VUÇIQ, NUK RUHET AS SERBIA, DUKE SHKAKTUAR LUFTËN E TRETË BOTËRORE

0
445
Aleksander Vuçiq

Gani I. Mehmeti

Vuçiq: Lufta e III-të Botërore nuk është larg dhe se detyrë e tij është që ta shpëtojë Serbinë!

Me këtë fjali, nuk e ka mendjen vetëm tek shpëtimi i Serbisë, por edhe tek Kosova brenda saj. E di se ajo ka dalë tani nga Serbia, por mendon të shkaktojë luftë e ta fusë sërish brenda Serbisë, dhe ta ruajë Serbinë, me Kosovën brenda !

Kjo do të thotë se ai nuk e ka mendjen tek paqja, siç po pretendohet edhe nga BE e SHBA me bisedimet mes Serbisë e Kosovës. Ai fjalêt për dialog i ka vetëm sa për të shtyrë kohën, dhe ndoshta, deri sa të marrë urdhër nga Rusia për të shpallur luftë me Kosovën, pavarësisht pse brenda Kosovës është edhe NATO me trupat e KFOR-it.

Le të kuptojnë ndërmjetësuesit për dialog, se Vuçiqi nuk e ka ndërmend të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Përkundrazi, ajo është duke u përgatitur për luftë, prandaj edhe është i vetëdijshëm se, me këtë do të shkaktohet Lufta e Tretë Botërore, siç e tha se ajo është afër.

Thërras BE-në dhe SHBA që të mos kenë besim në të. Deri nesër, mund të jetë vonë. Duhet të jenë të gatshëm…
Dhe, në këtë rast, ai nuk është duke luajtur vetëm me Kosovën, por me BE, me SHBA dhe me NATO-n.

Ky është ai Vuçiqi «konstruktiv» në bisedime, sipas Lajçakut.
Vuçiqi po del tepër kontraverz me vetvetën, flet për paqen, mendon për luftën !
Ai po luan me të gjithë. Duke e trajtuar Kosovën pjesë të Serbisë, kur ajo tani është e pavarur.

Vuçiq, Serbi po e quan me Kosovën brenda saj! Po bëhet tepër i shurdhër në Kosovën Republikë dhe shtet të pavarur.
Ai edhe përmend Luftën e Tretë Botërore edhe mendon ta ruajë Serbinë !

Me gjasë, pse nuk u dënua nga ndërkombëtarët edhe pas shkaktimit të të gjitha luftërave në Jugosllavi, ajo edhe tani mendon se do të dalë fituese, por edhe nëse humb, nuk mendon se do të dënohet nga bashkësia ndërkombëtare, prandaj ndoshta deri nesër Vuçiqi nis Luftën e Tretë Botërore.

Kujdes, diçka po zien Vuçiqi…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.