Dani: M’u duk si provë.
Anabla: Ti je i çmendur! Hiqu! Do ta lëndojmë fëmijën! (Dani i rri sipër) Hiqmu! M’u hiq!!! Largohu nga unë!
(Dani largohet, Anabla tërbohet dhe mezi mbushet frymë) Thuaje! Thuaje! (E gjuan me jastëk Danin) Thuaje!
Dani: (me zë të ulët) Kam dikë tjetër!
Anabla: (e tërbuar dhe fillon të qajë) Si quhet?
Dani: Niki.
Anabla: Ti e di që e dija. Kam dyshuar në ty, more mut! I ndyrë! Më vjen të vjell nga ti! I shpifur!
Dani: Më vjen keq! Nuk e di se çfarë ndodhi me mua!
Anabla: Kur filloi kjo gjë?
Dialog nga tragjedia “Thyerja” e Ilir Muharremit.