Skender MULLIQI
Ende mund të shpresohet se mund të kemi një zgjim, të njerëzit qëllim mirë të BE-së dhe NATO-s, së më në fund do të kuptojnë së çka është duke ndodhur që shumë vite në Serbi dhe më Serbinë. Të kuptojnë homogjenizimin iracional dhe të pakontrolluar etno-kleriko-nacionalist, i cili, nese nuk stopohet, do të sjellë dhunë në rajonin ende të trazuar të Ballkanit. Beogradi zyrtar ende po përgatitë kurthe të reja ndaj Kosovës në bisedimet tashmë të pakuptimta përmës “Zajednicës” famoze për ndarje etnike. Këto kurthe të shovenizmit serbomadh mund të dërgojnë shtetet e Ballkanit në një luftë të re.
BE-ja e cila edhe po i drejton bisedimet maratonike Kosovë-Serbi, e dinë mirë së Vuqiqi nuk është i interesuar për demokraci dhe paqë në rajon. Të gjithë e dinë së në preambulën kushtetuese, ende Kosova figuron si pjesë përbërëse e Serbisë. Të gjithë e dimë së BE –ja, e futi Kosovën në bisedime pa i vënë asnjë kusht Serbisë, e cila kishte krye gjenocid mbi shqiptarët. Dhe, kjo bëri që Serbia gjatë gjithë kohës të dialogut të zhvillon bisedimet sikur Kosova të ishte Krahinë Serbe, e jo që Kosova që 25 vite, është shtet sovran dhe i pavaruar. Të mendojmë vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, kur fillojë lufta në ish-Jugosllavi, së çka bënë ushtria dhe paramilitarët serb, në krye më Millosheviqin mbi myslimanet në BH dhe mbi shqiptarët në Kosovë.
Vetë e filluan luftën për shkatërrimin më dhunë të federates jugosllave. Të kujtojmë së në Kosovë ndodhën vrasje të tmershme të forcave policore ushtarake serbe ndaj civilëve shqiptarë, madje duke vra familje të tëra.Serbia e Millosheviqit bëri masakra në qdo cep të Kosovës. Ne Drenicë vranë 56 anëtarë të familjës të heroit, Adem Jashari. Viktimat kishin 7 deri në 70 vjet, në mesin e tyre burra, gra dhe fëmijë. Në Suharekë u vranë 48 anëtarë të familjës Berisha.Vranë serboqetnikët fëmijë të posa lindur, dhe fëmijë të tjerë deri në moshën 9 vjeqare. Pas vrasjës macabre kufomat i kishin bartur dhe gjuajtur në Batajnicë.
Me të drejtë dyshohet së fashistët serb kufomat apo edhe të gjallët të bartur më frigoriferë në Serbi iu kishin marrë organët, e që këto veprime antinjërzore, iu faturuan pa asnjë bazë pjestarëve të UÇK-së përmës raportit tendencioz të proserebit zviceranit, Dick Marti. Shumë pak është ngritur zëri institucional deri me sot, e kan kaluar shumë vite pas lufte, që të hetohen serbët më kod gjenetik të prishur për veprimet më macabre ndaj shqiptarëve e veqmas për transplantim organësh. Ishe dashur kjo temë të ngritet në nivelin më të lartë të bisedimeve, nese do të kemi bisedime të hajrit më ata që bënë gjenocid në krye të pushtetit të sotëm të Serbisë.
Ishte turp nga TPI-ja në Hagë që nuk e dënojë Serbinë për urbicid dhe etnocid ndaj myslimaneve në BH dhe shqiptarëve të Kosovës,e që kishin fakte më bollëk. Ndodhën ngjarjet më tragjike të pas Luftës së Dytë Botërore në ish-Jugosllavi. Kjo tragjedi më vrasjën e afër 200 mijë vetave, u qitë në harresë pikerishtë nga ato shtete të cilat edhe na kishin ndihmuar të qlirohemi nga Serbia okupatore. Të përkdhelet kaq shumë një Vuqiq më damkë krimineli të luftës ne BH, dhe terroristi të rastit Banjska, kjo nuk është pritur nga BE-ja. E nese ndodhe te rehabilitohet shtetit serb, BE-së, por edhe Amerikës do ti kthehet shpejt si bumerang. Putini dhe Vuqiqi më luftën në Ukrainë dhe më tendencën e futjës së zjarrit të luftës në Ballkan, do të krijonin një rend të ri botëror, sipas kutit të tyre.