Forumi i Pekinit komplot ndaj BE-së dhe Amerikës?!

0
256
Aleksandar Vucic - Xi Djinping

Nga Skënder MULLIQI

Për lexuesit e nderuar disa fjalë për takimin e Pekinit. Është ky forum i boshtit më hileqar dhe më të rrezikshem për paqën botërore, Beograd-Moskë-Pekin. Ishte takim kunder BE-së dhe Amerikës, ku protagonist kryesor i kësaj ngjarje, e cila mund ti sjellë botës pasoja lufte, ishte presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Nuk munguan as nikoqiri i takimit presidenti kinez, Xi Jinping pastaj presidenti i Hungarisë, Viktor Orban dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiq.

Ky takim u mbajte në të njejtën kohë, si kundërpërgjigje të takimit të Samitit të Berlinit në Tiranë. Ne Samit nuk mori pjesë Vuqiqi, por ate e përfaqësoj Bernabiq sa për sy e faqe. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dëklaroi pas takimit më homologun kinez, Xi Jinping, së një ndër temat për të cilat kanë diskutuar është situata në Kosovë dhe se kanë gjetur mirëkuptim në lidhje më këtë.

Presidenti i Serbisë ka pasur një takim edhe më Putinin, i cili është brengosës për Evropën. Ky shtet edhe pse po përkdhelet nga BE-ja, gjithnjë e më shumë po largohet nga kjo strukturë, duke ju afruar politikisht dhe ekonomikisht Rusisë dhe Kinës. Serbia ka refuzuar ti vënë sanksione ekonomike Rusisë të cilën gjë e kishte kërkuar bota perëndimore, më rastin e invazionit ushtarakë të Putinit në Ukrainë. Kina dhe Rusia janë furnizueset kryesore të Serbisë më armatim, për qka edhe Vuqiqi ka udhëtuar për Pekin.

Kina thuhet së ka investuar shumë në Serbi. Dhe, ky forum i mbajtur në Kinë, ishte direct kunder politikës dhe ekonomise të BE-së.U takuan në forum Putin, Si e Orban, më theks të bashkëpunimit ekonomik dhe forcimit të marrdhënjeve të ndërsejlla, për ti bërë kështu në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pandam Botës Perëndimore në marrjen e qfardo vendimi.Presidenti i Serbisë, e pranojë së do të marrë armatim modern e të sofistikuar.

Kjo dhe i gjithë takimi sigurishte lidhet më luftën në Ukrainë, më luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, por edhe më tendencën serbo-ruse të formimit edhe të një vatre të luftës në Ballkanin Perëndimor. Hungaria e Viktor Orbanit moti është përcaktuar për politikat e saja proruse, duke refuzuar të dërgon armë në Ukrainë, pastaj, nuk e ka dënuar invazionin ushtarak të Rusisë mbi këtë shtet.

Populisti dhe diktatori Orban ka paralajmëruar së do të stopon që t’i vihen masat e embargos ekonomike Serbisë, pas aktit shtetëror terroristë serb, në Banjskë të Kosovës.Të gjitha këto flasim komplotin që po përgatisin kjo treshe famëkeqe ndaj BE-së dhe Amerikës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.