Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-kryeministrin e Kosovës.
Shkruan Asllan Dibrani
Mediat dhe vet Ramush Haradinaj e publikoj takimin e tij me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramen. Pas një serë skandalesh politike te Edi Ramës, kundër Kosovës dhe pikërisht kundër kryeministrit Albin Kurtit. Pati reagime në Shqipëri dhe në Kosovë, madje edhe ne qarqet ndërkombëtare.
Edi rama dhe Ramush Haradinja u takuan ne Tirane sot
Ai gjeti një kohë sot te takohet me, po ashtu skandalozin politik Ramush Haradinajn qe s’ka lënë guri pa rrotulluar vetëm me rrëzuar qeverinë e Albin Kurit.
Me poshtë citoj deklarimet publike qe e botuan disa media në Shqipëri dhe ne Kosovë deklaratën e Ramush Haradinajt.
“Sot në Tiranë patëm një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”. Po na lind pyetja se si gjithë kjo dashuri e këtyre dy kryeministrave, kur ishin edhe ne procese gjyqësore kundër njeri tjetrit.
Thënie e Ramush Haradinajt sa ishte në detyrën e kryeministrit vazhdojmë dhe publikojmë me poshtë!
“Edi Rama ka hyre ne pazare me Hashim Thaqin dhe Aleksander Vuçicin për të ndarë Kosovën!
Një kohë Haradinaj, sikur u nda me Edi Ramen kur vuri taksen e 100% dhe Rama e kundërshtoj dhe u acaruan marrëdhëniet ne mes tyre. Ta kujtojmë se Edi Rama edhe e ka paditur Ramush Haradinajn për siç thotë “shpifje dhe rrena”.
Citojmë kryeministrin Edi Ramen me poshtë :
Gjykata Themelore në Prishtinë e cila e ka konfirmuar se kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka dorëzuar padi kundër kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës Ramush Haradinajt!
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka paditur kryeministrin e Kosovës në largim Ramush Haradinaj, për “shpifje”. Padinë e publikoi “Betimi për drejtësi”, një emision që përgatitet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ku thuhet se Rama padinë e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë”.
Ku si dëshmi kemi se “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, më padinë prej 30 faqesh të publikuar nga “Betimi për Drejtësi” pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve. Në këtë padi përmenden disa emisione të transmetuara në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë dhe e ka akuzuar Edi Ramën, që së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Presidentin e Serbisë Aleksander Vuciqin, e kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Në datën 17.10.2019 dhe 29.10.2019, i padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës,si Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360 gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing”Zona Pressing” të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”.
Ma vonë këtë padi e vërteton edhe Gjykata Themelore në Prishtinë e cila e ka konfirmuar se kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka dorëzuar padi kundër kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Dhe thekson me tutje “Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Civile me datë 15.01.2020 ka pranuar padinë nga paditësi E.R kundër të paditurit R.H për kompensim dëmi për shkak të deklaratës shpifëse të supozuar nga paditësi”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, e intervistuar nga gazetarja Mirlinda Gashi, zyrtare për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë”.
Për shkëmbimin apo korrigjimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është përmendur për here te pare në gusht të viti 2018 nga Thaçi dhe Vuçiqi!
Pavarësisht mospajtimeve që mund t’i kishin dy liderët institucionalë, të Shqipërisë dhe Kosovës, kjo situatë u reflektua shume keq të qytetarëve e te të dyja vendeve. Mendoj se te dy vendet janë të vetëdijshëm për situatat që krijojnë përplasjet eventuale të liderëve institucionalë te të dyja vendeve dhe jemi dëshmitar për “Idenë për shkëmbimin apo korrigjimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është përmendur për here te pare në gusht të viti 2018 nga Thaçi dhe Vuçiqi, si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve. Ideja ka nxitur reagime për dhe kundër, si brenda Kosovës dhe Serbisë, ashtu edhe te komuniteti ndërkombëtar.
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj që kur Vetvendosja erdhi në pushtet në Kosovë e kanë luftuar Albin Kurtin!?.
Por mos t’i ikim temës se vizitës se Ramush Haradinajt pas gjithë këtyre skandaleve personale, divergjencave dhe përplasjeve deri në paditje gjyqësore, si u takuan aq përzemërsisht në forme vëllazërore siç përmendi Ramush Haradinaj?!.
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj që kur Vetvendosja erdhi në pushtet në Kosovë, si një koalicion i madh antikorrupsion e antiabuzues, e kanë luftuar Albin Kurtin, pasi e kanë parë si rrezikun eminent ndaj rrëzimit të Edi Ramës ne qeverisjen e Shqipërisë dhe shuarjen e shpresave te Ramush Haradinajt, qe te jete me rival politik madje duke e rrezikuar qe as pragun mos ta kalojnë ne zgjedhjet e ardhshme?.
Albin Kurti është realisht politikani shqiptar më popullor jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjitha viset shqiptare. E veçanta e Kurtit, është se simpatia ndaj tij në hapësirën e shqiptarëve të Malit të Zi, atyre të Shqipërisë, Luginës së Preshevës, në Maqedoninë e Veriut apo diasporë madje edhe në hapësirat e Sanxhaku, po edhe të popullit çam në Greqi.
Pasi thelbi i doktrinës bazë se si ta shpëtojnë veten këta Rama edhe Ramushi nga një e kaluar armiqësore ne mes veti, sot i harruan dhe u bene vëllezër e miq!.
Ato e harruan të kaluarën e hidhura dhe u bashkuan kundër Albin Kurtit, me shpresa qe mos tu prish edhe me tutje pazarllëqet e tkurrjes së Kosovës, qe te dy protagonist te kësaj doktrine “Copëtimin e Kosovës“.
“Albin Kurti thotë që nuk e ka as ai e askush të drejtën që të bëjë pazar me trojet e Kosovës as ato shqiptare”.
Albin Kurti është rivali më i rëndësishëm dhe me peshë i Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt.
Edi Rama, ndryshe nga Kurti, e lidh gjithçka me qendrat e pushtetit, përkrah Thaçin, pozitën e Kosovës e josh, edhe pse ajo e ka denigruar e sharë në maksimum. Madje josh dhe Vjosa Osmanin, e cila është politikanja e Kosovës që e ka fyer më shumë Edi Ramën e socialistët gjithemone per interesa te Kosovës.
E pse?
– Për të rrëzuar Albin Kurtin! Sepse në realitet Albin Kurti është rivali më i rëndësishëm dhe me peshë i Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt. Albini është e kundërta politikave te Ramush Haradinajt dhe Edi Ramës…
Kurse Edi Rama dhe Ramush Haradinaj u treguan (tregtar te zellshëm) njeri tu i dhuruar toka Malit t e zi,ndërsa tjetri duke i premtuar toka Serbisë “Veriun e Kosovës dhe në fazën e zhvillimit te bisedave me Greqinë për zvogëlimit te Shqipërisë ne pjesën detare.
Rama shet e ka shitur këdo pranë tij vetëm për të qëndruar në pushtet, po ashtu u dëshmuar edhe Ramush Haradinaj ndërsa Albin Kurti, nuk do t’ia japë veriun Serbisë. Ndaj i thotë: Më njihni si shtet pastaj të bëjmë Asociacionin. Këtu Albini nuk lëviz, edhe sikur ta rrëzojnë, madje edhe sikur ta vrasin. Edi Rama e di këtë, e po bën përpjekje për ta rrëzuar atë. Po, nëse ndodh një trazirë e madhe nesër në veri të Kosovës, e plas ndonjë luftë qofte edhe e vogël, Edi Rama rrëzohet brenda natës, e Albin Kurti edhe mund të bëhet kryeministër i Shqipërisë natyrale.
Sot në Shqipëri pas sulmeve ne Veri nga terroristet serb , pas anulimit te takimit te dy qeverive, pas deklaratave të Edi Rames për “tokat e Kosovës te as kujt”, dhe pas vizitës se Macronit, presidentit të Francës në Shqipëri një shumicë politike nga e majta dhe e djathta intelektual dhe opinionistë i bashkohet kauzës së Albin Krtit. E mira e se mirës është qe këta dhe te tjerët sidomos opozita kosovare të ulen rreth strategut, politikanit dhe njeriut të pa thyeshëm të çështjes kombëtare ta përkrahin dhe ta kalojmë ketë situate dramatike qe e kemi nga Serbia, Rusia dhe aleatet e tyre synim zhdukjen e Kosovës. Prandaj koha është të bashkohemi e jo të përçahemi edhe me tutje.