Shkruan: Florim Zeqa, 25.08.2026
Familja, morali, sinqeriteti, janë keto tri nga shumë elemente që e bëjnë individin të jetë patriot (atdhetarë) i mirë. Përfshirja e këtyre elementeve dhe të tjerave si: humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria, burrëria, qëndresa, dashuria ndaj atdheut, e që të gjitha këto më një emër të përbashkët do ti quaj KODI PATRIOTIK i shqiptarëve.
Të bashkuar e kurrë të ndarë
Shqiptarët në përgjithësi, ata të Kosovës në veçanti gjatë historisë së pushtimeve të gjata, përgjatë rezistencës së gjatë paqesore dhe në luftës së lavdishme çlirimtare asnjëherë nuk kanë vepruar të ndarë në baza konfesionale, as si katolikë, as si myslimanë.
Angazhimin atdhetarë, luftën, sakrificën dhe fatin tonë kolektiv i kemi ndarë vetëm si shqiptarë.
Thënjën e rilindësit të shquar, të madhit Pashko Vasa, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, e kemi pasur si busull të orientimit tonë shpirtëror dhe të motivimit kombëtar, por edhe si frymëzim në jetën tonë të përditshme, të përbashkët dhe vëllezërore, ku gjithmonë “Bajram” dhe “Pashkë” i kemi festuar bashkë.
Çuditërsiht në këto vitet e pas pavarësisë e kemi humbur busullën orientuese si komb dhe si shoqëri njerëzore në përgjithësi, si pasojë e përhapjes së sindromës kancerogjene të përçaqarjeve ndërfetare!
Duket qartë se dikujt nuk po i mjaftojnë përçarjet politike dhe partiake, po e përdorin edhe anën shpirtërore të shqiptarëve për t’na nxjerrur komplet nga shtrati ynë kombëtar!
Për fatin e keq, në vend që të flaket kjo dukuri e shëmutar e ndarjes së shqiptarëve në konfesione fetare, ajo ka marrë përmasa shqetësuese!
Nxitja e urrejtjes ndërfetare në mesin e shqiptarëve nga grupe dhe individ të caktuar, e ka vënë në lajthitje edhe bashkësinë ndërkombëtare!
Jemi i njëjti popull, me të njëjtat besime fetare që e fituam besimin, mbështetjen dhe ndihmën e botës së civilizuar!
Përkatësia jonë fetare nuk e pengoi bashkësinë ndërkombëtare për t’i dalë në ndihmë qenjes sonë kombëtare
Asnjërën nga shtetet mike nuk e pengoj përkatësia jonë fetare për t’i dalë në ndihmë qenjes sonë kombëtare, për ta shpëtuar nga deportimi masiv dhe shfarosja kolektive 27 vite më parë!
Përderisa përkatësia jonë fetare nuk ishte pengesë për intervenimin më të madh ushtarak të aleancës më të fuqishme në botë-NATO-s, pse ne sot po bëhemi pengesë e ecjes sonë përpara?!
Pse po e pengojnë sot shqiptarin kultet fetare?!
Kultet fetare, të cilat deri dje i kishim sinonim të ushqimit shpirtëror dhe të unifikimit të shqiptarëve në festat fetare, të kthyera në festa shtetërore!
Në të kaluarën, besimet tradicionale shqiptare, më shumë se diversitet faetar paraqitnin unitet dhe solidaritet mes nesh në përballje me dhunën sistematike dhe represionin serbë në Kosovë!
Edhe në luftën e fundit çlirimtare, u rreshtuam si vëllëzër të një gjaku dhe një ashti deri në largimin e forcave serbe nga Kosova.
Nëse deri dje, dhe në kohët më të vështira ishim bashkë dhe të pandarë me njëri-tjetrin, pse të mos jemi bashkë edhe tani në konsolidimin dhe forcimin e shtetit të pavarur dhe sovran!
Në vend të urrejtjes t’i dhurojmë dashuri dhe respekt njëri-tjetrit!
Të krijohen më shumë lidhje të reja martesore mes shqiptarëve të besimeve të ndërsjella.
Të mos lejojmë që një fije hollë dhe transparente t’i ndajë 99 fije të forta që na bashkojnë ne shqiptarëve, pasardhës të ilirëve dhe dardanëve!
Pak rëndësi ka, a jemi myslimanë apo katolikë, rëndësi ka që jemi vëllezër shqiptarë të një gjaku, të një gjuhe, të një kombi të lashtë iliro-dardan, të një historie të përbashkët, të gëzimeve dhe vuajtjeve të njëjta, që shajmë dhe ofshajmë me të njëjtën gjuhë.
Dasmat dhe gëzimet i kemi të njëjta dhe të përbashkëta, hidhërimet dhe pikëllimet poashtu.
Pse të mos i kemi të përbashkëta edhe kultet fetare që i kemi trashëgim nga historia!?
Secili le të shkojë aty ku i pëlqen, secili të lutet në mënyrën e tij për shpirtin e vet!
Besimi tek feja dhe partia janë krejtësisht personale, gjitha të tjerat i kemi të përbashkëta pa asnjë dallim në moshë apo gjini!
Populli me pietet të lartë i nderon të gjithë veprimtarët e të gjitha periudhave historike, deshmorët dhe invalidët, i kujton dhe nuk i harron asnjëherë të vrarët e të zhdukurit gjatë luftës çlirimtare pa dallim të përkatësisë fetare, ku të gjthë së bashku janë bërë gurëthemel i fortë i shtetit të Kosovës.
Me besim në Zot dhe Atdhe t’i respektojmë bindjet personale të njëri-tjetrit.
Zoti i bekoftë besimet tona fetare!
Zoti i bekoftë shpirtat e lirë!
Zoti i bekoftë shqiptarët e bashkuar!
Florim Zeqa, analist i pavarur politik.











