BLACK BOX

0
207
Kolec Traboini

Konica i madh shkruante se Shqipëria u krijua për të plasur zemrat e shqiptarëve.

Nga Kolec P. Traboini

Më solli jeta në skaj të fundit
me të vetmen pasuri të patundshme
një shtëpizë për t’u zgjuar
a fjetur përgjithmonë të nesërmen.
I lodhur nga kjo jetë qeni
gjysma në liri e gjysma në robëri
brenda e jashtë Atdheut me trastë
ku i drejti është humbës i përjetshëm
ku varfëria e ndershme është turp
ku vendin e luleve e ka zënë kanabisi
e për një gërvishtje makine lë jetën.
Ku vajzës Aishe pasi e mbarsën
në misërishte i prenë kokën
(si e harruat kaq shpejt)
e havdallët me mjekrra shtohen
si cjepër orjenti a bythë deveje
sikur të gjitha rrugët na çojnë
në Jemen, Xhedah a Oman.
Më thoni nëse këto s’kanë ngjarë
më thoni se për këto nuk llomotisin lajmet,
ku na shfaqen ca ministresha të bukura
me llak në fytyrë e gjoks plastik.
Në vendin e lodhur prej skamjes
ku njeriu para se të thotë “Shëndet!”
të thotë “Plaç!” dhe është gadi të vrasë
ku shtrydhet talenti dhe shteti
nëse je poet të ka bezdi nëpër këmbë
ku shkruan vargje në gjuhën tënde
por çmimet i marrin të huajt.
Ku nuk ka asnjë motiv të jesh atdhetar
por, aq e pëlqyeshme është të thurësh
fjalë apo fjalime perverse mashtruese
të ndonjë partie politike – kurvë.
Ku nuk ta paguajnë as fjalën e as heshtjen
– akoma sepse vendet e zëdhënësve të shtypit
e çdo sekretari ministrash e deputetësh
i kanë zënë disa qënie të bukura
nën e përmbi shalë…

Nga libri me poezi:
FAJIN E KA HEKUBA
Pantheon Books Edition 2014.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.