Promovim i librit “MONOLOG” në Oden e Llapit të rilindësit të ri nga Shkupi Zekerija Idrizi

0
714

Shkruan Asllan Dibrani

Aty ku Oda e Llapit i ka tubuar figurat dhe heronjtë ma të çmuar të kombit tonë mbrëmë këtë ambient e shoqëroi edhe shkrimtari i madh Zekerija Idrizin në një takim promovimi  te librit të tij te radhës “Monolog”. Organizatore te këtij promovimi ishte Lëvizja gjithë shqiptare “Feja e shqiptarit është Shqiptaria“, dega në Besianë, ne këtë Odë me stafin e saj në krye me z. Nebih Balaj, nikoqir qe iu uruan mirëseardhje te pranishmeve.

Pamje nga aktiviteti i Lëvizjes “Shqiptaria” në promovimin e Librit “Monolog” të Zekria Idrizit.

I devotshmi i kryeqendrës dardane (Shkupit), Zekirja Idrizi ia mësyu Llapit për t’i nderuar heronjtë e kësaj ane si Shaban Shalën, Adem Demaçin, Afrim Zhitin, Fahri Fazliun, Ali Ajetin, Hasan Ramadanin, Besim Latifin, Skender Munollin, Shefki Latifin, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe figurën e Skënderbeut, Nene Terezës dhe te pranishmit tjerë qe kishin ardhur enkas për promovimin e librit te tij  te radhës “Monolog”. Erdhi këtu i preku me dore, u çmall me ta duke theksuar se tani e tutje do te jam ushtar i kësaj kauze luftëtaresh e heronjsh, për ta ndërtuar te ardhmen e atdheut tonë te shtrenjte…

Rrugëtimi i gjatë qe bëri këto dite teologu Zekerija Idrizi prej Berlini në Shkup e për te vazhdua pastaj për ne Prishtine e në fund ne Besiane, ku përfundimisht kishte zgjedhe bash “Oden e Llapit“, për ta promovuar librin e tij të fundit “Monolog”, ngjante ne rrugëtimin qe beri Ismail Qemali me Isa Boletinin e me Luigj Gurakuqin qendrave të Evropës e deri ne Vlore. Ngjante ne vizitat qe bënte Hasan Prishtina nëpër odat anembanë Kosovës, për te organizua kryengritjet kundër perandorisë Osmane.

Takimi ngjau në “lidhjen e Prizrenit” e në “Kuvendin e Lezhës”, ku në oden e bukur muze dhe madhështore, në një atmosfere te pa përshkueshme e me mysafirë nga çdo treve u bë promovimi i këtij libri me një vlere te jashtë zakonshme me te cilën autori i dha shpirt dhe energji iniciativës mbare kombëtare “Fe e shqiptarit është shqiptaria”.

PROMOVIMI I LIBRIT “MONOLOG” NË LLAP

Për ta nderuar shkrimtarin Zekria Idrizin, kryefjalën e pati botuesi Mr. Fatmir Halimi, pastaj moderatori Prof. Abdullah Blakçori, Recensenti Prof. Islam Gegaj, veprimtari i madh i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik Pajazit Jashari, Dr. Nijazi Gashi kryetar  i Lëvizjes gjithë popullorë “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria” si dhe veprimtari nga Lidhja e shkrimtareve shqiptarë në Gjermani dhe gazetar ish i burgosur politik  Asllan Dibrani, shkrimtari Fadil H. Curri, i cili i dhuroi një mirënjohje nga Shkolla e Mazgitit. Po ashtu folën edhe veprimtarja e shkrimtarja, zonja Hanumshaje Ilazi, poetja dhe ish-e burgosura znj. Shukrije Gashi dhe Sadik Krasniqi, folën secili në këndvështrimin e vet duke nderuar, çmuar zotin Zekirja Idrizin dhe Lëvizjen “Feja e Shqiptarit është shqiptaria”.

Pamje e diskutuesve në Oden e Llapit – anëtarë te Lëvizjes “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”

Konakun e zbukuroi edhe intelektuali i zonës se Hasit, zotëri Sheh Bedri Osmanollaj qe i përshëndeti të pranishmit, e veçanërisht shkrimtarin Zekirja Idrizin dhe Lëvizjen, gjë qe e lartësoi shumë lart duke e quajtur Revolucion i shpëtimit të kombit nga barbaria islame me aktivitete politike ne vitet e fundit  shume distrikteve dhe antikombëtare.

  • Në këtë mbrëmje të bukur letrare prezantuan edhe një numër i konsiderueshëm shumë kolonelë, komandantë dhe ish-ushtarë të UÇK-së. Mes tyre edhe ish-të burgosur politikë dhe veprimtarë të mëdhenjtë të çështjes kombëtare.

Pamje e diskutuesve në Oden e Llapit – anëtarë te Lëvizjes “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”

Ishte nder privilegj dhe kënaqësi ta dëgjosh një Rilindës si Zekerija Idrizin, por edhe të kontribuosh në Lëvizjen Revolucionare gjithë shqiptare rreth Flamurit tonë kombëtar, rreth kryezotit tonë Gjergj Kastriotit SKENDERBEUT, rreth Shën Nenë Terezës, kundër asimilimit, tjetërsimit të shqiptarëve në emër të dogmave antishqiptare, qe kane  arritur  në 20 vjetet e fundit nga qarqet sllavo-araba-greko dhe turke përmes qëllimeve  me moton islamizimin e  trojeve  shqiptare  duke  mohuar çdo gjë shqiptare.

Zoti din SHQIP dhe ne do t’i lutemi vetëm SHQIP

Te gjithë folësit në kuadrin e Lëvizjes gjithë popullorë “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”  u zotuan se lutjet tona do t’i bëjmë vetëm shqip, pasi vete na e ka dhuruar këtë gjuhë te bukur shqipe, prandaj deklaruan se “Pasi Zoti ynë din SHQIP dhe ne do ti lutemi vetëm SHQIP” prandaj për këtë vend gjuhet dhe kulturat e huaja janë te vdekura, si ato sllave ashtu edhe ato arabe-turke, qe nuk e lidhin vendin tonë me asnjë element.

Roli i librit te Zekria Idrizit mbi pasqyrimin ne real te fesë islame në trojet shqiptare

Libri „Monolog mbi monopolin religjioz” i autorit Zekerija Idrizi është vepra e gjashtëmbëdhjetë që mbërthen koncepte të gjëra gjithëpërfshirëse mbi religjionin dhe besëtytnitë e mbarështuara si sprovë shkoqitjesh pikëpamjesh në sensin sqarues-ndriçues mbi dogmatizmin dhe pasojat e saj ne trevat tona.

Zekerija Idrizi është teolog dhe e filozof i një diapazoni të gjerë me zbërthimin e teorive fetare.

Duke qenë klerik i fesë islame, ai është dhe njohës i thellë i doktrinave i të gjitha feve.

Duke qenë se është i formuar kombëtaresh, Zekerija Idrizi ka hyrë në botën shpirtërore të ideologjisë shqiptare dhe punon me mish e shpirt dhe pareshtur në funksion të idesë së Neoshqiptarizmës, duke i shpallur luftë ideologjizimeve të kota që shpijnë në degjenerim e humnerën me ndikime konceptesh neo-otomaniste të erdoganizmit e davudoglluizmit, të mbështjellura me ambalazhime të dokrinave muslimaniste arabo-aziatike me bazë koranikë si tipologji arkaike të dogmatizmit stereotipik.

Qarqe ekstremiste islamike kanë vepruar dendur në vetëdijen dhe sjelljen e etnikumit tonë, ndaj duhet demoluar një orë e më parë këto ideologji më skajshmërisht të dëmshme që janë ngulitur kronologjikisht në vetëdijen e shqiptarëve ndër shekuj dhe, kjo bëhet duke u hedhur në luftë të pa kompromis me përhapësit e këtyre ideologjizimeve që veprojnë si gjarpërinj  nen  rrënjëzat  shkëmbore.

  • Teologu atdhedashës Zekerija Idrizi, ka hyrë në këtë betejë bashkë me bashkëvendësin e tij Tim Shkupin (Musa Lamallarin) dhe ca të tjerë p që mund të numërohen në gishtërinjtë si reformistë e neoprogresistë.

Vepra është amalgamë përsiatjesh e meditimesh që autori mëton t’i pasqyrojë si doktrinë neo-teologjike në shërbim të shqiptarizmi të mbrojtura në mbar vështrime konceptuale shpjeguese në kapituj të ndryshëm që zbërthejnë tipologjinë orientuese doktrinarash: Feja e shqiptarëve, është Shqiptaria, duke demoluar ideologjitë e errëta mesjetare nëpërmjet shpjegimeve të thelluara si njohës i mirëfilltë i teologjisë e filozofisë dhe teozofisë.

Teolog Zekerija Idrizi, iu ka hyrë shpjegimeve fetare myslimanë me rrënjë, për të nxjerrë në pah llumin e dogmatizmit të fesë islame  që ka ndikuar në jetën e përditshme dhe në bindjet e ngulitura hipnotizuese deri në palcën tonë kurrizore të shqiptarëve me orientim dogmatiko-konservativo-regresist.

Tashmë edhe një qytetar i thjesht i kupton, se  literatura e  shkrimtarit, teologut, filozofit dhe dijetarit zotit Zekria Idrizit është zëdhënës i së vërtetës së shtrembëruar të fesë islamike dhe  duke qenë një misionar i dritës së të vërtetës religjioze e pasues i denjë i rilindësve tanë të ndritur që kombin e vënin në plan të parë dhe i shërbenin me të tëra energjitë çështjes kombëtare në zgjimin e ndërgjegjes sonë.

Dalëngadalë kolosit e dijes dhe truri  i kombit do të rreshtohet në Lëvizjen e madhe   gjithëkombëtare që të luftojmë qarqet islamike politike me qellim qe kanë tjetërsimin tonë me mos ekzistence.

Prandaj propaganda e këtyre rrymave së të vdekurit e kësaj ane të Llapit dhe të Lëvizjes do të mbesin mbi dhe, po del  e kundërta. Kjo lëvizje me dhjetëra veta i ka varrosur tamam shqip  të pastër. Kufomat te mbështjellura me  flamurin kuq e zi ne vend të atij  arab  e turk qe po i zbatojnë këto rryma në krye me Naim Ternaven dhe Shefqet Krasniqin. I fundit qe u varros ishte i ndjeri mësuesi, patrioti dhe njeriu i vlerave kombëtare i madhi Fazli Maloku qe la amanet qe hoxhallarët mos te jen pjesëmarrës në varrimin e tij edhe ashtu u be hoxhallarët u bojkotuan.

Lëvizja gjithë shqiptare “Feja e shqiptarit është Shqiptaria“ u regjistruar si Lëvizjeje gjithë popullorë. Zyrën qendrore e kësaj lëvizje është në Hotelin Grand në Prishtine. Së shpejti  do të jete ne  bashkëpunim me të gjitha institucionet e shtetit duk e filluar me Qeverinë, Parlamentin dhe Universitetet etj. Programin dhe  platformën e kësaj lëvizje e elaboroj Dr. Nijazi Gashi, kryetar i Lëvizjes, qe mbajti edhe fjalën përshëndetëse. Te gjitha  institucionet do të përballen së shpejti me Lëvizjen, qe synim kanë kombin, atdheun, gjuhen dhe kulturën tonë shqiptare dhe do kërkohet qe te gjitha  institucionet të spastrohen nga këto elemente të huaja, qe vjedhurazi a me dhunë, janë futë në mesin e shumë organizmave tona shqiptare.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.