja Anablën! Niki m’u bë si drogë!”

0
259
Ilir Muharremi - Thyerja

Dani: Ti do të vërtetën?!

Asenga: Epo, mund të të sjellë paqe mendore ty dhe çdokujt, sidomos familjes së Anablës.

Dani: Unë e doja Anablën! Niki m’u bë si drogë! Ajo më bëri të ndihem… Nuk mund të bëja asgjë gabim… Sikur kisha rëndësi, isha dikushi, e di? Ajo pyeste për opinionin tim. Gjatë gjithë kohës sa ishte Anabla në Gjermani, unë isha me Nikin. Vinte tek unë, në shtëpi. Sikur t’i kisha veshur sytë me mburoja.

Asenga: Pra… (Pauzë) Çfarë ndodhi atë mëngjes?

Dani: Isha thjesht i inatosur… Kam qenë i inatosur që në korrik dhe ndoshta kjo ka pasur pak rëndësi! Thjesht.. ndieja sikur ky fitil po digjej dhe thjesht i erdhi fundi! Nuk mund ta lejoja më! Doja… Provova, por nuk munda! Sikur dikush i kishte krahët rreth meje, unë thjesht… nuk munda! U zgjova atë mëngjes, m’u duk sikur fara ishte mbjellë tek unë dhe kjo ishte ajo çfarë do të ndodhte atë ditë! Nuk kisha asnjë kontroll mbi atë ndjenjë!

Pashë gjithë jetën time të zhdukej para syve të mi dhe nuk mund ta lejoja. (Pauzë) Qysh më herët e kam planifikuar këtë, por nuk e kisha guximin ta bëja! Atë mëngjes e fitova guximin! Situata u tensionua kur Anabla erdhi në shtëpi. Tension…tension… tension…. (Bërtet) Oh! E vrava! E vrava! Pastaj e mbështolla me çarçaf! Pastaj hynë gocat dhe Bella më pyeti se çfarë nuk po shkon me mamin?!


“Nëse unë humb fëmijët e mi jam në panik”

Asenga: E di çfarë, Dani? Ke ndenjur katër orë këtu dhe nuk ke derdhur asnjë pikë loti për vajzat e tua! Asnjë!
Dani: (nervozohet) Nuk e di çfarë doni t’ju them? Nuk është se nuk i dua fëmijët e mi!
Asenga: Thjesht, ma shpjego qartë e mirë gjendjen. Nëse unë humb fëmijët e mi në supermarket, qoftë edhe për një minutë, unë jam në panik. Por ti ama, nuk je aspak në panik!
Dani: Edhe unë jam në panik! (i nervozuar)
Asenga: (ndërhyn) Mirë. Po më thua që ke pasur biseda emocionale me gruan tënde dhe nuk ke qarë asnjëherë, as për vajzat e tua?!
Dani: Kam nevojë t’i gjej! Vajzat janë jeta ime!
Asenga: (duke shpalosur dhe kthyer fotografitë mbarë) Atëherë, na ndihmo që t’i gjejmë! Shikoji, Dani! (Pauzë.
Dani i shikon, mban kokën teposhtë) A u ke bërë gjë Anablës dhe vajzave?
Dani: Jo! Çfarë…?

Pjesë nga tragjedia “Thyerja” e Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.