KUJTIME PËR JETËN TIME

0
552
Qemal Rexhaj

Qemal Rexhaj, Kropisht, Vlorë

Nga Qemal Rexhaj

KUJTIME PËR JETËN TIME

Do t’u tregoj me një këngë
Të gjitha vuajtjet e mia
S’më lanë të ngrihesh në këmbë
Më torturoi partia

Mbeta i vogël bonjak
Babai më la tre vjeç
Dhe dy vëllezërit mi vranë
Me nënën fatkeqe mbeç

Nëna po rriste jetimet
Me frikë e zemër në dorë
Pushteti vendimin mori
Shtëpin do e bënin shkollë

Babai na vdiq në burg
se nuk donte komunizmin
Ndaj dhe ne na torturuan
E vuajtëm shumë izolimin

U rrita vajta ushtar
Bëja tunel e kanale
U lirova nga ushtria
Me goditi gjëmë e madhe

Njezet e tre vjec ishkreti
pa ndihmuar asnjë çik
Prisja ndonjë ndihmë të vogël
Ata më shpallën armik

Familjen ma shkatrruan
fëlliqsirat e pa nder
Po unë qëndrova i fort
kryelartë e dhe me nder

Kur kujtojte jetën time
Ato vite të rinisë
Më ishte hequr liria
Me vendimin e partisë.

Se shijova shoqërinë
fshehuras më respektonin
Diktatura nuk i linte
kishin frikë e nuk guxonin

Këto vuajtje që tregova
Jo se ju nuk i dini
Po me këtë këngë u çmallova
Fatin tim të mos e kini

Qemal Hadëri me halle
Edhe nënën po kujtoj
Ishte me zemër të madhe
Respektin e madh gëzoi.

Qemal Hadër Rexhaj
Kropisht, Vlorë, 31 mars 2023

Dërgoi për publikim, Qatip Mara, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.